Autor: F Muca
Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja të tregtimit të karburanteve në vend, të cilat hyjnë në fuqi sot, më 4 nëntor 2026, në orën 14:00. Sipas vendimit të fundit, çmimi maksimal i shitjes me pakicë të naftës do të jetë 216 lekë për litër, ndërsa benzina do të tregtohet me një çmim jo më të lartë se 172 lekë për litër. Për tregtimin me shumicë, Bordi ka përcaktuar çmimin maksimal prej 204 lekësh për litër për gazoilin dhe 160 lekësh për litër për benzinën. Çmimet e reja do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të…
Tregu i automjeteve ka vijuar të zgjerohet gjatë vitit 2026, ndërsa një zhvillim i rëndësishëm është rritja e pranisë së mjeteve elektrike. Nga janari deri në tetor, në Shqipëri janë regjistruar për herë të parë 81,761 mjete, nga të cilat 64,845 autovetura. Ndërkohë, 8,891 mjete të regjistruara rezultojnë elektrike, duke përfaqësuar rreth 10.9% të totalit. Të dhënat e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), tregojnë se autoveturat përbëjnë 79.3% të regjistrimeve të reja në vend. Megjithatë, regjistrimi për herë të parë nuk nënkupton domosdoshmërisht blerjen e një automjeti të sapoprodhuar, pasi në këtë kategori përfshihen…
Shqipëria renditet ndër vendet europiane ku blerja e një banese është më e vështirë në raport me të ardhurat e qytetarëve. Durrësi ka regjistruar rritjen më të lartë vjetore të çmimeve të banesave të reja ndër të gjitha qytetet e analizuara, ndërsa Vlora rezulton qyteti ku nevojiten më shumë paga vjetore për të blerë një apartament. Ndërkohë, çmimi mesatar i banesave të reja në Shqipëri ka arritur në 1,720 euro për metër katror, duke tejkaluar edhe Serbinë. Tregu shqiptar i pasurive të paluajtshme vijon të shfaqë një kontrast të fortë mes rritjes së çmimeve të banesave dhe mundësive financiare të…
Pushteti vendor do të ketë në dispozicion 114.6 miliardë lekë në vitin 2027, ndërsa transfertat nga Buxheti i Shtetit do të rriten në 49.4 miliardë lekë. Por viti i ardhshëm pritet të jetë edhe një periudhë tranzicioni për bashkitë, për shkak të reformës së re territoriale, e cila do të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve vendore. Fondet e planifikuara fillimisht do të duhet t’u transferohen bashkive të reja, ndërsa administratat vendore do të përballen me procesin e riorganizimit. Buxheti i pushtetit vendor për vitin 2027 parashikohet të arrijë në 114.6 miliardë lekë, me një rritje prej 2.4% krahasuar me vitin…
Transferimi i parave në kohë reale, 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë, është një nga objektivat kryesorë të reformës së sistemit të pagesave në Shqipëri. Projekti TIPS Clone pritet të krijojë një infrastrukturë të re për pagesat e menjëhershme, ndërsa përfitimet ekonomike nga zgjerimi i pagesave elektronike mund të arrijnë deri në 1.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Zhvillimi i sistemit të pagesave të menjëhershme TIPS Clone mund t’i sjellë ekonomisë shqiptare kursime deri në 38.7 miliardë lekë në vit, ose rreth 1.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Kjo është një nga përfitimet kryesore të pritshme…
Ndërsa Frank Underwood është ide e skenaristit amerikan Pack Beauregard Willimon, intrigat në të cilat ai është protagonisti qendror në serialin televiziv House of Cards i detyrohen shumë pak fantazisë. Sepse dy miljet që ndajnë Shtëpinë e Bardhë nga Kapitoli – midis National Mall, obeliskut kushtuar George Washington dhe memorialeve që përkujtojnë fituesit e Luftës Civile, Abraham Lincoln dhe Ulysses Grant – janë vërtet skena në të cilën shpaloset performanca e përditshme e pushtetit amerikan: pazarllëqe, shkëmbime favoresh, ndarje pozicionesh, emërime, truke, mashtrime, shantazhe… Personazhet kryesorë janë Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe i gjithë shoqëruesi i tij, dhe më…
Shqipëria do të ketë për herë të parë një Këshill Fiskal të pavarur, i cili do të monitorojë politikat buxhetore të qeverisë, respektimin e rregullave për borxhin publik, deficitin dhe shpenzimet, si dhe besueshmërinë e parashikimeve ekonomike mbi të cilat hartohet buxheti i shtetit. Ligji nr. 115/2026, “Për Këshillin Fiskal të Republikës së Shqipërisë”, i miratuar nga Kuvendi më 29 tetor 2026, është publikuar në Fletoren Zyrtare nr. 237, të datës 3 nëntor 2026, duke hapur rrugën për ngritjen e institucionit të ri. Sipas ligjit, Këshilli Fiskal do të jetë një institucion publik i pavarur, që i përgjigjet drejtpërdrejt Kuvendit…
Me afrimin e muajve të ftohtë dhe shkurtimin e ditëve, dëshira për të kaluar disa ditë pushimi në një mjedis me më shumë diell, ajër të pastër dhe kushte më të favorshme klimatike, bëhet gjithnjë e më e madhe, shkruan Sean Newsom në një artikull të botuar në median britanike “The Times”. Për këtë arsye, ekspertët e udhëtimit kanë përzgjedhur 12 destinacione, që ofrojnë mundësi të ndryshme për pushime, duke filluar nga qëndrimet në hotele komode në Cornwall dhe resortet luksoze në Tenerife, deri te turet turistike në Amerikën e Jugut. Ndryshimi i orës fundjavën e kaluar, kur akrepat u…
Kompania amerikane Apple Inc. regjistroi të ardhura më të larta se pritshmëritë gjatë tre muajve që përfunduan më 26 shtator 2026, të nxitura nga shitjet rekord të iPhone-ve në tremujorin e shtatorit. Megjithatë, aksionet e kompanisë ranë me rreth 3% në tregtimin pas mbylljes së bursës të hënën, pasi investitorët vlerësuan rezultatet pozitive në raport me presionin mbi marzhet e fitimit. Të ardhurat u rritën me 12%, duke arritur në 114.5 miliardë dollarë (102.1 miliardë euro), krahasuar me 102.5 miliardë dollarë (91.4 miliardë euro) në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kompania me seli në Kupertino të Kalifornisë…
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka ndryshuar procedurat për punësimin e mjekëve në institucionet shëndetësore publike, duke përcaktuar afate të reja aplikimi, kufizime për mjekët që janë aktualisht të punësuar në sistemin publik dhe një organizim të ri të komisioneve që vlerësojnë kandidatët. Ndryshimet janë miratuar me një udhëzim të ministres Klodiana Spahiu, të publikuar sot në Fletoren Zyrtare. Mjekët specialistë kanë të paktën 7 ditë për aplikim, mjekët e familjes aplikojnë vazhdimisht Një nga ndryshimet kryesore lidhet me afatet e aplikimit për vendet vakante në institucionet shëndetësore publike. Sipas udhëzimit të ri, për mjekët specialistë dhe stomatologët, afati…