Autor: F Muca
Qeveria pritet të prezantojë shumë shpejt një paketë masash për të frenuar protestat e dhunshme dhe për të ndëshkuar personat që sulmojnë policinë apo shkatërrojnë pronën publike dhe private. Personat e përfshirë në akte dhune do të regjistrohen në një regjistër të posaçëm. Qeveria po punon edhe për një listë të zezë në sistemin TIMS, për tu ndaluar protestuesve të dhunshëm hyrjen në vendet e Bashkimit Europian. Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me përfaqësues të bankave tha se ka nisur bashkëpunimi me vendet e BE. Parashikohen gjithashtu kufizime të aksesit në hotele, trena dhe mjete të tjera transporti. Prindërit…
Sistemi bankar mbetet i qëndrueshëm, pavarësisht dëmeve materiale të shkaktuara nga protestat e ditëve të fundit. Bankat tregtare po rikthejnë gradualisht aktivitetin normal në degët e tyre, duke garantuar vijimësinë e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset, ndërsa siguria e depozitave dhe funksionimi i sistemit financiar nuk janë cenuar nga dëmtimet fizike të infrastrukturës bankare. Këto garanci u përcollën nga Kryetari i Bordit Mbikëqyrës të Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB), Bledar Shella, gjatë takimit të zhvilluar këtë të mërkurë në ambientet e Bankës së Shqipërisë, me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama, Guvernatorit Sejko dhe drejtuesve të bankave tregtare. Sipas Shellës, aktualisht…
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të institucioneve financiare në vend. Gjatë fjalës së tij, kryeministri dha lajmin se qeveria po punon për avancimit e ligjit mbi mbështetjen sociale, duke përfshirë dhe adresimin e problemeve të studentëve. Sipas kryeminsitrit, qeveria do mbulojë 50% të vlerës së qirasë së studentëve, e po ashtu do vijojë me ofrimin e kredive për banesa. Rama shtoi po ashtu se do të ketë mbështetje dhe mundësi për të gjithë ata të rinj, që duan të punojnë dhe të investojnë dijet e tyre në shërbim të vendit. “Jam këtu për të shprehur…
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një takim me drejtuesit e sistemit bankar, është shprehur se pavarësisht tensionit dhe presionit të ditëve të fundit, depozitat e qytetarëve janë të sigurta. “Sistemi bankar është një shtyllë kurrizore e ekonomisë Shqiptare, që duhet të vazhdojnë aktivitetin normalisht, pa u cenuar. Pavarësisht tensionit dhe presionit, depozitat e qytetarëve janë të sigurta. Sistemi bankar është në funksion të biznesit dhe qytetarëve. Cenimi i tyre krijon problematika që kanë të bëjnë me veprimtarinë e të gjithëve që jetojnë në Republikën e Shqipërisë. Unë ju falënderoj, garantoj kryeministrin, qytetarët, e bizneset, Banka e Shqipërisë…
Holanda ofron sistemin më të mirë të pensioneve në botë, sipas Indeksit Global të Pensioneve të Marsh dhe Institutit CFA (MCGPI). Vendi që kryeson renditjen mori 85,8 pikë nga 100 të mundshme, i ndjekur nga Danimarka me 84,1 pikë dhe Islanda me 84,0 pikë. Këto janë të vetmet sisteme evropiane që morën vlerësimin më të lartë. Kategorinë e sistemeve më të mira të pensioneve në botë e plotësojnë Singapori, Izraeli dhe Australia. Indeksi krahasoi 55 sisteme të të ardhurave nga pensionet, të cilat mbulojnë 66% të popullsisë globale. Sistemet u vlerësuan sipas tre nënindekseve kryesore, që matin përshtatshmërinë e të…
Pas protestave të dhunshme, gjatë të cilave u sulmuan dhe u dëmtuan 38 degë bankare dhe 42 bankomate, sektori bankar po jep sinjalet e para të rikthimit gradual në normalitet. Këtë të mërkurë, bankat tregtare kanë njoftuar një numër më të kufizuar degësh të mbyllura, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e rrjetit të tyre ka rifilluar funksionimin me oraret e zakonshme. Megjithatë, rikthimi mbetet i kujdesshëm, veçanërisht në zonat e kryeqytetit që u prekën më shumë nga protestat. Njoftimet e publikuara nga institucionet bankare në rrjetet sociale, të konsultuara nga ekofin.al, tregojnë një përmirësim të situatës krahasuar me ditët e…
Është publikuar në Fletore Zyrtare rregullorja e re e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural që përcakton kërkesat për regjistrimin, miratimin dhe funksionimin e stabilimenteve që mbajnë kafshë, si dhe rregullat për identifikimin dhe gjurmueshmërinë e tyre. Akti përfshin fermat blegtorale, qendrat e grumbullimit të kafshëve, stabilimentet e shpendëve, inkubatorët për çeljen e vezëve dhe një sërë aktivitetesh të tjera që lidhen me mbajtjen dhe transportimin e kafshëve. Në dokument parashikohen se efektet e Urdhrit do të nisin nga data 11 korrik 2027, duke u lënë operatorëve dhe institucioneve përgjegjëse kohë për t’u përgatitur për zbatimin e kërkesave të reja.…
Në Paris, studentët protestojnë për shkak të mungesës së mësuesve, klasave të mbipopulluara dhe godinave shkollore që janë në gjendje të rënduar. Në Spanjë, dëbimi nga banesa i 87-vjeçares Maricarmen Abascal — e cila ndërroi jetë më 7 tetor — u bë një pikënisje për protestat lidhur me çështjet e strehimit. Në Tiranë, studentët iu bashkuan demonstratave më të gjera kundër kostove të arsimit dhe akuzave për korrupsion. Këto nuk janë pjesë e një lëvizjeje të vetme dhe protestat nuk kanë një kauzë të përbashkët. Megjithatë, ato nxjerrin në pah një sfidë të përbashkët: a mund të shohin të rinjtë…
Dëmtime materiale dhe në infrastrukturë, përfshirë edhe dosje gjyqësore, janë shkaktuar në ambientet e Gjykatës së Lartë nga zjarri gjatë protestave të 17 tetorit 2026. Për këtë arsye, seancat gjyqësore do të shtyhen, me përjashtim të çështjeve urgjente, deri në përfundimin e verifikimit të dëmeve dhe vlerësimit të gjendjes së dokumentacionit. Përmes një njoftimi zyrtar, Gjykata e Lartë bën me dije se situata e krijuar ka ndikuar në kushtet për zhvillimin normal të veprimtarisë gjyqësore, duke e bërë të domosdoshme marrjen e masave për evidentimin e dëmeve dhe garantimin e integritetit të dosjeve. Aktualisht, prioritet i institucionit është identifikimi dhe…
Shqiptarët po kërkojnë më shumë kredi për të financuar konsumin, por bankat janë bërë më selektive në miratimin e huave. Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026, shkalla e miratimit të kredive për individët ka shënuar rënie, kryesisht për shkak të historikut të huamarrësve në Regjistrin e Kredive. Ndërkohë, kërkesa për kredi konsumatore është rritur, ndërsa financimi për blerjen e banesave ka dhënë një kontribut negativ në kërkesën e përgjithshme. Këto janë gjetjet kryesore të Vrojtimit të Aktivitetit Kreditues të Bankës së Shqipërisë për tremujorin e tretë të vitit 2026, i cili evidenton zhvillime të ndryshme mes kërkesës së individëve…