Autor: F Muca

Konsumatorët e shërbimeve të telefonisë celulare do të përfitojnë nga një sërë rregullash të reja që synojnë mbrojtjen e tyre nga praktikat e pafavorshme të operatorëve, rritjen e transparencës së tarifave dhe garantimin e të drejtave mbi kreditin monetar dhe numrat celularë. Ndryshimet e miratuara nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare parashikojnë vlefshmëri 12-mujore të kartave SIM, afat minimal 180-ditor për kreditin monetar dhe ndalimin e klauzolave që mundësojnë rritjen automatike të tarifave mujore sipas inflacionit apo indekseve të tjera të ndryshueshme. Bordi i AKEP miratoi sot rregulloren e re për mbrojtjen e konsumatorëve në sektorin e komunikimeve elektronike,…

Lexo më shumë

Shoqata e Investitorëve të Huaj të Shqipërisë kërkon rishikimin e Paketës Fiskale 2027, konsultim të mirëfilltë me biznesin dhe analiza të qarta mbi ndikimin ekonomik të rritjes së propozuar të taksave. Sipas FIAA-s, parashikueshmëria fiskale dhe stabiliteti rregullator janë thelbësore për besimin e investitorëve dhe konkurrueshmërinë e vendit. Shoqata e Investitorëve të Huaj të Shqipërisë (FIAA) ka shprehur shqetësimin për Paketën e propozuar Fiskale 2027, duke vënë në fokus rritjet e parashikuara të taksave dhe ndikimin që ato mund të kenë në klimën e biznesit dhe në vendimmarrjen e investitorëve të huaj. Në një deklaratë, FIAA vlerëson se, ndërsa qeveria…

Lexo më shumë

Siguria në vendet e punës mbetet një problem shqetësues në Shqipëri. Gjatë vitit 2025, 48 punëmarrës humbën jetën si pasojë e aksidenteve në punë, 15 më shumë se në vitin 2024. Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT) tregojnë një përkeqësim të treguesve të aksidenteve, si në numrin e punonjësve të dëmtuar, ashtu edhe në rastet me pasoja fatale. Sipas INSTAT, gjatë vitit të kaluar u regjistruan 212 punëmarrës të aksidentuar, me një rritje prej 19,8% krahasuar me vitin 2024. Ndërkohë, numri i inspektimeve të kryera për shkak të aksidenteve në punë arriti në 275, duke shënuar një…

Lexo më shumë

Përdorimi i shërbimeve shëndetësore në Shqipëri ka shënuar rritje gjatë vitit 2025, si në kujdesin shëndetësor parësor, ashtu edhe në shërbimin spitalor publik. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), gjatë vitit të kaluar u kryen rreth 9.2 milionë vizita në kujdesin shëndetësor parësor, me një rritje prej 2.9% krahasuar me vitin 2024. Të dhënat pasqyrojnë aktivitetin e institucioneve shëndetësore dhe kërkesën për shërbime mjekësore, nga konsultat e zakonshme dhe kujdesi parandalues deri te trajtimet spitalore dhe ndërhyrjet kirurgjikale. Kujdesi parësor, 9.2 milionë vizita gjatë vitit Qendrat shëndetësore vijojnë të përbëjnë një nga pikat kryesore të kontaktit…

Lexo më shumë

Qeveria ka përgatitur një projektligj të ri “Për turizmin”, i  publikuar për konsultim publik. Ndër risitë parashikohet formalizimi i apartamenteve dhe vilave që jepen me qira për qëndrime afatshkurtra, njohjen ligjore të modeleve të reja të investimeve turistike, forcimin e mbrojtjes së udhëtarëve dhe riorganizimin e institucioneve përgjegjëse për sektorin. Në relacionin shoqërues, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit argumenton se zhvillimi i shpejtë i sektorit, përhapja e formave të reja të akomodimit dhe përdorimi gjithnjë e më i madh i platformave digjitale kanë krijuar nevojën për rregulla më të qarta. Një tjetër objektiv është përafrimi me legjislacionin e Bashkimit…

