Autor: F Muca
Shqipëria numëron tashmë mbi 300 startup-e që kanë zhvilluar produkte dhe synojnë zgjerimin e aktivitetit në tregjet ndërkombëtare, ndërsa financimi publik për mbështetjen e sipërmarrjeve inovative arriti vitin e kaluar në 600 milionë lekë. Për vitin 2027, qeveria synon krijimin e Fondit Shqiptar të Inovacionit, një instrument i ri financiar që pritet të zgjerojë mundësitë e mbështetjes për bizneset inovative. Këto zhvillime u prezantuan nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë hapjes së Javës Globale të Sipërmarrjes 2026 në Tiranë, e cila nisi me Konferencën Rajonale “Inovacioni në Ballkanin Perëndimor”. Sipas ministres, ekosistemi shqiptar i startup-eve ka shënuar…
Për dekada më radhë, Rruga e Kombit ka funksionuar si një korridor me një sens për biznesin. Mallrat dhe kapitali udhëtonin nga portet e Shqipërisë drejt tregut të Kosovës. Sot, ky ekuilibër po përmbyset në kahun e kundërt, të paktën tek kapitali. Gjatë tre viteve të fundit, paratë e sipërmarrësve nga Kosova kanë vërshuar drejt Shqipërisë me një ritëm që po rishkruan hartën e biznesit mes dy vendeve. Shifrat zyrtare flasin qartë. Sipas Bankës së Shqipërisë, stoku i investimeve direkte nga Kosova arriti në 667.25 milionë euro në fund të qershorit 2026 — mbi dyfishi i nivelit të fillimit të…
Revista britanike parashikon një vit të trazuar për politikën dhe ekonominë globale, me rreziqe nga inteligjenca artificiale, tensionet gjeopolitike dhe ndryshimet klimatike Viti 2027 mund të sjellë një riorganizim të ekuilibrave politikë dhe ekonomikë globalë, ndërsa bota përballet me pasojat e konfliktit me Iranin, pasiguritë mbi të ardhmen politike të Donald Trump dhe përshpejtimin e zhvillimeve teknologjike. Në publikimin e përvitshëm The World Ahead 2027, kryeredaktori Tom Standage identifikon dhjetë prirjet që, sipas revistës britanike The Economist, pritet të përcaktojnë zhvillimet ndërkombëtare gjatë vitit të ardhshëm. 1.Fillimi i epokës pas Trump Pas zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara, pritet…
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) planifikon të krijojë deri në 300 vende të reja pune gjatë vitit 2027, në kuadër të strategjisë së zgjerimit të kapaciteteve dhe investimeve për të përballuar rritjen e vazhdueshme të numrit të pasagjerëve dhe fluturimeve. Planet për zgjerimin e punësimit janë konfirmuar për ekofin.al nga drejtues të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, ndërsa kompania ka hapur aktualisht një numër të konsiderueshëm pozicionesh pune në departamente të ndryshme, duke ofruar mundësi punësimi si për profesionistë me përvojë, ashtu edhe për kandidatë që synojnë të nisin karrierën në industrinë e aviacionit. Sipas platformës zyrtare të rekrutimit të TIA-s,…
Eksportet shqiptare kanë vijuar të shënojnë rritje edhe gjatë muajit tetor 2026, por me një ritëm dukshëm më të ngadaltë krahasuar me muajt e mëparshëm. Ndërkohë, importet janë rritur me ritme shumë më të larta, duke sjellë një zgjerim të ndjeshëm të deficitit tregtar të vendit. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), eksportet e mallrave arritën në 31.6 miliardë lekë gjatë tetorit 2026, duke regjistruar një rritje prej 1.5% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Në raport me shtatorin 2026, eksportet u rritën me 1.2%. Megjithëse treguesi mbetet në territor pozitiv, ritmi i…
