Autor: F Muca

Të paktën 300 shkolla në të gjithë Italinë u evakuuan të mërkurën, pasi morën njoftime për vendosjen e bombave përmes postës elektronike. Në emailin kërcënues përfshihej edhe një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj kryeministres italiane, Giorgia Meloni, bëri të ditur ministri i Arsimit i Italisë. Mesazhi niste me fjalët: “Kemi ardhur për t’ju shfarosur. Do të kryejmë gjenocid ndaj italianëve.” Në të thuhej se në ndërtesë ishte vendosur një “pajisje shpërthyese e fuqishme”, e cila do të aktivizohej përmes një “mekanizmi në distancë”. “Ne kemi vendosur një bombë në motorin e makinës së kryeministres suaj”, vijonte emaili, i cili ishte nënshkruar…

Lexo më shumë

Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja tavan për tregtimin e karburanteve në Shqipëri, të cilat do të hyjnë në fuqi sot, në orën 14:00. Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e radhës, çmimi maksimal i shitjes me pakicë të naftës do të jetë 205 lekë për litër, ndërsa çmimi maksimal i benzinës është përcaktuar në 164 lekë për litër. Për tregtimin me shumicë, Bordi ka vendosur që çmimi i naftës të mos jetë më i lartë se 193 lekë për litër, ndërsa ai i benzinës të mos kalojë 152 lekë për litër. Çmimet e reja të miratuara nga…

Lexo më shumë

Shqipëria po konsolidohet si një destinacion turistik në rritje në Mesdhe, por vitet e fundit vëmendja po zhvendoset gjithmonë e më shumë drejt veriut të vendit. Pasuria natyrore, investimet infrastrukturore dhe një brez i ri projektesh turistike po krijojnë kushtet për një kapitull të ri zhvillimi në bregdetin e Adriatikut. Jo shumë vite më parë, kur flitej për turizmin shqiptar, vëmendja përqendrohej kryesisht në jug. Riviera, me plazhet dhe destinacionet e saj të konsoliduara, ishte imazhi dominues turistik i Shqipërisë në tregun ndërkombëtar. Por kjo panoramë kohët e fundit po ndryshon. Ndërsa turizmi shqiptar po rritet dhe kërkesa për destinacione…

Lexo më shumë

Buxheti i Bashkimit Europian për vitin 2027 do të arrijë në 199.7 miliardë euro në angazhime financiare dhe 211.5 miliardë euro në pagesa. Fondet do të përqendrohen te kohezioni, qëndrueshmëria, konkurrueshmëria, inovacioni, siguria dhe mbështetja për vendet partnere. Këshilli i Bashkimit Europian dhe Parlamenti Europian kanë arritur marrëveshjen për buxhetin vjetor të BE-së për vitin 2027, i cili është gjithashtu buxheti i fundit vjetor në kuadër të Kornizës Financiare Shumëvjeçare 2021–2027. Marrëveshja parashikon një buxhet prej 199.7 miliardë eurosh në angazhime financiare dhe 211.5 miliardë eurosh në pagesa. Përveç këtyre fondeve, 710.1 milionë euro do të mbeten të disponueshme brenda…

Lexo më shumë

Ministria e Financave ka nisur procedurat për emetimin e Eurobondit të tetë të Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare, duke hapur dy procese përzgjedhjeje: një për kompaninë që do të ofrojë konsulencën ligjore dhe një tjetër për bankat ndërkombëtare që do të organizojnë dhe drejtojnë emetimin e borxhit. Sipas dokumenteve që disponon ekofin.al, qeveria synon të sigurojë rreth 650 milionë euro përmes një Eurobondi të ri në vitin 2027, ndërsa në vitin 2028 parashikohet mundësia e sigurimit të deri në 300 milionë eurove të tjera përmes rihapjes së të njëjtit instrument. Nëse realizohen të dyja operacionet sipas vlerave të parashikuara, Shqipëria mund…

