Autor: F Muca

Eksportet kanë shënuar një rritje të ndjeshme gjatë muajit shtator 2026, duke ndërprerë ecurinë e dobët të regjistruar në disa periudha të mëparshme. Megjithatë, pas shifrave pozitive të tregtisë së jashtme fshihen zhvillime të ndryshme mes sektorëve, ku mineralet dhe energjia kanë qenë motori kryesor i rritjes, ndërsa industria e tekstileve dhe këpucëve vijon të japë kontribut negativ. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), eksportet e mallrave arritën në 31.2 miliardë lekë gjatë shtatorit, me një rritje prej 14.8% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2025. Në raport me gushtin e këtij viti, eksportet u…

Lexo më shumë

Pas akteve të rënda të dhunës në disa qytete të mëdha franceze të shtunën, më 17 tetor, ministri i Brendshëm, Lorent Nunez, i paraqiti dorëheqjen presidentit Emanuel Macron, i cili refuzoi ta pranonte atë. Në një deklaratë të hënën në mëngjes, Pallati Elize bëri të ditur se Macron i kishte kërkuar Nunezit të zbatonte “sa më shpejt të jetë e mundur metoda të reja veprimi në terren (…) kundër protestuesve të dhunshëm”. Presidenca franceze deklaroi se dorëheqja ishte refuzuar “duke pasur parasysh nevojën për të garantuar drejtimin e vazhdueshëm të forcave të sigurisë në kontekstin aktual”. Macron pranoi gjithashtu se…

Lexo më shumë

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi mëngjesin e kësaj të hëne se familjet e të miturve që marrin pjesë në aktet e dhunës gjatë protestave do të mbajnë përgjegjësi financiare për dëmet e shkaktuara, nëse nuk marrin përgjegjësinë për fëmijët e tyre. Kreu i qeverisë tha se edhe studentët që lënë shkollën për të sulmuar efektivët e Policisë do të përballen me pasoja administrative, duke paralajmëruar se nuk do të përfitojnë më arsim falas, bursa apo mbështetje financiare nga shteti. “Kush i është vënë në dispozicion këtij plani ogurzi, do të paguajë. U them të gjitha familjeve të atyre të miturve: Do…

Lexo më shumë

Në takimin me forcat policore, në mëngjesin e kësaj të hëne kryeministri Edi Rama tha se as kostoja e jetesës nuk ulet dhe as problemi i strehimit nuk zgjidhet duke djegur bizneset dhe institucionet. Rama falenderoi policët që janë në front dhe bëri të ditur se për secilin prej tyre do të jepen 2500 euro. Po ashtu kryeministri premtoi rritje të konsiderueshme pagash që nga 1 janari 2027. Kryeministri Rama tha se të gjithë ata që janë vënë përballë policisë do të duhet të paguajë, përfshirë edhe prindërit që nuk kontrollojnë fëmijët e tyre. “Nuk është diçka që po e…

Lexo më shumë