Aksionet e Deutsche Bank ranë me 5.2% në orët e para të tregtimit të së martës, pasi banka reagoi ndaj një serie raportimesh mediatike të bazuara në dokumente të rrjedhura, duke deklaruar se ngjarjet e përmendura datojnë shumë vite më parë dhe se kontrollet e saj janë përmirësuar. Raportimet, të publikuara nga një konsorcium gazetarësh ndërkombëtarë në media si revista gjermane Der Spiegel, gazeta britanike Financial Times dhe gazeta amerikane The New York Times, pretendojnë se hedhin dritë mbi marrëdhëniet e bankës me klientë të ndryshëm, mes tyre oligarkë rusë, presidenti amerikan Donald Trump dhe financieri i ndjerë Jeffrey Epstein.…
Turizmi është një sektor ku ndikimi ekonomik i investimeve private shtrihet përtej kapaciteteve akomoduese. Zhvillimi i resorteve dhe destinacioneve turistike krijon hapësirë për aktivitet në sektorët e shërbimeve, të gastronomisë dhe të argëtimit, ndërsa shoqërohet me krijimin e vendeve të punës dhe me detyrime fiskale ndaj institucioneve publike. Në këtë kontekst, rëndësi merr jo vetëm vlera e investimit, por edhe aktiviteti që zhvillohet përreth tij: shërbimet që ofrohen, njerëzit që punësohen dhe infrastruktura që ndërtohet për të mbështetur funksionimin e një destinacioni turistik. Një shembull është Green Coast, projekti turistik dhe rezidencial i BALFIN Group në Rivierën Shqiptare. Projekti përfshin…
Bashkimi Evropian miratoi planin e bankës italiane UniCredit për të marrë nën kontroll bankën gjermane Commerzbank, në një kohë kur Evropa po përpiqet të fuqizojë sektorin e saj bankar. Me blerjen e Commerzbank, UniCredit synon të konsolidojë pozicionin e saj si një nga gjigantët bankarë të Evropës, një objektiv që ndahet edhe nga Bashkimi Evropian. BE-ja beson se integrimi më i madh i sektorit bankar të vendeve anëtare do ta ndihmojë atë të përballojë konkurrencën me bankat amerikane dhe të rrisë konkurrueshmërinë e ekonomisë evropiane. “Evropës i nevojiten banka më të fuqishme, të cilat mund të konkurrojnë, të rriten dhe…
Kompanitë që prodhojnë, importojnë apo tregtojnë produkte me elementë digjitalë në Shqipëri do t’u nënshtrohen kërkesave të reja për sigurinë kibernetike, ndërsa shkelja e detyrimeve mund të ndëshkohet me gjoba deri në 15 milionë lekë ose 2.5% të xhiros vjetore. Këto janë disa nga parashikimet e projektligjit “Për kërkesat e sigurisë kibernetike për produktet me elementë digjitalë dhe qëndrueshmërinë kibernetike”, i publikuar për konsultim publik. Nisma synon të vendosë për herë të parë një kuadër të unifikuar ligjor për sigurinë kibernetike të produkteve digjitale që vendosen në tregun shqiptar, duke përcaktuar detyrime konkrete për prodhuesit, importuesit, shpërndarësit dhe operatorët e…
Studentët e shkëlqyer, fituesit e olimpiadave ndërkombëtare dhe të rinjtë që ndjekin programe studimi prioritare mund të aplikojnë duke nisur nga sot për të përfituar mbështetje financiare nga buxheti i shtetit. Aplikimet do të qëndrojnë të hapura deri më 16 janar 2027 dhe do të realizohen online përmes portalit e-Albania. Skema e mbështetjes financiare synon të nxisë rezultatet e larta akademike, të vlerësojë arritjet e nxënësve shqiptarë në olimpiadat ndërkombëtare dhe të orientojë të rinjtë drejt programeve të studimit që konsiderohen prioritare për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. Sipas kritereve të përcaktuara, të drejtën për të aplikuar e kanë…