Autor: F Muca
Bankat kanë lehtësuar standardet dhe kushtet e kreditimit për bizneset gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026, duke krijuar mundësi më të favorshme financimi, veçanërisht për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme. Krahas uljes së kërkesave për kolateral, është rritur edhe shkalla e miratimit të kredive, ndërsa kërkesa e bizneseve për financim ka shënuar rritje në të gjitha segmentet. Këto janë përfundimet kryesore të vrojtimit të aktivitetit kreditues të Bankës së Shqipërisë për tremujorin e tretë të vitit 2026, i cili evidenton një prirje lehtësuese në politikat e bankave ndaj sektorit të biznesit, të mbështetur kryesisht nga konkurrenca në sistemin…
Kostot e energjisë elektrike vijojnë të rëndojnë financat e ujësjellësve, duke zënë rreth një të katërtën e shpenzimeve operative dhe të mirëmbajtjes së sektorit. Sipas raportit të performancës së Entit Rregullator të Ujit, gjatë vitit 2025 këto kosto u rritën me 85.8 mln lekë, ose 3.5%, krahasuar me një vit më parë. Kontributin më të madh në këtë rritje e dhanë shoqëritë rajonale të ujësjellës-kanalizimeve Durrës dhe Fier. Për Durrësin, raporti e lidh shtimin e shpenzimeve kryesisht me rritjen e vëllimit të ujit të prodhuar dhe të shpërndarë, që ka kërkuar më shumë orë pune të stacioneve të pompimit dhe,…
Numri i dyqaneve të dëmtuara gjatë trazirave të fundjavës në Francë ka arritur në të paktën 3,000, dyfishi i shifrës së raportuar vetëm një ditë më parë. Megjithatë, kompanitë e sigurimeve, të cilat pritet të përballojnë një pjesë të madhe të kostove, ende nuk kanë një vlerësim të dëmeve të shkaktuara. France Assureurs, federata franceze e kompanive të sigurimit, i tha Euronews se anëtarët e saj janë “plotësisht të mobilizuar për të mbështetur të siguruarit e prekur”. Ajo nuk mundi të jepte një vlerësim fillestar të humbjeve dhe as të tregonte se sa kërkesa për dëmshpërblim ishin paraqitur deri tani.…
Nga Aina Hoti Një forum ekonomik përfundon në sallë, por rezultati i tij fillon të duket më pas: kur shkëmbehet një ofertë, dërgohet një mostër, negociohet një marrëveshje apo realizohet një porosi. Pikërisht në këtë vazhdimësi duhet kërkuar përgjigjja e një pyetjeje të rëndësishme: sa biznes prodhojnë takimet e diasporës? Pjesëmarrja, diskutimet dhe kontaktet e reja kanë vlerën e tyre. Ato krijojnë njohje dhe mund të hapin dyer që një sipërmarrës do ta kishte të vështirë t’i hapte vetëm. Megjithatë, kur qëllimi i një aktiviteti është bashkëpunimi ekonomik, vlerësimi i tij duhet të përfshijë edhe atë që ndodh pas takimit.…
Kryeministri, Edi Rama në një takim me drejtorët e gjimnazeve të Tiranës, foli në lidhje me masat që duhen marrë për të ndalur valën e dhunës dhe për përgjegjësinë që duhet të marrin edhe prindërit e të miturve që djegin e shkatërrojnë. Ai tha se një opsion është edhe ulja e moshës së lejuar për dënimin penal, që aktualisht është 18 vjeç. “Komunikoj vazhdimisht me njerëz në telefon dhe ia delegoj edhe ministrave, e jo më të mos flas me ata që vijnë nga protesta. Të vijnë, le të më thonë se duhet të largohem, të më thonë se ne…
Aksionet në të gjithë Evropën ranë në fillim të tregtimit të së hënës, ndërsa Franca po përballet me një nga fundjavat më të dhunshme të viteve të fundit. Pronarët e dyqaneve dhe drejtuesit e kompanive po vlerësojnë dëmet dhe akuzojnë autoritetet se i kanë lënë të pambrojtur. Indeksi Euro Stoxx 50 shënoi një rënie prej vetëm 0,1%, ndërsa indeksi më i gjerë pan-evropian Stoxx 600 ra me mbi 0,6% në fillim të sesionit të së hënës. Në Francë, indeksi CAC 40 ra me 0,5%. Për shembull, aksionet e rrjetit të shitjeve me pakicë Carrefour, i cili njoftoi se 50 prej…
Administrata Tatimore ka rimbursuar 6.84 milionë euro për 42,132 individë, në kuadër të procesit të kthimit të tatimit të mbipaguar dhe përfitimeve nga zbritjet tatimore për fëmijët, të deklaruara përmes Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA 2025). Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, shifrat i referohen periudhës deri më 30 shtator 2026, ndërsa procesi i rimbursimit vijon edhe gjatë muajit tetor. Në total, 42,132 individët përfitues kanë marrë mesatarisht rreth 162 euro secili, megjithëse shuma konkrete e përfituar ndryshon në varësi të të ardhurave, detyrimeve tatimore dhe zbritjeve që i takojnë secilit tatimpagues.…
Bankat tregtare vijojnë të zbatojnë masa të posaçme sigurie, duke mbajtur të mbyllura një pjesë të degëve fizike në Tiranë dhe duke kufizuar oraret e shërbimit në disa të tjera. Situata vjen pas përshkallëzimit të protestave të ditëve të fundit, të shoqëruara me akte dhune, dëmtime të pronës publike dhe private, si dhe sulme ndaj disa degëve bankare dhe bankomateve. Përmes njoftimeve të publikuara në kanalet zyrtare të komunikimit, nëntë banka tregtare kanë informuar klientët për ndryshimet në funksionimin e rrjetit të tyre të degëve për këtë të hënë. Masat përfshijnë mbylljen e plotë të disa degëve, reduktimin e orareve…
Fluturimet komerciale po shënojnë rritje në Shqipëri, duke e renditur vendin ndër tregjet me ecurinë më të mirë në Europë për muajin shtator. Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria regjistroi rritjen e dytë më të lartë në Europë të numrit të fluturimeve me 23.9% krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, duke reflektuar zgjerimin e aktivitetit të transportit ajror. Edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria kryeson për rritjen e fluturimeve, e ndjekur nga Mali i Zi, me 16.1%, dhe Maqedonia e Veriut, me 12.6%. Në nivel europian, Sllovakia kryeson renditjen, me një rritje prej 48.6% të fluturimeve komerciale në…
Mijëra njerëz dolën në rrugët e qyteteve evropiane gjatë fundjavës për të protestuar kundër rritjes së kostos së jetesës, çmimeve të papërballueshme të banesave, pagave të ulëta dhe presionit mbi shërbimet publike. Edhe pse pakënaqësitë ndryshonin nga një vend në tjetrin, demonstratat nxorën në pah frustrimin në rritje lidhur me buxhetet familjare. Në Francë, qindra mijëra njerëz morën pjesë në demonstrata ku u përfshinë studentë dhe grupe të tjera, të cilët protestuan kundër kostos së jetesës dhe problemeve me shërbimet publike. Shumë prej tyre marshuan në mënyrë paqësore, por presidenti francez, Emanuel Makron, u zotua se do të mbante përgjegjës…