Autor: F Muca

Modernizimi i sistemit të pagesave, zhvillimi i platformës kombëtare për pagesa të menjëhershme dhe përafrimi i kuadrit rregullator me standardet evropiane ishin në fokus të takimit mes Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, dhe anëtarit të Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore Evropiane, Piero Cipollone. Takimi u zhvillua më 5 nëntor, gjatë vizitës së Cipollone në Shqipëri, me rastin e pjesëmarrjes në Konferencën e 8-të Ndërkombëtare të Skemave Rajonale të Kartave dhe Infrastrukturave të Tregut Financiar për Pagesat me Vlerë të Vogël. Gjatë bisedës, Sejko prezantoi zhvillimet ekonomike në vend, duke vënë në dukje qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare dhe kontributin…

Lexo më shumë

Bujqësia dhe blegtoria në Shqipëri po përballen me një krizë që po e vë gjithnjë e më shumë në vështirësi qëndrueshmërinë ekonomike të fermerëve. Rritja e çmimeve të farërave, plehrave kimike dhe inputeve bujqësore, mungesa e fuqisë punëtore, pasiguria e tregut dhe dëmet nga fatkeqësitë natyrore janë ndër faktorët që po rëndojnë kostot e prodhimit dhe po ulin sigurinë për vijimin e aktivitetit. Në këtë situatë, fermerët përballen jo vetëm me rreziqet që vijnë nga tregu dhe kushtet klimatike, por edhe me vështirësi në përfitimin e mbështetjes publike. Sipas shqetësimeve të ngritura nga sektori, edhe fondet e vëna në dispozicion…

Lexo më shumë

Në botë ka shumë qytete historike, përtej kryeqyteteve të njohura, të cilat ruajnë vlera të rëndësishme arkitekturore, kulturore dhe historike, por që mbeten ende pak të vizituara nga turistët, shkruan “The Indian Express”, gazeta e përditshme indiane në gjuhën angleze. Nga portet e lashta tregtare te qendrat mesjetare dhe ish-kryeqytetet mbretërore, këto qytete ofrojnë mundësi për të zbuluar trashëgiminë e pasur të qytetërimeve të ndryshme dhe për të njohur më nga afër të kaluarën e tyre. Në këtë kuadër, janë përzgjedhur gjashtë qytete historike më pak të njohura, të cilat rekomandohen si destinacione për t’u vizituar nga turistët e interesuar…

Lexo më shumë

Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja tavan për tregtimin e karburanteve në vend, të cilat hyjnë në fuqi sot, më 5 nëntor 2026, duke filluar nga ora 13:45. Sipas vendimit të Bordit, çmimi maksimal i shitjes me pakicë të naftës (gazoilit) do të jetë 210 lekë për litër, ndërsa çmimi maksimal i shitjes me shumicë është përcaktuar në 198 lekë për litër. Për benzinën, çmimi maksimal i shitjes me pakicë është vendosur në 169 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë nuk duhet të kalojë 157 lekë për litër. Çmimet e reja do të mbeten në…

Lexo më shumë

Interneti është kthyer në një pjesë të pandashme të jetës ekonomike dhe sociale, por përhapja e tij nuk është e njëjtë në të gjitha vendet. Ndërsa disa shtete kanë arritur nivele pothuajse universale të përdorimit, në vende të tjera një pjesë e konsiderueshme e popullsisë vijon të mos ketë akses ose të mos e përdorë internetin. Në Shqipëri, të dhënat më të fundit të raportit Digital 2026, të publikuar nga DataReportal, tregojnë se në tetor 2025 numri i përdoruesve të internetit arriti në rreth 2.45 milionë persona. Kjo përfaqëson një penetrim prej 88.4% të popullsisë. Si renditet Shqipëria në…

Lexo më shumë

Tirana vijon të thellojë peshën e saj në ekonominë shqiptare, duke gjeneruar pothuajse gjysmën e Produktit të Brendshëm Bruto të vendit. Në anën tjetër, qarqet e Kukësit, Dibrës dhe Beratit mbeten ndjeshëm poshtë mesatares kombëtare për prodhimin ekonomik për frymë, duke evidentuar diferencat e mëdha në zhvillimin ekonomik mes rajoneve. Të dhënat e publikuara nga INSTAT për vitin 2024 tregojnë se Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) i Shqipërisë arriti në 2.517 miliardë lekë me çmime korrente, me një rritje reale prej 4,03% krahasuar me vitin 2023. Por shpërndarja e kësaj rritjeje tregon një përqendrim të fortë ekonomik në kryeqytet. Qarku…

Lexo më shumë

Fondet europiane për zhvillimin e bujqësisë shqiptare në kuadër të programit IPARD III vazhdojnë të mos jenë të aksesueshme, ndërsa Shqipëria ende nuk ka marrë miratimin e Komisionit Europian për administrimin dhe shpërndarjen e tyre. Raporti i Progresit për vitin 2026 konfirmon se programi nuk ka nisur ende, pavarësisht kërkesave të paraqitura nga autoritetet shqiptare gjatë muajve prill dhe qershor të këtij viti. Në raportin e publikuar sot, Komisioni Europian evidenton se programi IPARD III, për të cilin dokumenti përcakton një kontribut prej 94 milionë eurosh nga Bashkimi Europian, vazhdon të jetë në pritje të përfundimit të procesit të delegimit…

Lexo më shumë

Hapja e tregut të ligjshëm të basteve sportive online në Shqipëri shtyhet sërish, pavarësisht se ligji është miratuar që në shkurt të vitit 2024 dhe tashmë ka përfunduar edhe miratimi i të gjitha akteve nënligjore të nevojshme për zbatimin e tij. Qeveria ka vendosur të rishikojë edhe një herë legjislacionin përpara se të nisë procesi i licencimit të operatorëve, duke vënë në pikëpyetje edhe realizimin e të ardhurave prej 2 miliardë lekësh që janë parashikuar nga ky aktivitet në projektbuxhetin e vitit 2027. Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë diskutimeve në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, konfirmoi se hapja e basteve…

Lexo më shumë

Ekonomia shqiptare ka ruajtur ritme të forta rritjeje, e mbështetur kryesisht nga konsumi i brendshëm dhe turizmi, por modeli ekonomik i vendit vazhdon të përballet me dobësi strukturore. Industria dhe bujqësia mbeten sektorë me produktivitet të ulët dhe në tkurrje, eksportet e industrisë përpunuese kanë rënë për të tretin vit radhazi, ndërsa bizneset vijojnë të përballen me probleme të sundimit të ligjit, aksesit në financim dhe konkurrueshmërisë. Këto janë disa nga konstatimet kryesore të Komisionit Europian në Raportin e Progresit për Shqipërinë për vitin 2026, ku vlerësohen zhvillimet ekonomike dhe përgatitja e vendit për përballimin e presionit konkurrues në tregun…

Lexo më shumë

Bashkia Himarë ka hapur procedurën e prokurimit për ndërtimin e Tregut Turistik në Dhërmi, një investim që synon krijimin e një hapësire të organizuar për tregtimin e produkteve dhe përmirësimin e infrastrukturës turistike në një prej destinacioneve më të frekuentuara të jugut të vendit. Sipas dokumenteve të tenderit, fondi limit i përcaktuar për këtë projekt është 22.49 milionë lekë pa TVSH, ose rreth 270 mijë euro me TVSH. Financimi do të përballohet nga buxheti i Bashkisë Himarë. Procedura është shpallur si prokurim i hapur për punë publike, ndërsa afati për paraqitjen dhe hapjen e ofertave është caktuar data 19 nëntor…

Lexo më shumë