Autor: F Muca

Qeveria po përgatit një sistem të ri taksimi për ekonominë digjitale, që do të përfshijë të ardhurat e gjeneruara nga rrjetet sociale dhe tregtia online. Paralelisht, parashikohen taksa më të larta për apartamentet që mbahen bosh, vilat në bregdet dhe automjetet e luksit, si dhe tarifa të shumëfishuara për konsumin e ujit në pishina. Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një tjetër paketë ndërhyrjesh fiskale, e cila synon zgjerimin e bazës së tatimpaguesve dhe vendosjen e një barre më të lartë tatimore mbi individët që sigurojnë të ardhura të konsiderueshme nga aktivitetet digjitale ose zotërojnë pasuri të shtrenjta. Në deklaratën e…

Lexo më shumë

Qeveria ka bërë të ditura ndryshimet përfundimtare që synon të përfshijë në Paketën Fiskale 2027, duke u tërhequr nga dy prej propozimeve fillestare: rritja e tatimit mbi fitimin e bizneseve nga 15% në 17% dhe vendosja e normës 32% për tatimin mbi pagat mbi 700 mijë lekë në muaj. Sipas ndryshimeve të prezantuara nga Kryeministri Edi Rama, tatimi mbi fitimin do të mbetet në nivelin aktual prej 15%, ndërsa për pagat mbi 700 mijë lekë në muaj parashikohet një normë e re tatimore prej 30%, në vend të 32% që ishte diskutuar fillimisht. Megjithatë, qeveria konfirmon pjesën tjetër të ndërhyrjeve…

Lexo më shumë

Shoqata “Manifaktura Shqiptare” kundërshton Paketën Fiskale 2027, duke argumentuar se propozimet e saj për mbështetjen e prodhimit dhe eksporteve nuk janë reflektuar në masat e paraqitura nga qeveria. Në një deklaratë për mediat, të publikuar më 28 tetor, shoqata kërkon konsultim të drejtpërdrejtë me bizneset përpara miratimit të paketës, në një kohë kur sektori po përballet me rënie të eksporteve dhe mbyllje të kompanive. Sipas shoqatës, propozimet e paraqitura që në fillim të shtatorit synonin të ulnin kostot e punësimit, të nxisnin investimet dhe të përmirësonin konkurrueshmërinë e prodhuesve shqiptarë. Megjithatë, ajo pretendon se këto kërkesa nuk janë përfshirë në…

Lexo më shumë

Ulja e TVSH-së për produktet ushqimore bazë, ndryshimet në tatimin mbi të ardhurat, rritja e taksimit për disa kategori dhe rishikimi i taksës së qarkullimit të automjeteve janë ndër masat kryesore të prezantuara nga kryeministri Edi Rama në kuadër të ndryshimeve të propozuara në paketën fiskale për vitin 2027. Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një sërë ndryshimesh në politikat fiskale, të cilat synojnë të rishpërndajnë barrën tatimore mes konsumit, bizneseve dhe individëve. Paketa përfshin masa që prekin drejtpërdrejt shportën ushqimore të familjeve, biznesin e vogël, pagat e larta, sektorin e turizmit dhe pronat me vlerë të lartë. Një nga ndërhyrjet…

Lexo më shumë

Qeveria parashikon të shpenzojë 976.1 miliardë lekë gjatë vitit 2027, ose rreth 10.7 miliardë euro me kursin aktual. Politikat sociale, investimet publike, arsimi, shëndetësia, siguria dhe mbrojtja janë ndër prioritetet kryesore të projektbuxhetit, ndërsa ekonomia pritet të rritet me rreth 4%. Një nga zërat kryesorë të projektbuxhetit janë investimet publike, të cilat parashikohen në 201.5 miliardë lekë, ose 6.9% të PBB-së. Brenda kësaj shume përfshihen edhe rreth 14.1 miliardë lekë financime të pritshme nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor. Ndarja sektoriale e fondeve tregon se krahas investimeve në infrastrukturë dhe zhvillimin ekonomik, një pjesë e rëndësishme…

