Autor: F Muca

Pasagjerët që udhëtojnë me kompaninë ajrore Ryanair duhet të tregojnë kujdes me orarin e kryerjes së check-in, pasi nga data 10 nëntor 2026 do të zbatohet një afat i ri për mbylljen e kësaj procedure. Check-in për të gjitha fluturimet e kompanisë do të mbyllet 60 minuta përpara orarit të planifikuar të nisjes. Njoftimi është i rëndësishëm për të gjithë udhëtarët që përdorin shërbimet e Ryanair, përfshirë ata që nisen nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës. Sipas njoftimit, duke filluar nga 10 nëntori, pasagjerët duhet të sigurohen që procedura e check-in të jetë përfunduar brenda afatit të përcaktuar, në mënyrë që…

Lexo më shumë

Nga arratisjet në male dhe turet e verërave, te pushimet e mirëqenies dhe vizitat në qytete, vendi shpreson të tërheqë turistë edhe përtej sezonit tradicional të verës, thotë ministrja greke e Turizmit për Euronews Travel. Greqia mund të njihet kryesisht si një destinacion veror, me pafund ishuj për t’u eksploruar gjatë muajve të ngrohtë, por ministrja greke e Turizmit synon ta ndryshojë këtë perceptim. Në një intervistë për Euronews Travel, gjatë Panairit Botëror të Turizmit (World Travel Market) në Londër, Olga Kefalogianni thotë se vendi tashmë po përqendrohet te turizmi gjatë gjithë vitit. Ajo shpreson se kjo do të “sjellë…

Lexo më shumë

Ishte mesi i shkurtit 2025, viti i parë i mandatit të dytë të Donald Trumpit, kur këshilltarët ekonomikë të Shtëpisë së Bardhë e vizituan presidentin për t’i përcjellë lajme të shkëlqyera: të ardhurat e familjeve amerikane po rriteshin, fondet e pensioneve po mbusheshin me para dhe Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) po rritej përtej parashikimeve. Ndërkohë, demokratët ishin në rrëmujë të plotë dhe nuk dinin nga t’ia mbanin. “Shumë gjëra të mira”, kishte komentuar presidenti, duke shijuar paraprakisht idenë e vendit që fati po i përgatiste në histori. Ndoshta pikërisht për këtë arsye, disa javë më vonë, ai kishte urdhëruar…

Lexo më shumë

Shqipëria vijon të tërheqë vëmendjen e vizitorëve të huaj, falë pasurive të saj natyrore, bregdetit, trashëgimisë kulturore dhe ofertës turistike gjithnjë e më të larmishme. Krahas potencialit të saj si destinacion turistik, Shqipëria ofron gjithashtu lehtësi për qëndrimin e shtetasve amerikanë. Sipas medias amerikane “Travel+Leisure”, që rendit vendet ku qytetarët amerikanë mund të qëndrojnë për gjashtë muaj ose më gjatë, Shqipëria u mundëson atyre të qëndrojnë deri në një vit pa pasur nevojë për vizë. Kjo e bën vendin një mundësi për vizita dhe qëndrime afatgjata, duke u dhënë vizitorëve amerikanë më shumë kohë për të njohur destinacionet dhe ofertën…

Lexo më shumë

Shkolla e Labinot Katundit, në njësinë administrative Labinot Mal të Elbasanit, do të ketë për herë të parë një laborator të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), duke krijuar më shumë mundësi praktike për nxënësit në njohjen dhe përdorimin e teknologjisë. Nisma vjen si përgjigje ndaj një prej kërkesave të ngritura nga prindërit gjatë takimeve të deputetes Sara Mila, në kuadër të programit “Prania Besnike”, e cila menjëherë kërkoi mbështetje nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.  “Një nga kërkesat që është bërë më shumë dhe në takimet që bëjmë me Praninë Besnike ka qenë më…

Lexo më shumë

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, zhvilloi një vizitë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA), ku u njoh nga afër me zhvillimin e aktivitetit për zgjerimin e bazës operacionale të Wizz Air në Shqipëri, e cila do të shtojë avionin e saj të 15-të. Gjatë vizitës, Ministri Karakaçi vlerësoi rritjen e ndjeshme të trafikut ajror në vend dhe ndikimin e politikave mbështetëse në zhvillimin e sektorit të aviacionit, duke theksuar se ulja e tarifës për pasagjerët nga 10 euro në 1 euro ka kontribuar në forcimin e konkurrueshmërisë së Shqipërisë si destinacion dhe nyje e rëndësishme e transportit ajror…

Lexo më shumë

Nga Nick St Oegger/fotografitë mbajnë autorësinë e tij Rrezet e diellit depërtojnë përmes një dritareje të vogël prej guri, ndërsa dërrasat e dyshemesë kërcasin teksa ngrohen. Nga larg dëgjohet tingulli i zileve të deleve, teksa një tufë kalon pranë. Aroma e bukës që po piqet përzihet me tymin e zjarrit të mbrëmjes së kaluar. Zgjohem me ndjesinë se jam transportuar në një kohë tjetër, por në të vërtetë ndodhem në Shqipërinë e ditëve të sotme. Po qëndroj në një kullë, një prej shtëpive tradicionale të banimit prej guri që gjenden në të gjithë veriun e Shqipërisë, Malin e Zi dhe…

Lexo më shumë

Vendet e Bashkimit Europian (BE) humbasin rreth 59.3 miliardë euro në vit të ardhura tatimore, për shkak se kompanitë shumëkombëshe zhvendosin fitimet nga një vend në tjetrin, sipas Rrjetit për Drejtësinë Tatimore. Organizata vlerëson se rreth 8 miliardë euro nga këto humbje lidhen me Mbretërinë e Bashkuar, territoret e saj përtej detit dhe varësitë e Kurorës Britanike. Kjo shumë përbën 13.6% të humbjeve totale të Bashkimit Europian. Mbretëria e Bashkuar dhe këto juridiksione përbëjnë gjithashtu më shumë se 30% të rrezikut global të abuzimit me taksat e korporatave, sipas Indeksit të Parajsave Fiskale për Korporatat (Corporate Tax Haven Index) të…

Lexo më shumë

Qeveria synon të ndryshojë mënyrën se si kryhen kontrollet e inspektorateve në biznese, duke i dhënë fund kontrolleve të befasishme dhe duke e zhvendosur fokusin nga gjobat te parandalimi i shkeljeve dhe këshillimi i sipërmarrjeve. Nisma u bë e ditur gjatë Konferencës mbi Investimet dhe Përmbushjen e Kërkesave Ligjore, të organizuar nga Inspektorati i Përgjithshëm, ku kryeministri Edi Rama kërkoi që inspektorët të mos shkojnë në biznese me qëllimin për t’i kapur në gabim dhe për t’i gjobitur. “Duhet të marrin fund kontrollet e befasishme sikur po shkohet në një shpellë për të kapur një grup kriminal”, tha Rama, ndërsa…

Lexo më shumë

Ministria e Financave ka miratuar ndryshime në udhëzimin për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, duke përfshirë dy kategori të reja të ndihmësve personalë të personave të verbër dhe personave me aftësi të kufizuara. Ndryshimet janë përcaktuar në udhëzimin nr. 21, datë 3 nëntor 2026, të firmosur nga ministri i Financave, Petrit Malaj, dhe të botuar sot në Fletoren Zyrtare. Akti ndryshon udhëzimin nr. 23, datë 9 dhjetor 2014, “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”, duke shtuar dy kategori të reja në pikën 10.8, të kreut 10, “Të tjera”. Konkretisht, pas…

Lexo më shumë