Lexo më shumë

Buxheti i Ministrisë së Bujqësisë parashikon 18 miliardë lekë për vitin e ardhshëm, 10% më shumë se buxheti fillestar i vitit 2026. Në një kohë kur bujqësia rezulton ndër sektorët me tkurrje në vitet e fundit dhe prej shumë muajsh mbeten të bllokuara fondet evropiane të IPARD III deri në një afat të pacaktuar, Ministri Salla gjatë prezantimit të buxhetit në Komisionin e Ekonomisë theksoi se një nga shtesat kryesore lidhet me Skemën Kombëtare të mbështetjes, që sipas tij do të përfitojë 100 milionë lekë më shumë. Në këtë skemë përfshihen gjithashtu mbështetja për luftën biologjike, certifikimin e produkteve sipas…

Lexo më shumë

Shqipëria renditet në vendin e 86-të mes 170 ekonomive të botës për varësinë nga tregtia ndërkombëtare, me një raport të eksporteve dhe importeve të mallrave dhe shërbimeve ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 79.5%. Të dhënat publikohen nga platforma ndërkombëtare Visual Capitalist, në një renditje të bazuar në statistikat e Bankës Botërore për tregtinë globale. Ky tregues e vendos Shqipërinë pranë Gjermanisë, e cila ka një raport prej 78.5%, si dhe Greqisë me 83.5%. Në rajon, ekonomitë e vendeve fqinje paraqiten më të ekspozuara ndaj tregtisë ndërkombëtare. Maqedonia e Veriut regjistron 133% të PBB-së, Kosova 118.2%, Serbia 112.9%, ndërsa Mali…

Lexo më shumë

Një ditë grevë e përgjithshme, në të cilën ndërpret punën 20% e fuqisë punëtore, mund t’i kushtojë ekonomisë shqiptare rreth 15 milionë euro, sipas një përllogaritjeje orientuese të bazuar në metodologjinë e përdorur nga Euronews për ekonomitë europiane. Ndërkohë, në Gjermani humbjet e mundshme arrijnë në 2.5 miliardë euro në ditë, ndërsa në Francë në 1.6 miliardë euro. Nëse e njëjta metodologji do të zbatohej edhe për Shqipërinë, duke marrë si referencë një Prodhim të Brendshëm Bruto vjetor prej rreth 27 miliardë eurosh, rezulton se ekonomia shqiptare prodhon mesatarisht rreth 74 milionë euro në ditë. Në skenarin teorik ku 20%…

Lexo më shumë

Numri i ndërmarrjeve aktive në Kosovë ka rënë për 4% gjatë vitit 2025, ndërsa paga mesatare bruto ka arritur në 658 euro. Kështu bëhet e ditur në rezultatet e Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve (ASN) për vitin 2025, të publikuara të martën nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK). Sipas raportit, në sektorët ekonomikë të përfshirë në hulumtim kanë operuar gjithsej 48 mijë e 506 ndërmarrje aktive, duke shënuar rënie prej 4% krahasuar me vitin 2024. Pavarësisht zvogëlimit të numrit të bizneseve, qarkullimi i tyre është rritur për 6,1%, ndërsa shpenzimet kanë shënuar ngritje prej 6,6%. Të dhënat tregojnë se paga…

Lexo më shumë

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Nvidia, Jensen Huang, ka pranuar se ka qenë “i pabesë” ndaj bashkëshortes së tij, Lori Huang, përmes një mesazhi drejtuar punonjësve të kompanisë. Rrëfimi i tij vjen në një moment kur miliarderi po përballet me polemika lidhur me një lidhje të pretenduar jashtëmartesore dhe me raportime për përfshirjen e një sipërmarrëseje të dyshuar nga inteligjenca amerikane për lidhje me spiunazhin kinez. Përtej pasojave personale dhe korporative, çështja ka ngritur edhe pikëpyetje mbi pasurinë e tij marramendëse, e cila mund të vihet në diskutim në rast të një divorci. Sipas përllogaritjeve, ndarja hipotetike e pasurisë në mënyrë…

Lexo më shumë