Autor: F Muca
Ulja e pragut të TVSH-së nga 10 milionë në 5 milionë lekë ka shkaktuar kundërshtimin e përfaqësuesve të profesioneve të lira, të cilët paralajmëruan se do t’i drejtohen sërish Gjykatës Kushtetuese nëse ndryshimet ligjore miratohen në formën aktuale. Gjatë diskutimeve në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat në Kuvendin e Shqipërisë, avokati Lulzim Alushaj, përfaqësues i Aleancës së Profesioneve të Lira, kërkoi që qeveria të rishikojë propozimin, duke kujtuar edhe betejën e mëparshme ligjore për tatimin mbi të ardhurat e profesionistëve të lirë, të cilën e fituan në Gjykatën Kushtetuese. “Ulja e menjëhershme dhe kaq drastike e pragut do të…
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike projektligjin për strehimin social. Ibrahimaj tha se rritja e çmimeve të banesave, veçanërisht në zonat qendrore të qyteteve të mëdha dhe kryesisht në Tiranë, e bën të nevojshme krijimin e mekanizmave të rinj për strehimin e përballueshëm. “Zhvillimi ekonomik dhe faza e zhvillimit ekonomik në të cilën ne ndodhemi sot na lejon që ne të vijojmë të kujdesemi për shtresat në nevojë, por gjithashtu, nisur nga të ardhurat e shtuara, na krijohet hapësira dhe mundësia që të kujdesemi edhe për ato kategori të…
Kryeqyteti do të përballet këtë të diel, më 15 nëntor, me kufizime të mëdha të qarkullimit rrugor për shkak të organizimit të Maratonës së Tiranës. Nga ora 08:00 deri në 16:00, një pjesë e konsiderueshme e akseve kryesore të qytetit do të jenë të bllokuara, ndërsa transporti publik do të pësojë ndryshime të rëndësishme, deri në pezullimin e plotë të disa linjave. Aktiviteti sportiv, i organizuar nga Bashkia e Tiranës, pritet të sjellë vështirësi të konsiderueshme për lëvizjen e qytetarëve, veçanërisht për ata që duhet të udhëtojnë drejt qendrës, të shkojnë në punë apo të kryejnë aktivitete të tjera gjatë…
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) vijon të zgjerojë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe rajonal, me fokus forcimin e kapaciteteve institucionale, shkëmbimin e eksperiencave dhe promovimin e praktikave më të mira evropiane për administrimin dhe ripërdorimin social të pasurive të konfiskuara. Në këtë kuadër, AAPSK mori pjesë në Takimin e Komitetit Drejtues të projektit rajonal EU4FAST – “Mbështetja e BE-së për Forcimin e Luftës kundër Kontrabandimit të Migrantëve dhe Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Ballkanin Perëndimor”, të organizuar më 12 nëntor në Tiranë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve shqiptare, partnerëve ndërkombëtarë dhe organizatave zbatuese të projektit.…
Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme (NAREA) ka paraqitur pesë propozime konkrete për ndryshimin e Paketës Fiskale 2027, duke kërkuar një trajtim më të favorshëm për bizneset e vogla, lehtësimin e tatimit mbi fitimin kapital nga shitja e pronave, nxitjen e tregut të qirave dhe rishikimin e metodologjisë së çmimeve referuese. Në seancën dëgjimore të zhvilluar më 12 nëntor në Komisionin për Ekonominë dhe Financat në Kuvend, drejtori ekzekutiv i NAREA, Reinaldo Pipiria, deklaroi se propozimet mbështeten në të dhëna nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, administrata tatimore, OSHEE, INSTAT dhe indeksi i çmimeve i ndërtuar nga shoqata mbi…
Punësimi në Shqipëri i kushton biznesit mesatarisht 98.561 lekë në muaj për çdo njësi pune me kohë të plotë. Të dhënat publikohen nga INSTAT në Anketën e Kostos së Punës për vitin 2024, e cila mat jo vetëm pagën e punonjësit, por edhe kontributet shoqërore dhe shpenzimet e tjera që përballon punëdhënësi. Sipas INSTAT-it, kostoja mesatare vjetore arrin në 1.182.734 lekë, ndërsa një orë pune kushton mesatarisht 559 lekë. Këto shifra i referohen ndërmarrjeve jo-bujqësore me 10 e më shumë të punësuar dhe nuk përfaqësojnë pagën që merr punonjësi në dorë. Pagat zënë pjesën më të madhe të kostos Struktura…
Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për ndeshjen e futbollit Shqipëri–Finlandë, e cila do të zhvillohet sot, më 12 nëntor, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”. Për shkak të këtij aktiviteti sportiv, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes do të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve në disa rrugë pranë stadiumit. Aks rrugore që do të bllokohen janë: -Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pranë urës së ish-Hotel Dajtit; -Rruga “Papa Gjon Pali II”, te kryqëzimi i RTSH-së; -Rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës Amerikane; -Rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës Amerikane; -Rruga “Themistokli Gërmenji”, në hyrje; -Rruga “Ismail…
Shqipëria mbetet pjesë e debatit europian për përballueshmërinë e energjisë, në një kohë kur familjet në vendet e Bashkimit Europian kanë përfituar nga një ulje mesatare e çmimeve të energjisë elektrike dhe gazit gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Megjithatë, kjo tendencë mund të mos zgjasë. Rritja e çmimeve në tregjet me shumicë, e nxitur edhe nga zhvillimet gjeopolitike në Lindjen e Mesme, pritet të reflektohet gradualisht në faturat e familjeve, veçanërisht gjatë vitit 2027. Sipas të dhënave të Eurostat, çmimi mesatar i energjisë elektrike për familjet në BE ishte 28,3 euro për 100 kWh në gjysmën e parë…
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka miratuar Planin 5-vjeçar të Zhvillimit të Rrjetit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për periudhën 2023–2027, i cili parashikon investime me vlerë mbi 53.5 miliardë lekë, ose rreth 587 milionë euro, duke përfshirë financimet e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) dhe kapitalin e huaj. Vendimi nr. 292, i datës 20 tetor 2026, është publikuar sot në Fletoren Zyrtare dhe përfshin listën e detajuar të investimeve, nga ndërtimi dhe rikonstruksioni i nënstacioneve elektrike te fuqizimi i linjave të shpërndarjes, modernizimi i rrjetit, sistemet e matjes dhe teknologjitë e monitorimit. Sipas dokumentit të miratuar, investimet e…
Të paktën 300 shkolla në të gjithë Italinë u evakuuan të mërkurën, pasi morën njoftime për vendosjen e bombave përmes postës elektronike. Në emailin kërcënues përfshihej edhe një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj kryeministres italiane, Giorgia Meloni, bëri të ditur ministri i Arsimit i Italisë. Mesazhi niste me fjalët: “Kemi ardhur për t’ju shfarosur. Do të kryejmë gjenocid ndaj italianëve.” Në të thuhej se në ndërtesë ishte vendosur një “pajisje shpërthyese e fuqishme”, e cila do të aktivizohej përmes një “mekanizmi në distancë”. “Ne kemi vendosur një bombë në motorin e makinës së kryeministres suaj”, vijonte emaili, i cili ishte nënshkruar…