Autor: F Muca

Procedurat e prokurimit publik të zhvilluara nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP), me vlerë mbi kufirin e lartë monetar, tashmë publikohen edhe në platformën europiane TED (Tenders Electronic Daily), duke i bërë tenderat shqiptarë më të aksesueshëm për kompanitë dhe operatorët ekonomikë në vendet e Bashkimit Europian dhe më gjerë. Duke nisur nga 20 tetori 2026, OBP ka filluar publikimin e këtyre procedurave në TED, pas pranimit si eSender, status që i mundëson institucionit dërgimin elektronik të njoftimeve të prokurimit për publikim në platformën europiane. Nisma, e ndërmarrë në mënyrë vullnetare nga OBP, përfaqëson një hap drejt përafrimit të…

Lexo më shumë

Wizz Air, një nga kompanitë ajrore më të mëdha me kosto të ulët në Evropë dhe Amadeus, kompania lider në teknologjinë e udhëtimeve, njoftuan sot arritjen e një marrëveshjeje të rëndësishme, falë së cilës ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme për herë të parë përmes platformës Amadeus Travel. Marrëveshja zgjeron aksesin në ofertat e kompanive ajrore me kosto të ulët, duke u mundësuar agjencive të udhëtimit një gamë më të gjerë opsionesh fluturimi. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, ofertat e Wizz Air do të jenë të aksesueshme për rrjetin e gjerë të agjencive dhe operatorëve…

Lexo më shumë

Bashkia e Tiranës ka shpallur rreth 1500 fituesit e radhës nga aplikimet për programin social “Për subvencionimin e interesave të kredive”, një mundësi e rëndësishme për familjet që synojnë të blejnë një banesë në kryeqytet. Lista e aplikuesve të shpallur fitues, të cilëve do t’u subvencionohen interesat e kredisë nga buxheti i shtetit për blerjen e një apartamenti në Tiranë, është dërguar për miratim në mbledhjen e muajit tetor të Këshillit Bashkiak. Programi për subvencionimin e interesave të kredive, i cili zbatohet prej disa vitesh, ka qenë një nga nismat e para të kryebashkiakut Erion Veliaj në fillim të detyrës…

Lexo më shumë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni mund të japë dorëheqjen në mars të vitit 2027, pas samitit të Këshillit Evropian që pritet të zhvillohet në Romë, duke hapur rrugën për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sipas një raportimi të gazetës italiane La Repubblica, ky skenar është diskutuar nga Meloni gjatë takimeve të fundit me aleatët e saj në qeveri, Antonio Tajani, Matteo Salvini dhe Maurizio Lupi. Sipas raportimit, samiti evropian në Romë, i parashikuar për të shënuar 70-vjetorin e nënshkrimit të Traktateve të Romës, mund të shërbejë si momenti i fundit i rëndësishëm ndërkombëtar për kryeministren përpara se t’i kërkojë Presidentit të Republikës…

Lexo më shumë

Nga Enxhi Lipa Pas gati tre vitesh në drejtimin e një biznesi në sektorin e projekteve europiane, një nga shqetësimet e mia më të mëdha është hendeku ndërmjet ekspertizës që pretendohet nga ekspertët shqiptarë dhe vlerës që realisht ofrohet. Projektet e BE-së janë më shumë sesa mundësi financimi. Ato hapin dyer drejt zhvillimit profesional, partneriteteve ndërkombëtare dhe praktikave që zgjerojnë horizontin përtej realitetit shqiptar. Por për të përfituar prej tyre, duhet të jemi të gatshëm të punojmë, të mësojmë dhe të zhvillohemi vazhdimisht. Kemi një treg të mbushur me CV mbresëlënëse, tituj dhe dekada eksperience. Por çfarë vlere kanë 20…

Lexo më shumë

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane, e cila përfshin gjashtë instrumente që synojnë parandalimin e akteve të dhunshme gjatë protestave, ndëshkimin e autorëve dhe kompensimin e dëmeve të shkaktuara ndaj bizneseve dhe pronës. Sipas kryeministrit, paketa është hartuar në bashkëpunim me partnerët europianë, duke marrë si referencë jurisprudencën e Gjykatës Europiane dhe përvojën e Italisë dhe Francës. Rama theksoi se parimi mbi të cilin mbështeten masat është se protesta paqësore mbrohet, dhuna ndëshkohet dhe dëmi paguhet nga shkaktari. 1. Dëmshpërblimi i bizneseve – Shteti mbulon deri në 100% të dëmeve Instrumenti i…

Lexo më shumë

SHBA kryeson financimin e sistemit të Kombeve të Bashkuara me 7,1 miliardë dollarë, e ndjekur nga Gjermania dhe Kina. Shqipëria ka një kuotë modeste prej 0,01% në buxhetin e rregullt të organizatës për periudhën 2025–2027. Shtetet e Bashkuara janë kontribuuesi më i madh financiar i sistemit të Kombeve të Bashkuara, me rreth 7,1 miliardë dollarë, sipas të dhënave për vitin 2025 të paraqitura në një analizë të publikuar nga Visual Capitalist. Pas tyre renditen Gjermania me 3,46 miliardë dollarë dhe Kina me 2,73 miliardë dollarë. Të dhënat përfshijnë financimin e përgjithshëm të sistemit të OKB-së, duke bashkuar kontributet e detyrueshme,…

Lexo më shumë

Qeveria ka përgatitur një paketë të re ligjore me gjashtë instrumente për të adresuar dhunën gjatë protestave dhe dëmet e shkaktuara ndaj pronës publike dhe private. Ndër masat kryesore të prezantuara nga kryeministri Edi Rama janë dëmshpërblimi i bizneseve të dëmtuara, vendosja e gjobave deri në 500 mijë lekë dhe detyrimi i autorëve të dhunës për të paguar dëmet e shkaktuara. Në një deklaratë për mediat, Rama bëri të ditur se paketa, të cilën e cilësoi si një ndërhyrje kundër dhunës dhe anarkisë urbane, synon të vendosë përgjegjësi individuale për dëmet materiale, duke përfshirë edhe rastet kur ato shkaktohen gjatë…

Lexo më shumë

Një lajm i papritur i mirë: Moody’s ka lënë të pandryshuar vlerësimin e borxhit sovran të Francës. Megjithëse tregjet prisnin gjerësisht një ulje të vlerësimit, agjencia me seli në Nju-Jork vendosi të premten në mbrëmje ta mbajë atë në nivelin Aa3, me perspektivë negative. Norma e interesit për huamarrjen dhjetëvjeçare të Francës (OAT) është rritur ndjeshëm gjatë kësaj jave, ndërsa vendi po përballet me tensione pas trazirave të 17 tetorit, të cilat kanë shtuar shqetësimin e investitorëve. Megjithatë, në një deklaratë, Moody’s e justifikoi vendimin e saj duke shpjeguar se “vlerësimi Aa3 bazohet në supozimin se do të miratohet një…

Lexo më shumë

Tirana përballet këtë të diel me një tjetër ditë protestash, pas përplasjeve të dhunshme të së shtunës mes protestuesve dhe forcave të policisë. Të rinjtë dhe qytetarët kanë paralajmëruar një tubim të ri në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit, ndërsa pritet që protesta të zhvendoset në zona të tjera të kryeqytetit, siç ka ndodhur edhe herët e tjera. Protesta e një dite më parë u shoqërua me tensione dhe incidente të dhunshme në disa zona të Tiranës, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të rendit me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për shpërndarjen e protestuesve. Sipas bilancit të publikuar…

Lexo më shumë