Lexo më shumë

Qeveria ka përgatitur një reformë të gjerë të taksimit të karburanteve dhe automjeteve, e cila parashikon heqjen e taksës së qarkullimit prej 27 lekësh për litër për benzinën dhe naftën, por njëkohësisht rritjen e ndjeshme të taksave vjetore për automjetet. Ndryshimet, që synohet të zbatohen nga 1 janari 2027, pritet të krijojnë mundësinë për uljen e çmimit të karburanteve me 32.4 lekë për litër, përfshirë efektin e TVSH-së. Nga ana tjetër, drejtuesit dhe pronarët e automjeteve do të përballen me detyrime më të larta vjetore, ndërsa për herë të parë në skemën e re parashikohet taksim edhe për automjetet elektrike…

Lexo më shumë

Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi në Konferencën e Kryetarëve projektligjin për buxhetin e vitit 2027, duke e cilësuar atë si një instrument për garantimin e rritjes së qëndrueshme ekonomike, konsolidimin fiskal dhe përshpejtimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Projektbuxheti, i miratuar nga Këshilli i Ministrave, parashikon mbi 10 miliardë euro shpenzime publike për periudhën buxhetore, ndërsa për vitin 2027 të ardhurat llogariten në 907.9 miliardë lekë, ose rreth 9.4 miliardë euro. Gjatë prezantimit, Malaj theksoi se buxheti është hartuar duke marrë në konsideratë zhvillimet politike dhe ekonomike, nevojat e vendit dhe mundësitë reale financiare, me…

Lexo më shumë

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një paketë të re masash mbështetëse për studentët, që përfshin rritjen e bursave për ata që vijnë nga familje në vështirësi ekonomike, zgjerimin e përfitimeve në nivelin master, lehtësi për strehimin dhe një skemë të re punësimi gjatë praktikave profesionale. Duke iu përgjigjur protestave studentore, Rama mbrojti Paktin për Universitetin të vitit 2018, duke deklaruar se aktualisht 60% e studentëve përfitojnë të paktën një formë mbështetjeje të drejtpërdrejtë nga shteti. Në një deklaratë të gjatë kushtuar studentëve dhe zhvillimeve të fundit në universitete, Kryeministri Edi Rama bëri një bilanc të përfitimeve që, sipas tij, kanë…

Lexo më shumë

Qeveria ka paralajmëruar një ndryshim rrënjësor në mënyrën e mbledhjes së taksës së qarkullimit, duke e hequr atë nga çmimi i karburantit dhe duke e transferuar te automjetet. Sipas Kryeministrit Edi Rama, kjo masë do të sjellë një ulje automatike prej 32 lekësh për litër në çmimin e naftës në pikat e furnizimit. Ndërkohë, do të vendoset edhe një taksë e re për automjetet me targa të huaja që hyjnë në Shqipëri. Një nga ndryshimet më të rëndësishme të paralajmëruara në kuadër të reformës fiskale për vitin 2027 lidhet me taksën e qarkullimit të automjeteve, e cila aktualisht është e…

Lexo më shumë

Individët me të ardhura të mesme dhe të larta pritet t’i nënshtrohen një sistemi më të detajuar deklarimi dhe kontrolli të të ardhurave, përmes një formulari të ri që do t’i afrohet deklarimit të pasurisë së funksionarëve publikë. Për këtë qëllim, pranë Ministrisë së Financave do të krijohet një strukturë e posaçme kontrolli. Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një reformë të re në sistemin e deklarimit dhe kontrollit të të ardhurave personale, e cila synon forcimin e mbikëqyrjes fiskale mbi individët që realizojnë të ardhura relativisht të larta. Sipas deklaratës së Kryeministrit, pranë Ministrisë së Financave do të krijohet Byroja…

Lexo më shumë