Autor: F Muca

Administrata Tatimore ka vënë në dispozicion një asistent virtual të quajtur “Muçi”, i cili synon të lehtësojë komunikimin me tatimpaguesit dhe t’u japë përgjigje pyetjeve dhe shqetësimeve të bizneseve lidhur me detyrimet dhe procedurat tatimore. Për të përdorur shërbimin, qytetarët dhe përfaqësuesit e bizneseve duhet fillimisht të identifikohen përmes llogarisë së tyre në e-Albania. Asistenti virtual prezantohet përmes një ndërfaqeje komunikimi online, ku përdoruesit mirëpriten nga një personazh digjital i quajtur “Muçi”, i veshur me elemente të kostumit tradicional shqiptar. Mesazhi i tij hyrës është: “Përshëndetje! Unë jam Muçi, asistenti juaj për tatimet”. Përmes kësaj zgjidhjeje, synohet që bizneset të…

Lexo më shumë

Afro 20 miliardë lekë apo 220 milionë euro do të shpërndahen për pensionistët në formë bonusi mujor, duke filluar nga Janari 2027. Shuma e parave që do të marrin qytetarët që gëzojnë pension në formën e bonusit do të jetë e dyfishuar në raport me atë që përfitojnë gjatë vitit 2026. Por sa do të përfitojë secila kategori? Konkretisht bonusi mujor do të jetë në masën 3,600 lekë në muaj për pensionistët që aktualisht gëzojnë pension të plotë urban dhe që pensioni i tyre është deri në 40.000 lekë në muaj. 2,000 lekë në muaj do të marrin ata që…

Lexo më shumë

Heqja e taksës së qarkullimit nga çmimi i karburantit dhe kalimi i saj në një taksë mbi automjetet shihet si një lehtësim për sektorin e transportit, por për kompanitë e autobusëve dhe operatorët e taksive, ndryshimi nuk mjafton për të zgjidhur presionin e kostove të larta të aktivitetit. Ky është qendrimi i Kryetarit të Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban, Dashnor Mema. Në një reagim për ekofin.al, ai vlerëson se heqja e taksës së qarkullimit është një hap pozitiv, pasi mund të ulë një pjesë të shpenzimeve operative të kompanive të transportit. Megjithatë, sipas tij, efekti duhet parë në raport…

Lexo më shumë

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar, me vendimin nr. 513, datë 29.10.2026, studimin për rishikimin e numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë, duke propozuar një ndërhyrje strukturore në organizimin dhe kapacitetet njerëzore të sistemit gjyqësor për periudhën 2026–2030. Studimi synon t’i përgjigjet nevojës për një sistem gjyqësor më efikas, me shpërndarje të balancuar të ngarkesës së punës, kapacitete të mjaftueshme për trajtimin e çështjeve dhe mundësi më të mira për reduktimin gradual të dosjeve të mbartura. Vendimmarrja vjen në kuadër të përgjegjësisë ligjore të KLGJ-së për planifikimin e numrit të gjyqtarëve dhe administrimin e burimeve njerëzore të…

Lexo më shumë

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot reformën e re të administratës publike, të quajtur “Shkalla e Meritës”, duke shpjeguar mënyrën se si do të funksionojë dhe ndryshimet që synon të sjellë në sistemin e administratës shtetërore. Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te tre shtyllat kryesore të reformës, hyrja në administratë përmes testimit kombëtar, përparimi në karrierë bazuar në meritë dhe përgjegjshmëria në drejtimin e institucioneve. Kreu i qeverisë foli gjithashtu për procesin e vlerësimit të drejtuesve dhe dorëheqjet e disa prej tyre nga postet që mbanin pak ditë më parë. “Me Shkallën e Meritës po futemi te një…

Lexo më shumë

Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët për SMS-të mashtruese që dërgohen në emër të bankave, me qëllim vjedhjen e të dhënave personale dhe bankare. Autorët përdorin lidhje të falsifikuara dhe afate të shkurtra për të nxitur qytetarët të japin informacionet e tyre financiare. Njoftimi i plotë: Kujdes nga SMS-të mashtruese në emër të institucioneve bankare! Policia e Shtetit apelon për mbrojtjen e të dhënave personale dhe bankare. Policia e Shtetit, nëpërmjet strukturave të specializuara për Hetimin e Krimit Kibernetik, paralajmëron qytetarët për qarkullimin e mesazheve telefonike (SMS) mashtruese, të cilat dërgohen në emër të institucioneve të ndryshme bankare, me qëllim vjedhjen…

Lexo më shumë

Rreth 200 kilometra rrugë në Shqipëri do të monitorohen nga sistemet e reja inteligjente. Policia e Shtetit ka nisur përgatitjen e efektivëve që do të punojnë në Qendrën e Monitorimit të Trafikut, ndërsa për këtë funksion të ri parashikohet edhe një rritje e pagave, që mund të shkojnë deri në 1500 euro. Nga 1 janari, kontrolli i qarkullimit rrugor në Shqipëri pritet të hyjë në një fazë të re. Radarët inteligjentë dhe pajisjet e avancuara të mbikëqyrjes do të aktivizohen në akset kryesore të vendit, me qëllim identifikimin dhe dokumentimin e shkeljeve të drejtuesve të automjeteve. Pas instalimit të pajisjeve…

Lexo më shumë

Banka e Shqipërisë kërkon një planifikim më të njëtrajtshëm të shpenzimeve buxhetore, reformim të skemës së pensioneve dhe forcim të mekanizmave për administrimin e rreziqeve fiskale, në kuadër të rekomandimeve për projektbuxhetin e vitit 2027. Gjatë diskutimit në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, theksoi se një shpërndarje më e mirë e shpenzimeve përgjatë vitit, veçanërisht e investimeve publike, do të ndikonte në përdorimin më efikas të burimeve financiare. “Banka e Shqipërisë nënvizon nevojën e një planifikimi dhe realizimi më të njëtrajtshëm të shpenzimeve buxhetore, e sidomos të realizimit të investimeve, gjatë vitit.…

Lexo më shumë

Kur mendon për shtëpinë tënde, mendon për më shumë se katër mure. Mendon për familjen, qetësinë dhe planet që do të ndërtosh aty gjatë viteve. Pikërisht për këtë arsye, vendimi për ta financuar duhet të vijë me sa më shumë qartësi dhe siguri. Me Kredinë për Shtëpi në monedhën LEK, OTP Bank Albania ofron normë interesi fikse prej 4.3% për 5 vitet e para. Kjo të ndihmon të kesh më shumë parashikueshmëri për këstet gjatë kësaj periudhe dhe një bazë më të qartë për planifikimin e buxhetit. Sepse kur ndërton të ardhmen, është e rëndësishme të dish se çfarë të…

Lexo më shumë

Rregulla të reja për bateritë dhe mbetjet e tyre, nga prodhimi dhe importi, vendosja në treg, përdorimi e deri te grumbullimi dhe riciklimi, parashikohen në një projektvendim të ri të qeverisë. Nisma përcakton detyrime për prodhuesit, importuesit dhe distributorët, si dhe krijon një sistem të integruar për menaxhimin e baterive gjatë gjithë ciklit të tyre jetësor, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. Projektvendimi përcakton se në treg mund të vendosen vetëm bateri që përmbushin kërkesat për sigurinë, qëndrueshmërinë, performancën, etiketimin dhe informacionin për konsumatorët. Gjithashtu, vendosen kufizime për përdorimin e substancave të rrezikshme dhe detyrime për deklarimin e gjurmës…

Lexo më shumë