Autor: F Muca

Fondi sovran i pasurisë i Norvegjisë, më i madhi në botë, me aktive me vlerë rreth 2.1 trilionë euro, raportoi të enjten një humbje nga investimet prej 278 miliardë koronash (26.4 miliardë euro), si pasojë e ndikimit të normave më të larta të interesit. Norges Bank Investment Management (NBIM), institucioni që administron fondin, raportoi një kthim negativ prej 3.5% nga investimet në instrumente me të ardhura fikse, të cilat përbëjnë pak më shumë se një të katërtën e portofolit të tij. Rreth 70% e këtyre investimeve janë të vendosura në obligacione qeveritare. Tremujori i tretë u karakterizua nga një valë…

Lexo më shumë

Qytetarët që kanë ndarë një pasuri të paluajtshme mes bashkëpronarëve mund të aplikojnë për regjistrimin e pjesëtimit në Kadastër përmes portalit e-Albania. Procedura realizohet mbi bazën e një marrëveshjeje noteriale ose të një vendimi gjyqësor, në varësi të mënyrës se si është kryer ndarja e pronës. Agjencia Shtetërore e Kadastrës sqaron se regjistrimi i pjesëtimit të pasurisë së paluajtshme është një procedurë që u mundëson bashkëpronarëve të pasqyrojnë në regjistrat kadastralë ndarjen e pronës, sipas dokumentacionit ligjor përkatës. Për të përfituar këtë shërbim, qytetarët duhet të identifikohen në portalin e-Albania dhe të kërkojnë shërbimin me emërtimin “Regjistrimi i pjesëtimit të…

Lexo më shumë

Parandalimi, rehabilitimi dhe alternativat ndaj ndjekjes penale janë në qendër të Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë për të Mitur 2027–2030, të publikuar sot në konsultim publik. Dokumenti vjen në një moment kur qeveria ka hapur debatin për mundësinë e uljes së moshës së përgjegjësisë penale për vepra të caktuara. Debati për mënyrën se si duhet të trajtohen të miturit që përfshihen në akte të dhunshme po shoqërohet me vëmendje të shtuar ndaj politikave të drejtësisë për fëmijët. Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe të zëvendësministres së Drejtësisë, Elona Hoxha, për shqyrtimin e mundësisë së uljes së moshës së përgjegjësisë penale,…

Lexo më shumë

Shqiptarët janë ata që e sigurojnë më pak jetën në krahasim me shtetasit e tjerë të Evropës Qendrore dhe Lindore. Raporti më i fundit i Xprimm tregon se sigurimi i jetës zë vetëm 9% të primeve në të gjithë kategorinë e produkteve të sigurimit, ndërsa vlera e primeve rezulton të jetë më e ulëta në rajon.  Këto shifra dëshmojnë edhe një herë shkallën e ulët të ndërgjegjësimit qytetar për të siguruar jetën, e cila garanton mbulimin e një pjese të shpenzimeve në rast problemesh shëndetësore, aksidenti apo vdekje. Sigurimi vullnetar, qoftë për jetën apo pronën, nuk shihet me prioritet, por…

Lexo më shumë

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ka shprehur shqetësimin e saj serioz për situatën e krijuar gjatë ditëve të fundit në vend, pas përshkallëzimit të protestave dhe dëmtimeve të shkaktuara ndaj bizneseve. Në një reagim publik, Dhoma paralajmëron se pasiguria e zgjatur mund të rrezikojë jo vetëm vijimësinë e aktivitetit ekonomik, por edhe besimin e investitorëve vendas dhe të huaj ndaj Shqipërisë. Sipas Dhomës Amerikane, raportimet e mbërritura nga anëtarët e saj tregojnë se shumë biznese janë përballur me dëmtime materiale dhe ndërprerje të aktivitetit, ndërsa një pjesë e tyre kanë shprehur ndjesinë se janë lënë pa mbrojtjen e nevojshme…

