Autor: F Muca

Projektligji i ri parashikon inspektime çdo gjashtë muaj, garanci financiare për mbylljen dhe rehabilitimin e objekteve, si dhe përgjegjësi për kompanitë edhe pas përfundimit të aktivitetit. Parashikohet gjithashtu krijimi i një inventari kombëtar për objektet e mbyllura dhe të braktisura që mund të përbëjnë rrezik për njerëzit dhe mjedisin. Menaxhimi i mbetjeve minerare pritet të kalojë nën një kuadër më të detajuar rregullash, me detyrime më të qarta për kompanitë dhe kontroll të vazhdueshëm nga autoritetet. Projektligji “Për menaxhimin e mbetjeve minerare”, i propozuar për miratim në Kuvend, synon të parandalojë ndotjen e tokës dhe ujërave, të ulë rrezikun e…

Lexo më shumë

Komisioni Evropian ka njoftuar se ka miratuar planin e veprimit të Temu-t për të trajtuar disa shkelje të Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA) të Bashkimit Evropian. Temu është zotuar të kryejë një analizë të rreziqeve, të monitorojë nga afër masat për parandalimin e shitjes së produkteve të paligjshme në platformën e saj dhe t’i intensifikojë përpjekjet nëse do të jetë e nevojshme. Kompania kineze do të shqyrtojë gjithashtu mënyrën se si sistemet e saj të rekomandimit të produkteve “mund të përforcojnë përhapjen e mallrave të paligjshme”, tha Komisioni Evropian. Në maj të këtij viti, Temu u gjobit me 200 milionë…

Lexo më shumë

Inteligjenca artificiale do të përdoret për të kontrolluar leximin e matësve të energjisë elektrike, me synimin për të reduktuar gabimet në regjistrimin e konsumit, për të identifikuar anomalitë dhe për të rritur saktësinë e të dhënave që përdoren për faturimin e abonentëve. OSHEE Group ka planifikuar zhvillimin e funksionaliteteve të reja në Platformën e Matjes. Projekti synon modernizimin e sistemit që administron procesin e leximit të matësve në terren. Një nga risitë kryesore është përdorimi i inteligjencës artificiale dhe teknologjisë OCR për identifikimin automatik të numrave që shfaqen në matësit e energjisë. Gjatë procesit të leximit, punonjësit do të fotografojnë…

Lexo më shumë

Me një fond limit prej gati 100 mln lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për studimin dhe projektimin e zgjerimit të aksit rrugor Gjirokastër – Kakavijë. Ky segment, me gjatësi rreth 24 km, përbën pjesën fundore jugore të Korridorit Adriatiko-Jonian, që synon të lidhë Shqipërinë me rrjetin rrugor të Greqisë. Sipas dokumenteve të tenderit, projekti parashikon zgjerimin dhe përmirësimin e rrugës ekzistuese, duke e kthyer në një autostradë të kategorisë A, me dy korsi lëvizjeje për çdo drejtim dhe korsi emergjence. Studimi ekzistues i fizibilitetit parashikon ndërtimin e 4 nyjeve në disnivel dhe disa urave, ndërsa zgjidhjet përfundimtare do…

Lexo më shumë

Zyrtarë të administratës së Donald Trumpit po mbështesin kandidimin e ish-kryeministrit hungarez Viktor Orbán për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), sipas një raportimi të gazetës The Wall Street Journal (WSJ). Gazeta raporton se Orbán mund të jetë një kandidat i përbashkët i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rusisë dhe Kinës, ndërsa burime nga të tria vendet kanë konfirmuar se administrata Trump po mbështet kandidaturën e tij. Orbán humbi pushtetin në zgjedhjet parlamentare të Hungarisë në prill, kur partia Tisza e Péter Magyarit e mundi atë, pas 16 vitesh qeverisjeje me shumicë absolute. Politikat…

Lexo më shumë

Sezoni i vjeljes së ullirit në Greqi ka rikthyer debatin mbi kostot e punës në bujqësi, pasi një fermer grek është ankuar publikisht për pagat dhe kërkesat e punëtorëve sezonalë. Sipas tij, përveç pagesës ditore prej 60 eurosh, punëtorët kërkojnë edhe mëngjes me kafe dhe kroasant, si dhe drekë me mish pule dhe birrë. Ankesa vjen në një periudhë kur mijëra punëtorë sezonalë angazhohen në mbledhjen e ullinjve në Greqi, mes tyre edhe shumë shqiptarë, të cilët tradicionalisht udhëtojnë drejt vendit fqinj gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit për të punuar në bujqësi. Fermeri Kostas Varthakouris, nga zona e Pyrgosit…

Lexo më shumë

Digjitalizimi i shërbimeve, rritja e transparencës dhe lidhja e regjistrit tregtar shqiptar me ato të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Këto janë disa nga ndryshimet që parashikon projektligji për Qendrën Kombëtare të Biznesit, i shqyrtuar në Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme. Nisma synon përmirësimin e shërbimeve për bizneset dhe qytetarët, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar, në kuadër të procesit të integrimit europian. “Është shumë e rëndësishme ndërlidhja e regjistrit tregtar shqiptar, me regjistrat tregtarë të vendeve anëtare të BE. Konsolidohen akoma dhe më tej dhe përmirësohen të gjitha shërbimet elektronike që i jep Qendra Kombëtare e Biznesit.…

Lexo më shumë

Automjetet e braktisura në rrugët e lagjeve, hapësirat publike apo zona të tjera urbane do t’i nënshtrohen procedurave të identifikimit dhe largimit nga autoritetet vendore. Një projektvendim i ri i qeverisë synon të vendosë rregulla më të qarta për administrimin e automjeteve që kanë dalë jashtë përdorimit, duke përcaktuar përgjegjësitë e bashkive, Policisë së Shtetit dhe operatorëve të autorizuar për trajtimin e tyre. Sipas projektvendimit të hartuar nga Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, bashkitë, në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit përgjegjëse për qarkullimin rrugor, do të marrin masa për identifikimin dhe heqjen e automjeteve…

Lexo më shumë

Nafta bruto Brent ra me mbi 6% mëngjesin e së hënës, duke u tërhequr nga niveli më i lartë i mbylljes që prej marsit, ndërsa ndërmjetësit rajonalë u nisën drejt Teheranit dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, shqyrtoi mundësinë e një marrëveshjeje me Iranin. Ndërkohë, investitorët po përgatiten për një javë të ngarkuar me vendime të bankave qendrore dhe publikime të rezultateve financiare të kompanive. Çmimet e naftës ranë ndjeshëm mëngjesin e së hënës, ndërsa përpjekjet diplomatike për të qetësuar luftën me Iranin morën vrull dhe presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se po shqyrtonte mundësinë e…

Lexo më shumë

Tirana dominon tregun shqiptar të sigurimeve, duke përqendruar mbi 63% të primeve të shkruara bruto në shkallë vendi. Të dhënat e publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë diferenca të mëdha mes qarqeve, si në vlerën e sigurimeve, ashtu edhe në shpenzimet për frymë të popullsisë. Gjatë vitit 2025, primet e shkruara bruto në Shqipëri arritën në rreth 27.08 miliardë lekë, nga të cilat 17.12 miliardë lekë u regjistruan vetëm në qarkun e Tiranës. Kjo do të thotë se kryeqyteti përqendron 63.2% të tregut kombëtar, ndërsa 11 qarqet e tjera ndajnë së bashku vetëm 36.8%. Pas Tiranës renditet Durrësi, me…

Lexo më shumë