Lexo më shumë

Fermerët shqiptarë kanë kërkuar rreth 13.3 milionë euro kompensim përmes skemës së autofaturave, ndërsa mbi 5,100 aplikime janë miratuar nga administrata tatimore. Skema, e cila synon mbështetjen financiare të fermerëve për produktet bujqësore të tregtuara, ka regjistruar një interes të konsiderueshëm gjatë katër muajve të fundit. Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, gjatë periudhës 1 korrik – 26 tetor 2026 janë dorëzuar gjithsej 5,995 aplikime online për kompensim, nga të cilat 5,148 janë miratuar, ndërsa 469 aplikime të tjera ndodhen ende në proces shqyrtimi. Kjo do të thotë se rreth 85.9% e totalit të aplikimeve…

Lexo më shumë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA), në bashkëpunim me kompaninë ajrore Wizz Air, inauguroi linjën e re direkte Tiranë–Palermo, duke shtuar një tjetër destinacion italian në rrjetin e fluturimeve nga Tirana. Linja e re do të operojë dy herë në javë, çdo të martë dhe të shtunë, duke u ofruar pasagjerëve më shumë mundësi udhëtimi drejt Siçilisë, një prej rajoneve më të njohura të Italisë. Me rastin e inaugurimit të linjës së re, në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës u organizua një ceremoni mirëseardhjeje, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të TIA, delegacionit të Aeroportit të Palermos, Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe kompanisë ajrore…

Lexo më shumë

Qytetarët që kanë legalizuar banesat e tyre, por nuk disponojnë faturat për pagesën e parcelës ndërtimore, mund t’i sigurojnë këto dokumente përmes një aplikimi online, pa asnjë tarifë shërbimi. Kadastra ka publikuar procedurën që duhet të ndjekin qytetarët dhe bizneset për t’u pajisur me faturat përkatëse, duke shmangur nevojën për paraqitje fizike pranë zyrave vendore. Shërbimi ofrohet përmes portalit qeveritar e-Albania dhe u vjen në ndihmë veçanërisht pronarëve që kanë përfunduar procedurën e legalizimit, por nuk kanë në dispozicion dokumentacionin e nevojshëm për pagesën e parcelës ndërtimore. Sipas udhëzimeve të ASHK-së, të interesuarit duhet fillimisht të identifikohen në portalin e-Albania,…

Lexo më shumë

Confindustria Albania, Shoqata e Industrialistëve Italianë në Shqipëri, ka kundërshtuar rritjen e propozuar të tatimit mbi fitimin, tatimit mbi dividendët dhe TVSH-së standarde në kuadër të Paketës Fiskale 2027, duke i kërkuar qeverisë të tërhiqet nga këto ndryshime. Sipas shoqatës, rritja e barrës fiskale jo vetëm që cenon angazhimet publike të qeverisë, por rrezikon të ndikojë negativisht në klimën e investimeve, punësimin dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare. Në një deklaratë për shtyp me titull “Qeveria të mbajë besën”, Confindustria Albania kujton se qeveria ishte zotuar publikisht të mbante të pandryshuar gjatë mandatit normën 15% të tatimit mbi fitimin për biznesin…

Lexo më shumë

Shpenzimet e buxhetit të shtetit për vitin 2027 parashikohen të arrijnë në 976.1 miliardë lekë, ndërsa të ardhurat në 907.8 miliardë lekë, duke krijuar një deficit buxhetor prej 68.3 miliardë lekësh, ose rreth 2.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Krahasuar me planin e rishikuar të vitit 2026, shpenzimet do të rriten me 69.3 miliardë lekë, ndërsa të ardhurat me 57.2 miliardë lekë. Sipas projektbuxhetit të vitit 2027, të konsultuar nga ekofin.al, shpenzimet publike do të përfaqësojnë rreth 33.3% të PBB-së, ndërsa të ardhurat buxhetore 30.9% të saj. Rritja e shpenzimeve do të orientohet kryesisht drejt politikave sociale, investimeve publike,…

Lexo më shumë