Autor: F Muca
Qeveria ka miratuar një rregullore të re për administrimin e banesave dhe ndërtesave në bashkëpronësi, duke përcaktuar detyrimet financiare të pronarëve, mënyrën e administrimit të pallateve, mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta dhe masat që mund të merren ndaj atyre që nuk paguajnë tarifat. Vendimi nr. 687, datë 11 shtator 2026, i botuar sot në Fletoren Zyrtare, parashikon një sistem më të strukturuar administrimi, ku pronarët e apartamenteve dhe njësive tregtare duhet të kontribuojnë financiarisht për mirëmbajtjen e ndërtesës, pavarësisht nëse e përdorin ose jo pronën e tyre. Një ndër ndryshimet më të rëndësishme lidhet me forcimin e mekanizmave për mbledhjen…
Huamarrja e familjeve shqiptare ka shënuar një rënie të lehtë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, por pesha e detyrimeve të kredisë ndaj të ardhurave mujore është rritur. Ndërkohë, ndonëse më pak familje deklarojnë se kanë hua për të shlyer, vlera e borxhit të mbetur është rritur ndjeshëm krahasuar me fundin e vitit të kaluar. Sipas vrojtimit më të fundit të Bankës së Shqipërisë, rreth 16% e familjeve të intervistuara kanë të paktën një hua për të paguar, pavarësisht burimit, llojit apo vlerës së saj. Konkretisht, nga 1,066 familje që morën pjesë në vrojtim, 173 deklaruan se kishin detyrime…
Bizneset që prodhojnë, importojnë ose tregtojnë produkte të ambalazhuara mund të përballen me rregulla të reja për mënyrën e paketimit, etiketimit dhe menaxhimit të mbetjeve. Projektvendimi i propozuar nga Mininistria e Mjedisit synon të kufizojë përdorimin e plastikës njëpërdorimëshe, të rrisë riciklimin dhe të vendosë përgjegjësi më të qarta për operatorët ekonomikë gjatë gjithë ciklit të jetës së ambalazheve. Dokumenti, i cili është hedhur për konsultim, përafron legjislacionin shqiptar me Rregulloren e Bashkimit Evropian për ambalazhet dhe mbetjet e tyre. Ai parashikon ndryshime që prekin jo vetëm prodhuesit dhe importuesit, por edhe tregtarët, kompanitë e shpërndarjes, bizneset e shitjeve online…
Shqipëria ka regjistruar mbi 10.7 milionë hyrje të shtetasve të huaj gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026, duke shënuar një rritje prej 4.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave (INSTAT) tregojnë se fluksi i hyrjeve të të huajve ka vijuar të zgjerohet edhe gjatë muajit shtator, ndonëse me një ritëm më të moderuar se mesatarja e nëntëmujorit. Sipas INSTAT, gjatë periudhës janar–shtator 2026 janë regjistruar gjithsej 10,730,391 hyrje të shtetasve të huaj, nga 10,228,686 në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Kjo përkthehet në rreth 502…
Agjencia Shtetërore e Kadastrës mundëson tashmë përmes portalit e-Albania aplikimin për pajisjen me faturat e parcelës ndërtimore, një hap i rëndësishëm për personat që kanë legalizuar banesën dhe duhet të përmbyllin edhe procedurën që lidhet me tokën ku ajo është ndërtuar. Aplikimi kryhet online dhe është pa pagesë, ndërsa faturat i dërgohen qytetarit elektronikisht, me vulë digjitale, në seksionin “Dokumentet e mia” në e-Albania. Kështu, kërkesa mund të ndiqet përmes portalit, pa qenë e nevojshme paraqitja fizike. Faturat nevojiten për të vijuar procedurën e blerjes së truallit, kur parcela është pronë shtetërore dhe plotësohen kushtet ligjore. Pas pagesës, qytetarët mund…
Mbi 453 milionë euro detyrime tatimore të papaguara janë fshirë ose shuar në kuadër të zbatimit të Ligjit të Faljes. Nga kjo masë kanë përfituar gjithsej 220,455 tatimpagues, ndërsa pjesën më të madhe të detyrimeve të fshira e zënë Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) dhe Tatimi mbi Fitimin. Të dhënat e publikuara nga Administrata Tatimore tregojnë se vlera totale e detyrimeve të fshira ose të shuara ka arritur në 453,041,037 euro, duke reflektuar përmasat e detyrimeve të akumuluara ndër vite nga bizneset dhe individët ndaj administratës fiskale. Sipas të dhënave, peshën më të madhe në vlerën totale të detyrimeve…
Rreth 20 milionë euro do të investohen për ndërtimin e një nënstacioni të ri elektrik në qendër të Tiranës, një projekt strategjik që synon modernizimin e rrjetit të shpërndarjes dhe përmirësimin e furnizimit me energji për mbi 40 mijë abonentë. Investimi, i financuar përmes një kredie nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), parashikon ndërtimin e nënstacionit të parë të këtij lloji në Shqipëri dhe, sipas OSHEE, në rajonin e Ballkanit. Nënstacioni i ri Qendër do të ndërtohet në tre kate nëntokësore, me një kapacitet të instaluar prej 200 MVA, duke përfaqësuar një nga investimet e rëndësishme në infrastrukturën…
Kufizimet e lëvizjes dhe devijimet e linjave po rëndojnë aktivitetin e transportit urban dhe interurban, si pasojë e protestave të ditëve të fundit. Dashnor Mema, kreu i shoqatës së transportit urban dhe interurban, i tha ekofin.al se operatorët po përballen me humbje, ndërsa presin koordinimin me Bashkinë e Tiranës për kilometrat e përshkuar dhe kompensimin përkatës. Ditët e protestave masive, të shoqëruara me bllokime rrugësh dhe kufizime të qarkullimit, po sjellin vështirësi edhe për sektorin e transportit urban dhe interurban. Ndërsa lëvizja e qytetarëve ndikohet nga zhvillimet në terren, operatorët e transportit duhet të përballojnë kostot e aktivitetit, edhe në…
Tesla raportoi fitime më të ulëta për tremujorin e tretë, ndërsa prodhuesi i automjeteve elektrike në pronësi të Elon Musk rriti shpenzimet për inteligjencën artificiale, robotikën dhe transportin autonom. Prodhuesi i automjeteve elektrike raportoi një fitim neto prej 787 milionë dollarësh (701 milionë euro) për aksionarët në tremujorin e tretë, ose 22 cent për aksion, në rënie me 43% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Përveç rënies së lehtë të shitjeve të automjeteve, Tesla regjistroi ulje të të ardhurave nga kreditë rregullatore, si dhe nga prodhimi dhe ruajtja e energjisë. Të ardhurat mbetën pothuajse të pandryshuara,…
Borxhi publik në 21 vendet e eurozonës arriti në 88.8% të prodhimit të tyre të përgjithshëm ekonomik gjatë periudhës prill-qershor, nga 87.3% që ishte një vit më parë, njoftoi të mërkurën Zyra e Statistikave e Bashkimit Evropian, Eurostat. Raporti i borxhit ndaj PBB-së në Itali është tashmë më pak se një pikë përqindjeje poshtë atij të Greqisë, ndërsa borxhi i Francës është rritur në 119.1%, pasi kostot e huamarrjes kaluan 5%. Raporti borxh/PBB krahason detyrimet financiare të qeverive me madhësinë e ekonomive të tyre. Sipas rregullave të Bashkimit Evropian, borxhi nuk duhet të kalojë 60% të PBB-së, ndërsa deficiti buxhetor…