Autor: F Muca

Vrojtimi i fundit i Bankës së Shqipërisë tregon një përmirësim të ndjesisë ekonomike në tetor 2026, por ecuria e ndryshme e sektorëve dëshmon se rimëkëmbja nuk është e njëtrajtshme. Konsumatorët dhe bizneset e shërbimeve janë më optimistë, ndërsa ndërtimi dhe tregtia përballen me sinjale ngadalësimi. Ekonomia shqiptare po shfaq shenja të një përmirësimi gradual të besimit, por optimizmi i bizneseve dhe konsumatorëve mbetet i shpërndarë në mënyrë të pabarabartë mes sektorëve. Të dhënat e vrojtimit të besimit të biznesit dhe konsumatorit, të publikuara nga Banka e Shqipërisë për muajin tetor 2026, tregojnë se Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) u rrit…

Lexo më shumë

Hakerët kanë vjedhur rreth 6.3 miliardë dollarë në 20 minuta  nga Binance, platforma më e madhe në botë për shkëmbimin e tyre. Ky konsiderohet një nga sulmet më të mëdha kibernetike në historinë e kriptomonedhave, ndërsa analistët dyshojnë se pas tij qëndron Koreja e Veriut. Lajmi për sulmin shkaktoi rënie të çmimeve të kriptomonedhave, ndërsa Binance pezulloi përkohësisht tërheqjen e fondeve dhe deklaroi se do të mbulojë të gjitha humbjet e përdoruesve. Sipas kompanisë, rreth 3 miliardë dollarë nga shuma e vjedhur janë identifikuar deri më tani. Pjesa më e madhe e tyre është bllokuar nga kompanitë që emetojnë monedha…

Lexo më shumë

Duke nisur nga viti i ardhshëm qytetarët që mbajnë apartamente të pa shfrytëzuara në Tiranë dhe ata me vila në bregdet do të jenë objekt i një takse të lartë prone. Kjo iniciativë vjen si pjesë e paketës fiskale 2027. Sipas nismës së parashikuar dhe tashmë të bërë publike nga Kryeministri Edi Rama, do të aplikohet “super taksë” vetëm për apartamentet bosh në Tiranë, me synimin për të nxitur pronarët që t’i vënë në përdorim banesat e tyre dhe për të shmangur mbajtjen e tyre të pashfrytëzuara për periudha të gjata. Kjo iniciativë do të bëjë që të dalin në…

Lexo më shumë

Automjetet me targa të huaja që hyjnë në Shqipëri pritet të përfshihen në një skemë të re taksimi për përdorimin e rrugëve. Një prej alternativave që po vlerësohet të shërbejë si referencë për këtë skemë është sistemi i E-Vinjetës (E-Vignette), i përdorur në vende të ndryshme europiane. Ky sistem mundëson pagesën elektronike për përdorimin e rrjetit rrugor, ku automjetet e regjistruara jashtë vendit blejnë një autorizim qarkullimi për një periudhë të caktuar. Në rastin e Shqipërisë, një mekanizëm i tillë do të mundësonte diferencimin e pagesës në varësi të kohëzgjatjes së qëndrimit të automjetit në vend. Për shembull, një automjet…

Lexo më shumë

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka shpallur hapjen e tenderit për ndërtimin e fazës së dytë të nënstacionit të ri elektrik Traktora, në Tiranë. Projekti parashikon instalimin e një autotransformatori të dytë me kapacitet 150 MVA dhe zgjerimin e infrastrukturës së transmetimit të energjisë elektrike. Fondi limit i procedurës së prokurimit është rreth 744 milionë e 983 mijë lekë. Sipas dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, projekti përfshin ndërtimin e pajisjeve dhe instalimeve të reja në nënstacion, si dhe blerjen dhe vendosjen e një autotransformatori të dytë 220/110/20 kilovolt, me kapacitet 150 megavolt-amper. Nënstacioni i ri po ndërtohet në hapësirën…

Lexo më shumë

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka mbrojtur në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë ndryshimet e propozuara në Paketën Fiskale 2027, duke deklaruar se efekti i tyre në buxhetin e shtetit do të jetë neutral dhe se nuk bëhet fjalë për rritje taksash, por për rishpërndarje të barrës fiskale. Megjithatë, kjo deklaratë bie ndesh me efektet financiare të paraqitura në relacionet shoqëruese të vetë projektligjeve të Paketës Fiskale, ku të ardhurat shtesë të parashikuara nga ndryshimet tatimore rezultojnë më të larta se lehtësimet e propozuara. Gjatë prezantimit në komision, Malaj theksoi se parimi mbi të cilin është ndërtuar paketa është rishpërndarja e…

Lexo më shumë

Transporti ajror vijon të regjistrojë rritje të fortë në Shqipëri, duke konfirmuar zgjerimin e lëvizjes së pasagjerëve gjatë sezonit turistik veror. Në tremujorin e tretë të vitit 2026, përmes linjave ajrore kanë udhëtuar 4,799,773 pasagjerë, nga 3,892,761 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke shënuar një rritje prej 23.3%. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), gjatë periudhës korrik-shtator janë regjistruar mbi 907 mijë pasagjerë më shumë se një vit më parë. Kjo rritje dëshmon zgjerimin e ndjeshëm të aktivitetit të transportit ajror, në një periudhë që përkon edhe me kulmin e sezonit turistik. Rritja…

Lexo më shumë

Numri i mjeteve rrugore në qarkullim në Shqipëri ka kaluar për herë të parë nivelin e 1.1 milionëve, duke konfirmuar zgjerimin e vazhdueshëm të flotës së automjeteve në vend. Megjithatë, ndërsa numri total i mjeteve vijon të rritet, regjistrimet për herë të parë kanë shënuar rënie krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), në tremujorin e tretë të vitit 2026, numri i mjeteve rrugore në qarkullim arriti në 1,115,221, duke regjistruar një rritje prej 8.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Rritja tregon se flota e…

Lexo më shumë

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar listën me 1,737 fitues të rinj të programit social “Për subvencionimin e interesave të kredive”, duke u krijuar mundësi individëve dhe familjeve përfituese të sigurojnë financim me kushte lehtësuese për blerjen e një banese në kryeqytet. Lista përfundimtare e përfituesve është miratuar në mbledhjen e muajit tetor të Këshillit Bashkiak, duke i hapur rrugë vijimit të procedurave pranë bankave të nivelit të dytë për marrjen e kredive të buta, interesat e të cilave subvencionohen nga buxheti i shtetit. Programi i subvencionimit të interesave të kredive zbatohet prej disa vitesh nga Bashkia e Tiranës dhe…

Lexo më shumë

Edhe pse reforma e re administrativo-territoriale parashikon shkrirjen e 15 bashkive dhe uljen e numrit të njësive vendore nga 61 në 46, projektbuxheti i vitit 2027 vijon t’i trajtojë këto bashki si njësi të veçanta financimi. Në total, për to janë parashikuar rreth 5.95 miliardë lekë transferta nga buxheti i shtetit, nga të cilat 3.22 miliardë lekë transferta të përgjithshme dhe 2.73 miliardë lekë transferta sektoriale. Sipas të dhënave të tabelës së transfertave për bashkitë, që shoqëron projektbuxhetin e vitit 2027, 15 njësitë vendore që humbasin statusin e bashkisë së pavarur përfitojnë së bashku rreth 12.3% të totalit të transfertave…

Lexo më shumë