Autor: F Muca
Vendet e Bashkimit Evropian po diskutojnë një mekanizëm të ri kontrolli për shtetet që do të bëhen pjesë e Unionit, duke rishikuar propozimin fillestar të Komisionit Evropian për një periudhë 15-vjeçare monitorimi pas anëtarësimit. Sipas një dokumenti të përgatitur nga Presidenca irlandeze e Këshillit të BE-së, propozimi i ri parashikon një periudhë fillestare prej 10 vjetësh, e cila mund të zgjatet me pesë vite të tjera nëse vlerësohet se ekzistojnë arsye të mjaftueshme. Nisma vjen në kuadër të përpjekjeve të BE-së për të forcuar garancitë institucionale përpara zgjerimit të ardhshëm, duke synuar të shmangë rastet kur një shtet, pasi bëhet…
Një gjykatë në Itali ka vendosur nën administrim gjyqësor njësinë evropiane të bankës britanike Revolut, pasi konstatoi se persona të dënuar për lidhje me mafien dhe pastrim parash kishin kaluar para me origjinë të paligjshme përmes llogarive të saj. Masa, e cila do të zgjasë një vit, prek Revolut Bank UAB, me seli në Lituani, e cila ushtron aktivitetin në Itali përmes një dege lokale. Në një vendim prej 39 faqesh, të shqyrtuar nga agjencia e lajmeve Reuters, gjykata evidentoi “mangësi serioze” në mekanizmat e bankës për parandalimin e pastrimit të parave. Gjykata e Milanos deklaroi se masat e pamjaftueshme…
Net-qëndrimet e turistëve të huaj në strukturat akomoduese në Shqipëri u rritën me 6.9% gjatë muajit shtator 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithëse sezoni veror ka përfunduar, të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT) tregojnë se kërkesa për akomodim nga vizitorët e huaj ka vijuar të rritet edhe gjatë muajit të parë të vjeshtës. Sipas INSTAT, net-qëndrimet totale në hotele dhe struktura të tjera akomoduese u rritën me 7.5% në raport me shtatorin 2025. Ndërkohë, net-qëndrimet e vizitorëve rezidentë shënuan një rritje prej 9.3%, duke tejkaluar ritmin e rritjes së net-qëndrimeve të turistëve…
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka arkëtuar rreth 225 milionë lekë nga dhënia me qira e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara gjatë periudhës janar–tetor 2026, duke regjistruar një rritje prej 25.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave financiare të Agjencisë, të ardhurat nga qiradhënia arritën në 224.9 milionë lekë në dhjetë muajt e parë të këtij viti, nga 179.7 milionë lekë që ishin në periudhën janar–tetor 2025. Në vlerë absolute, AAPSK ka arkëtuar rreth 45.2 milionë lekë më shumë se një vit më parë, duke dëshmuar një…
Nga Nevila Popa – Analizë për Ekofin.al Paketa Fiskale 2027 propozon që TVSH-ja për akomodimin turistik të rritet nga 6% në 10%, duke filluar nga 1 janari 2027. Ministria e Financave pret prej saj 614 milionë lekë të ardhura shtesë në vit, rreth 6.8 milionë euro. Për sektorin, dy pyetje kanë rëndësi: kush e paguan këtë rritje, dhe a e çon ajo turizmin drejt formalizimit. Përgjigjja e shkurtër është se rritja e normës vetë nuk formalizon asgjë. Formalizimin mund ta sjellë ulja e pragut të regjistrimit në TVSH nga 10 në 5 milionë lekë, e cila vjen në të njëjtën…
Shoqëritë tregtare do të përballen me detyrime të reja për regjistrimin e të dhënave, kontrollin e administratorëve, transaksionet me palët e lidhura dhe publikimin e shpërblimeve të drejtuesve. Ligji i ri, i botuar në Fletoren Zyrtare, forcon gjithashtu rolin e Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe përafron legjislacionin shqiptar me direktivat e Bashkimit Evropian. Kuvendi ka miratuar ndryshime të rëndësishme në kuadrin ligjor për funksionimin e shoqërive tregtare, duke vendosur kërkesa të reja për transparencën, administrimin, identifikimin e aksionarëve dhe përgjegjësinë e drejtuesve të kompanive. Ndryshimet synojnë përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet evropiane për qeverisjen e korporatave, mbrojtjen e aksionarëve…
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi sot në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm ndryshimet e propozuara në projektligjin “Për strehimin social”, duke theksuar se përmes këtij rishikimi synohet zgjerimi i mbështetjes përtej kategorive tradicionale të strehimit social, duke përfshirë edhe të rinjtë, çiftet e reja, profesionistët dhe familjet me të ardhura mesatare. Ministrja u shpreh se ndryshimet synojnë t’i përgjigjen zhvillimeve demografike dhe ekonomike, rritjes së çmimeve të banesave dhe qirave, si dhe nevojës për instrumente të reja që lehtësojnë aksesin në strehim. “Sot ka familje të cilat nuk përfshihen në kategori tradicionale të…
Grupi OTP vijoi performancën e tij të fortë financiare gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026. Fitimi i normalizuar pas tatimit arriti në 2.4 miliardë euro, duke përfshirë njohjen proporcionale të zërave të veçantë të regjistruar në mënyrë të përqendruar në tremujorin e parë, për të gjithë vitin. Ky rezultat mbeti i qëndrueshëm krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa ishte 6% më i lartë i axhustuar sipas efektit tё kursit tё kёmbimit, si dhe me njё kthim tё normalizuar mbi kapitalin (ROE), që arriti në 21.1%. Fitimi i raportuar i konsoliduar pas tatimit ishte 2.3 miliardë euro, 1% më…
Problemet e aksesit në disa shërbime të Microsoft në rajone të ndryshme po shfrytëzohen si mundësi për tentativa mashtrimi. AKSK sqaron se ndërprerjet lidhen me ngarkesën e lartë në infrastrukturën e kompanisë dhe jo me një sulm kibernetik, ndërsa u bën thirrje përdoruesve të tregojnë kujdes ndaj email-eve, SMS-ve. dhe telefonatave të dyshimta Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka njoftuar për probleme në aksesimin dhe funksionimin e disa shërbimeve të Microsoft, konkretisht Outlook, Teams dhe Azure, të raportuara në disa rajone. Sipas informacionit të përcjellë nga Microsoft, ndërprerjet janë shkaktuar nga ngarkesa e lartë në infrastrukturën e kompanisë dhe…
Në raportin e tretë, CCBS paraqet transformimin e saj industrial në Shqipëri: të ardhurat rriten me 3,4%, rikuperimi i mbetjeve arrin në 85%, energjia e vetëprodhuar në 31% dhe sfida e neutralitetit të karbonit. Presidenti Luca Busi: Rritja dhe qëndrueshmëria në të njëjtin drejtim. Rritje ekonomike, investime industriale dhe një sfidë ambicioze: të bëhet kompania e parë industriale Carbon Neutral në Shqipëri deri në vitin 2030. Ky është drejtimi i zhvillimit të Coca-Cola Bottling Shqipëria (CCBS), e cila prezanton Raportin e saj të Tretë të Qëndrueshmërisë, duke pasqyruar një vit 2025 të karakterizuar nga rezultate pozitive ekonomike dhe përparim në…