Autor: F Muca

Bashkia e Tiranës ka përmbyllur procedurën e tenderit për projektin “Rikonstruksioni i rrugës dytësore Tiranë-Durrës për segmentin nga spitali Hygea deri tek Megatek, duke shpallur fitues bashkimin e operatorëve ekonomikë “Vëllezërit Hysa” sh.p.k. & “Ergi” sh.p.k. Vlera e ofertës së përzgjedhur është 4,3 milionë euro euro (386,510,064.08 lekë). Kjo ofertë u kualifikua si ajo me çmimin më të ulët mes operatorëve që plotësonin kriteret teknike, ndërsa afati i përcaktuar për realizimin e punimeve është 5 muaj kalendarikë nga nënshkrimi i kontratës. Aksi rrugor në fjalë ka një gjatësi prej rreth 6.8 kilometrash dhe shtrihet paralel me autostradën Tiranë-Durrës, nga rrethrrotullimi…

Lexo më shumë

Borxhi publik ka zbritur në 49.35% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në fund të shtatorit 2026, duke kaluar për herë të parë që nga viti 2011 nën kufirin e 50%. Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se rënia e raportit të borxhit ndaj ekonomisë është shoqëruar edhe me një ulje të stokut të detyrimeve në lekë, ndërsa forcimi i monedhës kombëtare ka ndikuar në vlerësimin e borxhit të jashtëm. Sipas Buletinit Statistikor të Borxhit për tremujorin e tretë të vitit 2026, stoku i borxhit të qeverisë qendrore, përfshirë garancitë shtetërore, arriti në 1.377 trilionë lekë, nga 1.402 trilionë lekë…

Lexo më shumë

Konferenca TECHNOVATION SEE 2026 trajtoi transformimin e kompanive, qasjen realiste ndaj uljes së rreziqeve shëndetësore dhe përgjegjësinë e përbashkët për mbrojtjen e të miturve Çfarë nevojitet që një kompani të ndikojë në ndryshimin e së ardhmes, kur modeli i saj aktual i biznesit tashmë i sjell sukses? A është shoqëria e gatshme të flasë hapur për tema të vështira, edhe kur përgjigjet nuk përputhen me atë që njohim? Këto pyetje i bashkuan pjesëmarrësit e konferencës rajonale TECHNOVATION SEE 2026, të organizuar nga kompania Philip Morris International në Ložionica të Beogradit, nën sloganin “Inovacione. Përgjegjësi. Ndikim”. “Pesëmbëdhjetë vjet më parë nisa…

Lexo më shumë

Rreth 17.516 biznese të tjera në Shqipëri pritet të përfshihen në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), si rezultat i uljes së pragut të detyrueshëm të regjistrimit nga 10 milionë në 5 milionë lekë qarkullim vjetor. Ndryshimi, i propozuar në kuadër të paketës fiskale 2027, parashikohet të sjellë rreth 4.5 miliardë lekë, të ardhura shtesë në buxhetin e shtetit. Aktualisht, kufiri i detyrueshëm i regjistrimit për TVSH-në është 10 milionë lekë qarkullim vjetor, nivel që zbatohet që prej janarit 2021. Bizneset me qarkullim mbi 5 milionë lekë kanë mundësi të regjistrohen vullnetarisht, ndërsa me ndryshimin e propozuar regjistrimi…

Lexo më shumë

Qeveria propozon rritjen e tatimit mbi fitimin e korporatave nga 15% në 17%, ndërsa tatimi mbi dividendët do të rritet nga 8% në 15%. Dy ndryshimet, pjesë e Paketës Fiskale 2027, pritet të sjellin rreth 8 miliardë lekë të ardhura shtesë në vit për buxhetin e shtetit, duke rritur barrën fiskale mbi fitimet e bizneseve dhe të ardhurat e aksionerëve. Ndryshimet janë parashikuar në projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, dhe përfaqësojnë një nga ndërhyrjet më të rëndësishme në sistemin e taksimit të kapitalit gjatë viteve të fundit. Sipas relacionit shoqërues,…