Lexo më shumë

Tregu i sigurimeve ka vijuar të zgjerohet gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026, por me një ritëm dukshëm më të ngadaltë të rritjes së të ardhurave nga primet krahasuar me dëmet e paguara. Sipas të dhënave të AMF, primet e shkruara bruto u rritën me vetëm 1.94%, ndërsa dëmet e paguara nga kompanitë e sigurimit shënuan një rritje prej 8.29%, ose mbi katër herë më të shpejtë. Në total, gjatë periudhës janar–shtator 2026, primet e shkruara bruto arritën në 20.57 miliardë lekë, ndërsa kompanitë e sigurimit paguan 6.69 miliardë lekë për dëmet e mbuluara nga kontratat e sigurimit.…

Lexo më shumë

Qeveria ka përgatitur një projektligj të ri për investimet, i cili synon të ndryshojë mënyrën e mbështetjes së investitorëve vendas dhe të huaj, duke parashikuar lehtësi për përdorimin e pronave shtetërore, financimin e infrastrukturës, procedura administrative të përshpejtuara dhe kontroll më të fortë mbi investimet e huaja në sektorët strategjikë. Projektligji “Për investimet në Republikën e Shqipërisë”, i publikuar për konsultim publik më 21 tetor 2026, parashikon bashkimin në një kuadër të vetëm ligjor të dispozitave që aktualisht rregullojnë investimet e huaja dhe investimet strategjike. Me miratimin e tij synohet shfuqizimi i ligjit të vitit 1993 “Për investimet e huaja”…

Lexo më shumë

Gjatë muajit shtator 2026, në Shqipëri janë regjistruar 1,985 biznese të reja, ku më shumë se gjysma e tyre janë përqendruar në Tiranë. Tregtia, akomodimi dhe shërbimi ushqimor kryesojnë listën e aktiviteteve të reja, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e bizneseve të regjistruara kanë pronësi të huaj. Sipas të dhënave zyrtare të QKB Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), gjatë shtatorit janë regjistruar 1,985 subjekte të reja, nga të cilat 1,514 janë persona fizikë dhe 463 shoqëri me përgjegjësi të kufizuar. Pjesa tjetër përfshin katër degë të shoqërive të huaja, tri shoqëri aksionare dhe një shoqëri të thjeshtë. Të dhënat tregojnë…

Lexo më shumë

Mjaftuan rreth 20 minuta reshje shiu që disa rrugë të qytetit të Vlorës të mbuloheshin sërish nga uji, duke rikthyer një problematikë që prej vitesh shoqëron qytetin bregdetar. Situata e krijuar mbrëmjen e 21 tetorit 2026 risjell në vëmendje përmbytjet masive të 4 tetorit 2024, të cilat shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale, por edhe gjetjet e një auditimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që kishte identifikuar mangësi serioze në sistemin e kullimit dhe administrimin e infrastrukturës. Reshjet e para të vjeshtës kanë shkaktuar grumbullim të ujit në disa zona të Vlorës, përfshirë lagjet “Pavarësia”, “Muradie”, “28 Nëntori”, zonën historike,…

Lexo më shumë

Qeveria ka miratuar një vendim që përcakton procedurat, kriteret dhe shpërblimet financiare për individët që japin kontribut të veçantë në veprimtaritë vullnetare në Shqipëri. Sipas vendimit, çdo vit do të përzgjidhen dy vullnetarë, të cilët do të përfitojnë shpërblime financiare përkatësisht 100 mijë dhe 50 mijë lekë, në varësi të kategorisë së angazhimit të tyre. Vendimi, i propozuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, është hartuar në zbatim të ligjit nr. 94/2025, “Për vullnetarizmin”, dhe synon të njohë e të vlerësojë kontributin e individëve që angazhohen në mënyrë vullnetare në shërbim të komunitetit. Sipas përcaktimeve, çmimet kombëtare do të ndahen…

Lexo më shumë