Autor: F Muca

Qendrat e votimit u hapën sot e diel në Serbi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku 6.45 milionë votues të regjistruar kanë të drejtë të zgjedhin 250 deputetët e rinj të Kuvendit Kombëtar. Në garë janë 18 lista zgjedhore, me më shumë se 2.400 kandidatë, ndërsa votimi po zhvillohet në afro 8.400 qendra votimi në të gjithë vendin. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 sipas orës lokale dhe pritet të mbyllen në orën 20:00. Procesi zgjedhor po monitorohet nga vëzhgues vendas dhe ndërkombëtarë, përfshirë përfaqësues të Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR),…

Lexo më shumë

Europa përjetoi një tjetër ditë protestash dhe tensionesh. Mijëra qytetarë dolën në rrugët e Francës kundër rritjes së kostos së jetesës dhe pabarazisë sociale. Megjithëse demonstratat nisën kryesisht në mënyrë paqësore, me rënien e mbrëmjes shpërthyen përplasje me policinë në Paris dhe qytete të tjera, pavarësisht masave të shtuara të sigurisë. Sipas Ministrisë së Brendshme franceze, në protesta morën pjesë rreth 410 mijë persona në të gjithë vendin, ndërsa sindikatat pretendojnë se numri ishte afro 800 mijë. Vetëm në Paris marshuan rreth 110 mijë demonstrues, sipas autoriteteve, të cilët kundërshtuan rritjen e çmimeve dhe politikat e qeverisë së presidentit Emmanuel…

Lexo më shumë

Qeveria synon të zgjerojë programet e strehimit përtej familjeve në nevojë ekonomike, duke përfshirë edhe qytetarët që kanë të ardhura, por nuk arrijnë të përballojnë çmimet e blerjes apo qiratë e banesave në tregun e lirë. Një nga risitë kryesore është programi “Qira me të drejtë blerjeje”, që u jep mundësi përfituesve të jetojnë në një banesë kundrejt pagesave periodike, një pjesë e të cilave mund të llogaritet në çmimin përfundimtar të blerjes. Ky është një nga ndryshimet e parashikuara në projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 22/2018, “Për strehimin social”, të paraqitur për shqyrtim në Kuvend.…

Lexo më shumë

Shqipëria synon të modernizojë rrënjësisht sistemin e regjistrimit të bizneseve, duke e bërë më të shpejtë, më transparent dhe më të aksesueshëm për investitorët vendas e të huaj. Ambicia është përmirësimi i klimës së biznesit dhe forcimi i pozicionit konkurrues të vendit në rajon, përmes reduktimit të burokracisë, digjitalizimit të plotë të shërbimeve dhe shkëmbimit automatik të informacionit tregtar. Këto objektiva parashikohen në projektligjin për ndryshimin e ligjit nr. 131/2015, “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”, të paraqitur për shqyrtim në Kuvend, i cili synon të transformojë mënyrën e funksionimit të QKB-së dhe marrëdhënien e saj me komunitetin e biznesit. Sipas…

Lexo më shumë

Të dielën, më 25 tetor, do të rikthehet ora dimërore. Në orët e para të mëngjesit, akrepat do të zhvendosen 60 minuta pas, duke bërë që këtë natë të përfitojmë një orë gjumë më shumë. Me ndryshimin e orës, drita e diellit do të shfaqet më herët në mëngjes, ndërsa perëndimi do të ndodhë më shpejt. Si pasojë, pasditet do të jenë më të shkurtra dhe errësira do të mbërrijë më herët. Sipas praktikës së ndjekur çdo vit, akrepat kthehen një orë pas në orën 03:00, duke shënuar orën 02:00. Pajisjet elektronike, si telefonat inteligjentë, kompjuterët dhe shumica e orëve…

Lexo më shumë

Shqipëria renditet ndër vendet me çmime relativisht të ulëta të produkteve ushqimore në Europë, por ushqimet në tregun shqiptar rezultojnë më të shtrenjta se në disa vende të rajonit, përfshirë Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë, një shportë me 18 produkte ushqimore kushton mesatarisht 63 euro në Shqipëri, vetëm 6.84 euro më pak se mesatarja e Bashkimit Europian. Bazuar në të dhënat e platformës Numbeo për mesin e vitit 2026, Shqipëria ka një indeks të çmimeve të ushqimeve prej 80.5 pikësh, kundrejt mesatares prej 100 pikësh të Bashkimit Europian. Kjo do të thotë se çmimet e produkteve…

Lexo më shumë

Serbia është përfshirë sërish nga protestat masive, në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentar të së dielës. Qindra mijëra studentë dhe mbështetës të kësaj lëvizjeje janë ngritur në protesta në Beograd, me synimin për të rrëzuar nga pushteti partinë e liderit veteran, Aleksandër Vuçiç. “Lista studentore”, një lëvizje pa lider, mblodhi në shesh mbi 150 mijë protestues, të cilët me thirrjen “Studentët po fitojnë”, kërkojnë t’i japin fund sundimit mbi 14-vjeçar të Partisë Përparimtare Serbe, një parti populiste e krahut të djathtë e udhëhequr nga Vuçiç. Këtë fundjavë, ata do të përpiqen të marrin pushtetin. Votimi i së dielës vjen…

Lexo më shumë

Kjo e shtunë shënon ditën e 12-të të protestës studentore, ku për sot është thirrur për një tubim kombëtar në kryeqytet. Me këtë protestë janë solidarizuar pedagogë, mjekë dhe sindikata e biznesit të vogël, ndërsa pjesëmarrje pritet edhe nga studentët e rretheve. Gjithashtu, Sindikata e Pavarur e Artit, Kulturës dhe Medias e Shqipërisë ka njoftuar se do t’i bashkohet protestës kombëtare të 24 tetorit, në solidaritet me studentët, të rinjtë dhe qytetarët. Përmes një thirrjeje publike, sindikata fton anëtarët e saj, artistët dhe punonjësit e kulturës e medias të mblidhen nesër në orën 11:00 përpara Kryeministrisë. Në njoftim theksohet se…

Lexo më shumë

Rreth 9% e familjeve shqiptare deklarojnë se nuk zotërojnë asnjë pronë të patundshme, ndërsa 30% nuk kanë asnjë lloj pasurie financiare. Të dhënat e Vrojtimit të Bankës së Shqipërisë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, tregojnë një rënie të peshës së familjeve që zotërojnë pasuri të paluajtshme, si në krahasim me gjashtëmujorin e mëparshëm, ashtu edhe me një vit më parë. Sipas vrojtimit, 91% e familjeve të intervistuara deklarojnë se zotërojnë të paktën një pronë të patundshme. Kjo përqindje ka rënë me 1.6 pikë përqindjeje krahasuar me gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025 dhe me 3.6 pikë përqindjeje në…

Lexo më shumë

Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli bashkimin e kompanive Progeen dhe Bami si fituese në tenderin me fond limit 22.5 milionë euro për ndërtimin e parkimit nëntokësor tek sheshi Nënë Tereza. Kontrata kapitale “me çelësa në dorë” i është besuar këtij konsorciumi për vlerën përfundimtare prej 1,63 miliardë lekë pa TVSH (rreth 17.5 milionë euro). Gara për të fituar të drejtën e transformimit të sheshit monumental, ku trafiku i makinave do të groposet tërësisht nëntokë përmes tre rampave masive me pjerrësi 15%, kishte tre oferta më të ulëta se ajo që u shpall fituese. Tan Agolli dogji tre ofertat më të ulëta…

Lexo më shumë