Grupi OTP vijoi performancën e tij të fortë financiare gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026. Fitimi i normalizuar pas tatimit arriti në 2.4 miliardë euro, duke përfshirë njohjen proporcionale të zërave të veçantë të regjistruar në mënyrë të përqendruar në tremujorin e parë, për të gjithë vitin. Ky rezultat mbeti i qëndrueshëm krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa ishte 6% më i lartë i axhustuar sipas efektit tё kursit tё kёmbimit, si dhe me njё kthim tё normalizuar mbi kapitalin (ROE), që arriti në 21.1%.
Fitimi i raportuar i konsoliduar pas tatimit ishte 2.3 miliardë euro, 1% më i ulët në krahasim me vitin e kaluar, duke korresponduar me një kthim mbi kapitalin prej 19.9%.
Fitimi para tatimit u rrit me 1% nё monedhёn hungareze krahasuar me vitin e kaluar, dhe me 6% i axhustuar asipas efektit tё kursit tё kёmbimit. Duke përjashtuar ndikimin e kufizimit të normave të interesit në Hungari dhe provigjionet për kreditë në franga zvicerane (CHF) në Slloveni, si fitimi i normalizuar para tatimit ashtu edhe fitimi operativ do të ishin rritur me 11%, tё axhustuar sipas efektit tё kursit tё kёmbimit. Të ardhurat totale u rritën me 5%, kryesisht të nxitura nga të ardhurat neto nga interesi, të cilat u rritën me 13% krahasuar me vitin e kaluar, ose me 19% tё axhustuara sipas efekteve tё kursit tё kёmbimit. Marzhi neto i interesit për nëntëmujorin u përmirësua me 31 pikë bazë, duke arritur në 4.61%.
Shpenzimet operative u rritën me 10% krahasuar me vitin e kaluar, ose me 15% me bazë të normalizuar dhe të axhustuar sipas efektit tё kursit tё këmbimit. Kjo lidhej kryesisht me rritjen e pagave, zgjerimin e numrit të punonjësve, amortizimin e investimeve në teknologji dhe kostot më të larta për infrastrukturën IT, aplikacionet dhe marketingun. Raporti i kostove ndaj të ardhurave në bazë të normalizuar ishte 41.3%, krahasuar me 39.3% në nëntëmujorin e parë të vitit 2025.
Cilësia e portofolit të kredive mbeti e qëndrueshme: raporti i kredive në Fazën 3 (Stage 3) u përmirësua me 0.3 pikë përqindjeje krahasuar me fundin e vitit 2025, duke arritur në 3.2%. Kostot totale të rrezikut u rritën me 5% krahasuar me vitin e kaluar, ose me 10% tё axhustuara sipas efektit tё kursit të këmbimit, pjesërisht si rezultat i kufizimit të normave të interesit në Hungari dhe provigjioneve për kreditë në monedhёn zvicerane (CHF) në Slloveni. Norma e kostos së rrezikut të kredisë për nëntëmujorin ishte 74 pikë bazë, krahasuar me 66 pikë bazë pёr 2025.
Dinamika e kredidhёnies mbeti e fortë edhe gjatë tremujorit të tretë. Portofoli i konsoliduar i kredive performuese për klientët (Stage 1 + 2) u rrit me 12% gjatë nëntë muajve të parë dhe me 18% krahasuar me vitin e kaluar, tё axhustuar sipas efektit tё kursit tё kёmbimit . Kreditë hipotekare vazhduan të udhëhiqnin rritjen, duke u rritur me 17% që nga fillimi i vitit 2026, përfshirë një rritje prej 25% në Hungari, e mbështetur nga programi i subvencionuar i strehimit “Home Start”. Kreditë konsumatore u rritën me 12%, ndërsa kreditë për bizneset, përfshirë ndërmarrjet mikro dhe të vogla (MSE), u rritën me 9% tё axhustuara sipas efektit tё kursit tё kёmbimit. Portofoli i leasing gjithashtu u rrit me 12% krahasuar me fundin e vitit 2025.
Depozitat e klientëve u rritën me 8% gjatë nëntë muajve të parë tё axhustuara sipas efektit tё kursit tё kёmbimit. Norma neto kredi/depozita e Grupit ishte 80% në fund të shtatorit, nga 77% në fund të vitit 2025, duke reflektuar se rritja e huadhënies vazhdon të mbështetet nga një bazë e qëndrueshme financimi.
Grupi OTP ruajti një pozicion të fortë kapitali. Në fund të shtatorit, norma CET1 ishte 17.8%, ndërsa norma totale e mjaftueshmërisë së kapitalit arriti në 20.5%, me një rritje prej 0.8 pikë përqindjeje që nga fillimi i vitit. Nëse do të merrej në konsideratë njohja proporcionale e kostove speciale vjetore, norma CET1 do të arrinte në 17.9%. Emetimi i obligacioneve Tier 2 në vlerë prej 1 miliard euro, i përfunduar në qershor – dhe që përbën emetimin më të madh në historinë e OTP Bank në tregjet e kapitalit, – kontribuoi ndjeshëm në përmirësimin e mjaftueshmërisë totale të kapitalit.
Bazuar në rezultatet e nëntëmujorit të parë, menaxhimi ruajti objektivat e tij për vitin 2026. Rritja organike e kredive performuese, e axhustuar sipas efektit tё kursit tё kёmbimit, mund të mbetet pranë nivelit 15% të arritur në vitin 2025, ndërsa marzhi neto i interesit mund të tejkalojë nivelin 4.34% të regjistruar në vitin 2025. Norma kosto/të ardhura mund të jetë disi më e lartë se niveli 41.7% i raportuar në vitin 2025, ndërsa profili i rrezikut të kredisë dhe norma e kostos së rrezikut mund të mbeten të ngjashme me ato të vitit të kaluar. Kthimi mbi kapitalin (ROE) mund të jetë më i ulët se në vitin 2025 (21.6%), pasi pritet forcimi i pozicionit tё kapitalit dhe njё varësi më të ulët nga financimi i jashtëm.