Lexo më shumë

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë kundërshton ndryshimet e propozuara në Paketën Fiskale 2027, duke paralajmëruar se rritja e tatimit mbi fitimin, dividendët dhe TVSH-në mund të rëndojë kostot e bizneseve, të ushtrojë presion mbi çmimet dhe të dobësojë konkurrueshmërinë e ekonomisë. Shoqata kritikon gjithashtu mungesën e konsultimit me komunitetin e biznesit përpara hartimit të ndryshimeve fiskale. Në një reagim publik, shoqata “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë” shpreh shqetësimin për masat që pritet të përfshihen në paketën e re fiskale, duke kundërshtuar fuqimisht çdo ndërhyrje që hartohet pa një proces real dhe transparent konsultimi me sipërmarrjen. Sipas informacionit paraprak të referuar nga shoqata,…

Lexo më shumë

Paketa fiskale 2027 parashikon ndryshime të rëndësishme në tatimin mbi të ardhurat personale nga punësimi, duke lehtësuar barrën fiskale për punonjësit me paga të mesme dhe të larta, ndërsa vendos një normë të re tatimore prej 32% për pjesën e pagës që tejkalon 700 mijë lekë në muaj. Ndryshimet e propozuara në ligjin nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat” synojnë të rishikojnë shkallën progresive të tatimit mbi pagat, duke rritur nga 200 mijë në 300 mijë lekë kufirin e pagës bruto mujore deri në të cilin zbatohet norma tatimore 13%. Sipas relacionit të projektligjit, nga kjo masë pritet të…

Lexo më shumë

Ekonomia shqiptare pritet të ketë një rritje prej 3.4% në 2026, falë kërkesës së brendshme, shërbimeve dhe ndërtimit. Banka Botërore parashikon rritje ekonomike, por me një ritëm më të ngadaltë se vitin e kaluar. Kërkesa e lartë për punonjës në raport me ofertën e fuqisë punëtore ndihmoi në uljen e papunësisë në nivelin më të ulët historik, ndërsa pagat vazhduan të rriten. Për sa i përket sektorit financiar, ai vijoi të ishte i qëndrueshëm, i mbështetur nga një nivel i ulët i kredive me probleme teksa rritja e kreditimit mbeti e fortë. Inflacioni u rrit gradualisht deri në muajin gusht,…

Lexo më shumë

Numri i aksidenteve rrugore në Shqipëri ka vijuar të rritet gjatë vitit 2026, duke arritur në 1,090 aksidente në periudhën janar–shtator, nga 1,028 të regjistruara në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave më të fundit të Institutit të Statistikave (INSTAT), të publikuara më 27 tetor, rritja është 6%, ndërsa numri i personave të vrarë dhe të plagosur ka arritur në 1,508, kundrejt 1,441 një vit më parë, ose 4.6% më shumë. Tirana mbetet qarku me numrin më të lartë të aksidenteve rrugore në vend, duke regjistruar 401 raste gjatë nëntë muajve të parë të vitit, nga…

Lexo më shumë

Rritja ekonomike në vendet e Ballkanin Perëndimor pritet të përshpejtohet në vitin 2026 dhe të forcohet më tej në vitin 2027, e mbështetur nga konsumi dhe investimet. Ekonomia në vendet e rajonit ka treguar qendrueshmëri përballë goditjeve dhe vazhdon të përparojë në konvergjencën me Bashkimin Evropian. Për të mbështetur krijimin e vendeve më të mira të punës, bizneset kanë nevojë për rregulla më efikase në tregti dhe që i ndihmojnë të konkurrojnë në tregjet ndërkombëtare, thuhet në Raportim e Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor, të publikuar sot. Rritja ekonomike mesatare në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni…

Lexo më shumë