Autor: F Muca
Projektvendimi i ri i Këshillit të Ministrave për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme, i nxjerrë në konsultim, përcakton detyrime më të forta për bizneset dhe operatorët që i krijojnë, grumbullojnë, transportojnë apo trajtojnë ato. Çdo transfertë do të shoqërohet me dokument identifikimi unik dhe do të raportohet në Sistemin e Integruar Mjedisor (SIM), ndërsa transportuesit do të kenë një afat maksimal prej 72 orësh për dorëzimin e mbetjeve në destinacion. Masat e reja synojnë të garantojnë gjurmueshmërinë e mbetjeve nga momenti i krijimit deri në rikuperimin ose asgjësimin përfundimtar, duke forcuar kontrollin mbi mënyrën se si menaxhohen substancat që paraqesin…
Trashëgimia kulturore mund të marrë një rol më të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik, përtej funksionit të saj historik dhe identitar. Ky është një nga drejtimet kryesore të projektligjit të hedhur për konsultim publik, ku propozohen ndryshime në ligjin nr. 27/2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë, duke rishikuar mënyrën se si mbrohen, financohen, administrohen dhe përdoren ekonomikisht pasuritë kulturore. Projektligji nuk parashikon kalimin automatik të pronave private në pronësi të shtetit, por vendos detyrime për ruajtjen e tyre dhe rregulla më të forta për tregtimin dhe lëvizjen jashtë vendit të objekteve kulturore. Një nga çështjet që kërkon sqarim në projektligjin për…
Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) ka shprehur shqetësime për Paketën Fiskale 2027, duke paralajmëruar se rritja e taksave mbi biznesin dhe konsumin mund të ndikojë negativisht në investimet e huaja, konkurrueshmërinë e ekonomisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës. DIHA kërkon rishikimin e disa masave, konsultim të plotë me biznesin dhe periudha tranzitore për zbatimin e ndryshimeve fiskale. Në një deklaratë publike të datës 5 nëntor 2026, DIHA, e cila përfaqëson interesat e investitorëve gjermanë dhe kompanive anëtare në Shqipëri, thekson se qëndrueshmëria dhe parashikueshmëria e politikave tatimore janë ndër faktorët kryesorë që ndikojnë…
Wizz Air, kompania ajrore lider në Shqipëri, njofton sot vendosjen e përhershme të avionit të saj të 15-të në bazën e Tiranës, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në investimin afatgjatë të kompanisë në vend. Avioni i ri, i modelit Airbus A321neo, do t’i mundësojë kompanisë të zgjerojë më tej rrjetin e saj të fluturimeve, duke ofruar më shumë fleksibilitet dhe alternativa udhëtimi. Me zgjerimin e operacioneve, Wizz Air synon të ofrojë një kapacitet prej 9 milionë ndenjësesh në Shqipëri gjatë vitit 2027, duke shënuar një rritje të kapacitetit prej 11% krahasuar me vitin 2026. Në kuadër të zgjerimit…
Një e enjte e zezë kjo që lamë pas për Wall Street-in, ku tregjet amerikane pësuan rënie të forta, duke humbur plot 3.2 trilionë dollarë në vlerë. Tërheqja masive e investitorëve nga aksionet, veçanërisht ato të sektorit të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale, tronditi bursën e Nju Jorkut. Rënia fshiu fitimet e konsiderueshme të regjistruara pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, ndërsa shqetësimet për ngadalësimin e zgjerimit të qendrave të të dhënave shtuan pasigurinë në tregje. Indeksi Industrial Dow Jones ra me 3.44%, duke u ndalur në 51,521.28 pikë. Edhe S&P 500 regjistroi një humbje të fortë prej 4.3%, duke zbritur…
Rritja e çmimeve të ushqimeve në Evropë ka qenë e moderuar këtë vit, por produktet e freskëta po shtrenjtohen, me çmime që në Francë janë rritur me 8%, ndërsa ndërprerjet e furnizimit kanë lënë raftet bosh në jug të Italisë. Kushdo që ka hyrë në një supermarket në Napoli apo në ndonjë qytet tjetër të Italisë së Jugut në fund të tetorit, mund të ketë gjetur sektorin e frutave pothuajse bosh. Për rreth dy javë, shoferët e kamionëve, të zemëruar për shkak të kostos së naftës, bllokuan rrugët dhe portet në të gjithë Italinë e Jugut. Depot ndaluan ngarkimin e…
Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për biznesin dhe shoqëritë tregtare me standardet e Bashkimit Europian. Në raportin e vitit 2026, Shqipëria klasifikohet me nivel të mirë përgatitjeje në Kapitullin 6, ndërsa gjatë periudhës së raportimit është shënuar progres i mirë, veçanërisht në miratimin e ligjeve që rregullojnë veprimtarinë e shoqërive tregtare, regjistrimin e biznesit, transparencën financiare dhe auditimin. Vlerësimi i Komisionit Europian përbën një zhvillim pozitiv për kuadrin ligjor të sipërmarrjes në Shqipëri, ndërsa ndryshimet e miratuara prekin drejtpërdrejt edhe fushën e veprimtarisë së Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), si institucioni përgjegjës për…
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, paraqiti më 5 nëntor 2026 kërkesat buxhetore të institucionit për vitin 2027 në dy seanca dëgjimore në Kuvend, në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik dhe në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale. Në prezantimin e kërkesave buxhetore, Komisioneri vuri theksin te financimi i investimeve prioritare dhe te shtimi i numrit të punonjësve, për të përmbushur detyrat e zgjeruara të institucionit, përfshirë mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit për lobimin. Projektbuxheti për vitin 2027 parashikon 236 723 000 lekë…
Kompanitë që e shpërndajnë dividendin brenda 31 Dhjetorit 2026 do të përfitojnë tatimin e tij në masën 8%, ndërsa çdo vendim i marrë nga 1 janari 2027 dhe në vijim, do të tatohet me 15 për qind, qoftë ai dividend i trashëguar. Ministri i Financave, Petrit Malaj ka qartësuar se si do të aplikohet ndryshimi tatimor mbi dividendin. “Parashikimet për dividendin janë bërë në përputhje me vlerësimet tona duke marrë parasysh ecurinë e viteve të tjera. Çdo vendim që merret deri më 31 dhjetor 2026 do tatohet me 8 për qind, çdo vendim dividendit që merret nga 1 janari 2027…
Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë vlerëson avancimet ligjore dhe rregullatore të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë. Në vitin 2024, Komisioni Evropian kërkonte forcimin e garancive për pavarësinë e Bankës së Shqipërisë. Në vitin 2025, ndër rekomandimet kryesore renditej përafrimi i plotë i ligjit për Bankën e Shqipërisë me standartet e BE-së. Në raportin e fundit theksohet se “Legjislacioni është i përafruar me acquis-in e BE-së për pavarësinë e bankës qendrore dhe ndalimin e financimit monetar të sektorit publik.” Ky formulim shënon kalimin nga përafrimi i pjesshëm në përafrim të plotë në dy fusha themelore. Raporti evidenton se ligji i…