Autor: F Muca
Bizneset shqiptare pritet të përballen me kosto më të ulëta për pranimin e pagesave me kartë, pas miratimit nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë të rregullores së re që kufizon tarifat e shkëmbimit ndërmjet institucioneve financiare. Ndryshimet synojnë të nxisin përdorimin e pagesave elektronike, të rrisin konkurrencën në treg dhe të reduktojnë varësinë e ekonomisë nga paraja fizike. Banka e Shqipërisë ka miratuar rregulloren “Për tarifat e shkëmbimit për transaksionet e pagesave të bazuara në kartë”, duke ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt uljes së kostove të pagesave elektronike për bizneset dhe përafrimit të tregut shqiptar me standardet e…
Transfertat bankare në lekë dhe euro në Shqipëri pritet të kryhen brenda vetëm 10 sekondash, në çdo orë të ditës dhe në çdo ditë të vitit, me vënien në funksionim të sistemit të ri të pagesave të menjëhershme IPSA. Banka e Shqipërisë ka miratuar sot, më 3 nëntor 2026, paketën rregullatore që krijon bazën për funksionimin e këtij sistemi, ndërsa aktivizimi i tij pritet gjatë vitit 2027, pasi bankat dhe institucionet e tjera pjesëmarrëse të përfundojnë investimet, përshtatjet teknologjike dhe integrimin e sistemeve të tyre. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar paketën e re rregullatore për funksionimin e…
Një studim i ri i realizuar nga Queen Mary University of London ka zbuluar se cigaret elektronike mund t’i ndihmojnë duhanpirësit e rritur të lënë cigaret tradicionale edhe pa mbështetje të vazhdueshme psikologjike. Megjithatë, rezultatet tregojnë se kombinimi me këshillimin profesional rrit ndjeshëm mundësitë për sukses. Studimi, i financuar nga Instituti Kombëtar për Kërkimin Shëndetësor dhe Kujdesin në Mbretërinë e Bashkuar (NIHR) dhe i publikuar në revistën shkencore NEJM Evidence, përfshiu 1,170 të rritur dhe analizoi efektivitetin e metodave të ndryshme për lënien e duhanit. Sipas rezultateve, 11.3% e pjesëmarrësve që morën vetëm cigare elektronike arritën të qëndronin pa pirë…
Tensionet e fundit sociale në Shqipëri mund të ndikojnë negativisht në ecurinë e ekonomisë, duke rritur pasigurinë dhe duke sjellë reduktim të konsumit, investimeve dhe të ardhurave nga turizmi. Paralajmërimi vjen nga Banka e Shqipërisë, e cila, në vendimin e fundit për politikën monetare, evidenton shtimin e rreziqeve për rritjen ekonomike, ndërsa efektet e paketës së re fiskale mbi çmimet mbeten ende të paqarta. Në këto kushte, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në 2.5%. Në mbledhjen e datës 3 nëntor 2026, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë shqyrtoi dhe miratoi Raportin Tremujor të Politikës…
Rezultate rekord, rishikim në rritje i parashikimit të fitimit për vitin 2026 dhe një transaksion që pritet t’i japë një shtysë të re rritjes së Grupit. Duke komentuar rezultatet e nëntë muajve të parë të vitit, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Grupit Intesa Sanpaolo, z. Carlo Messina, thekson forcën e modelit të biznesit të Intesa Sanpaolo dhe logjikën strategjike e industriale që qëndron pas Ofertës për Monte dei Paschi di Siena. Rezultate rekord dhe rishikim në rritje i parashikimit të fitimit për vitin 2026 · Në nëntë muajt e parë të vitit 2026, arritëm fitimin neto më të lartë në…
Qeveria ka përgatitur një plan të ri veprimi për menaxhimin e integruar të kufijve për periudhën 2026–2027, me një kosto totale prej 3.13 miliardë lekësh, ose rreth 32.5 milionë euro. Fondet do të përdoren për forcimin e sigurisë kufitare, modernizimin e pikave të kalimit, instalimin e radarëve për mbikëqyrjen e hapësirës detare dhe liqenore, përmirësimin e sistemeve doganore dhe lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve dhe mallrave. Sipas projektvendimit të hartuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, i cili synon ndryshimin e vendimit nr. 1117, datë 16 dhjetor 2020, plani i ri do të zëvendësojë Planin e Veprimit 2024–2025, afati i…
Gara për drejtimin e Bankës Qendrore Evropiane (BQE) ka nisur zyrtarisht. Qeveritë e vendeve të Eurozonës kanë afat deri këtë të premte për të propozuar pasardhësin e Christine Lagarde, ndërsa ministrat e Financave të vendeve anëtare do të shqyrtojnë kandidaturat në një takim më 9 nëntor. Këtë e konfirmoi për Euronews një zëdhënës i Eurogrupit, organit që bashkon ministrat e Financave të vendeve që përdorin monedhën euro. Pas letrës së Lagarde drejtuar presidentit të Këshillit Evropian, António Costa, të enjten e kaluar, “Këshilli i Bashkimit Evropian ka nisur procedurën për emërimin e pasardhësit të presidentes së BQE-së”, deklaroi zëdhënësi. “Anëtarët…
Siguria kibernetike po kthehet në një sektor me potencial në rritje për ekonominë shqiptare, ndërsa zgjerimi i shërbimeve digjitale po krijon nevoja të reja për mbrojtjen e sistemeve, të dhënave dhe transaksioneve financiare. Aktualisht, në Shqipëri operojnë 72 biznese që kanë si fokus kryesor sigurinë kibernetike, nga të cilat 28 janë regjistruar vetëm gjatë vitit të fundit. Ndërkohë, gjashtë startup-e të këtij sektori kanë përfituar financim për zhvillimin e aktivitetit të tyre. Të dhënat u bënë publike nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë Konferencës Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, me temë “Peizazhi i kërcënimeve në ditët e sotme”,…
Sistemi i pagesave dhe infrastruktura e tregjeve financiare në Shqipëri pritet t’i nënshtrohen një kuadri të ri ligjor, që synon rritjen e sigurisë së transaksioneve, mbrojtjen e pagesave në rast falimentimi të institucioneve financiare dhe zgjerimin e instrumenteve që mund të përdoren si kolateral. Projektligji “Për sistemin e pagesave dhe kolateralin financiar”, i nxjerrë për konsultim publik, zgjeron kompetencat rregullatore dhe mbikëqyrëse të Bankës së Shqipërisë dhe përafron legjislacionin shqiptar me standardet e Bashkimit Europian. Nisma ligjore synon të zëvendësojë kuadrin ekzistues të ligjit nr. 133/2013, duke krijuar një rregullim më të plotë për sistemet e pagesave, shlyerjen e titujve,…
Sistemi bankar ka realizuar një fitim neto prej 27.43 miliardë lekësh, ose rreth 301 milionë euro, gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, fitimi është rritur me 1.37 miliardë lekë, ose 5.3%, ndërsa aktivet totale të bankave kanë arritur në 2.44 trilionë lekë, ekuivalente me 26.8 miliardë euro. Sipas të dhënave të publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), fitimi neto i sistemit bankar në fund të shtatorit 2026 arriti në 27.425 miliardë lekë, nga 26.057 miliardë lekë që ishte në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Me kursin aktual…