Autor: F Muca
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) mirëpret përfshirjen e Maratonës së Tiranës në rrjetin ndërkombëtar të aktiviteteve sportive të mbështetura nga Wizz Air, partneri i tij afatgjatë në zhvillimin e lidhjeve ajrore të Shqipërisë. Për herë të parë, Wizz Air mbështeti si sponsor edicionin e dhjetë të Maratonës së Tiranës, të zhvilluar më 15 nëntor 2026, duke e përfshirë kryeqytetin shqiptar mes dhjetë aktiviteteve të vrapimit që kompania mbështet në Evropë. Për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, kjo iniciativë përfaqëson një tjetër dimension të bashkëpunimit me Wizz Air, i cili shkon përtej zhvillimit të transportit ajror dhe zgjerimit të rrjetit të destinacioneve.…
Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja të tregtimit të karburanteve në vend, të cilat do të hyjnë në fuqi sot, më 17 nëntor 2026, duke filluar nga ora 17:30. Sipas vendimit të fundit, çmimi maksimal i shitjes me pakicë të naftës (gazoilit) është përcaktuar në 207 lekë për litër, ndërsa benzina do të tregtohet me një çmim jo më të lartë se 164 lekë për litër. Ndërkohë, çmimi i gazit për automjetet është vendosur në 70 lekë për litër. Për tregtimin me shumicë, Bordi ka përcaktuar çmimin maksimal prej 195 lekësh për litër për naftën, 152 lekësh për…
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot modelin e ri të Prokurimeve të Përqendruara, duke paralajmëruar një reformim të thellë të sistemit të prokurimit publik, ku rol kryesor do të ketë inteligjenca artificiale përmes ministres Diella. Sipas Ramës, modeli i ri synon të rrisë transparencën, të garantojë më shumë siguri, të ulë kostot për bizneset dhe të eliminojë burokracitë, që shoqërojnë aktualisht procedurat e tenderimit. Gjatë prezantimit, kreu i qeverisë tha se Shqipëria synon që ky model të përmbushë standardet e Bashkimit Europian, por njëkohësisht të shërbejë si shembull edhe për vendet e rajonit. Ai theksoi se përfshirja e inteligjencës artificiale do…
Operatori i Blerjeve të Përqendruara planifikon të prokurojë gjatë vitit 2027 gjithsej 179 investime, me një vlerë rreth 63 miliardë lekë. Shifrën e bëri të ditur ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë aktivitetit “Prokurojmë për Shqipërinë Europiane!”, ku prezantoi ndikimin e reformës së prokurimeve të përqendruara te bizneset dhe ekonomia. Sipas ministres, përmasa e investimeve të planifikuara tregon se përmirësimet në planifikim, në kohën e realizimit dhe në kosto mund të sjellin përfitime të konsiderueshme për buxhetin e shtetit. Reforma synon që prokurimi të vlerësohet për cilësinë e mallrave dhe shërbimeve, respektimin e afateve dhe ndikimin ekonomik të…
Prokurimi publik duhet të vlerësohet përmes rezultateve që sjell për qytetarët dhe mënyrës si përdoren paratë publike, duke shkuar përtej zhvillimit të tenderit dhe nënshkrimit të kontratës. Ky ishte mesazhi kryesor i kreut të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, Jonaid Myzyri, në aktivitetin për reformimin e prokurimeve të përqendruara. Sipas Myzyrit, respektimi i ligjit dhe i afateve mbetet themelor, por suksesi i një prokurimi duhet të matet edhe me cilësinë e planifikimit, shërbimin e përfituar dhe vlerën që investimi krijon për shoqërinë. Reforma synon që shteti të veprojë si një blerës strategjik, duke bashkuar nevojat e institucioneve dhe duke përdorur…
Tregu shqiptar i fondeve të investimit pritet t’i nënshtrohet një reforme të rëndësishme ligjore, e cila do të krijojë një regjim të posaçëm për fondet e investimeve alternative, duke u dhënë mundësinë të financojnë edhe biznese përmes huadhënies, por me kufizime të përcaktuara për rrezikun, përqendrimin e kredive dhe përdorimin e levës financiare. Projektligji “Për administruesit e fondeve të investimeve alternative dhe fondet e investimeve alternative”, i publikuar për konsultim publik, parashikon që administruesit e këtyre fondeve të mund të ushtrojnë veprimtari huadhënieje, pas licencimit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) dhe marrjes së opinionit paraprak të Bankës së Shqipërisë.…
Kuadri ligjor i sigurimit të detyrueshëm të automjeteve do të ndryshojë sërish, duke parashikuar rritje të konsiderueshme të kufijve të përgjegjësisë për aksidentet rrugore, procedura më të shpejta për dëmshpërblimet, mbulim shtesë për 15 ditë pas përfundimit të kontratës dhe rregulla të reja për përcaktimin e çmimeve të policave të sigurimit. Megjithatë, një pjesë e ndryshimeve më të rëndësishme, përfshirë limitet e reja në euro, do të zbatohen vetëm pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Projektligji i ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, i hartuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) dhe i publikuar për konsultim…
Tregu i sigurimeve pritet të funksionojë me rregulla të reja për kapitalin, administrimin e rreziqeve, licencimin dhe marrëdhëniet me klientët. Projektligji “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”, i publikuar në kondultim publik, parashikon një riorganizim të gjerë të kuadrit rregullator, duke vendosur kërkesa më të detajuara për kompanitë e sigurimit dhe subjektet që shpërndajnë produktet e tyre. Ndryshimet prekin të gjithë zinxhirin e aktivitetit, nga licencimi dhe administrimi i shoqërive, te shitja e policave, transparenca e komisioneve dhe mbikëqyrja financiare. Kërkesa më të forta për kapitalin dhe aftësinë paguese Kompanitë e sigurimit do t’i nënshtrohen një sistemi më të detajuar…
Në shtator të vitit 1992, Italia ishte shembulli paralajmërues i financave europiane. Lira italiane u detyrua të dilte nga Mekanizmi Europian i Kursit të Këmbimit, monedha pësoi një rënie të fortë dhe Roma u përball me detyrën për të bindur investitorët se ishte ende në gjendje të shlyente detyrimet e saj. Ajo që pasoi ishte më shumë se tre dekada kursimi buxhetor, një politikë për të cilën italianët vazhdojnë të debatojnë edhe sot. Vit pas viti, shteti mblodhi më shumë të ardhura sesa shpenzoi, pa llogaritur interesat e borxhit. Ekonomistët e quajnë këtë suficit primar. Sipas të dhënave të Fondit…
Agjencia e Prokurimit Publik ka konstatuar shkelje në një procedurë ankandi publik të zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN), që lidhen me mungesën e informacionit të detyrueshëm në dokumentacionin e ankandit dhe mënyrën e vlerësimit të dokumenteve të operatorëve ekonomikë pjesëmarrës. Gjetjet janë evidentuar pas një hetimi administrativ të iniciuar nga vetë APP. Sipas dokumentit zyrtar, të cilin e disponon ekofin.al, objekt i verifikimit ka qenë një procedurë ankandi publik të hapur, për të cilën janë identifikuar dy shkelje kryesore të kuadrit ligjor dhe rregullator. Mungesë informacioni për specifikimet teknike dhe zbatimin e kontratës Shkelja e parë lidhet…