Bordi i Transparencës ka miratuar sot çmimet e reja tavan për tregtimin e karburanteve në Shqipëri. Sipas vendimit, çmimi maksimal i naftës do të jetë 208 lekë për litër, ndërsa benzina do të tregtohet me jo më shumë se 167 lekë për litër.
Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot, më 10 nëntor, në orën 13:45 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës.
Sipas vendimit, çmimet maksimale të tregtimit janë:
* Nafta (gazoil): 208 lekë/litër me pakicë dhe 196 lekë/litër me shumicë.
* Benzina: 167 lekë/litër me pakicë dhe 155 lekë/litër me shumicë.
Vendimi është marrë në kuadër të masave të përkohshme për kontrollin e çmimeve në tregun e hidrokarbureve, pas shpalljes së situatës së veçantë në këtë sektor me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16 shtator 2026.
Bordi paralajmëron pezullim të aktivitetit për operatorët që nuk zbatojnë çmimet e përcaktuara. Të gjitha subjektet që tregtojnë karburante me shumicë dhe pakicë janë të detyruara të respektojnë kufijtë maksimalë të miratuar.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deklarojnë se mbeten të angazhuara për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.
Çmimet do të rishikohen në mbledhjen e ardhshme të Bordit, në varësi të zhvillimeve në tregun e karburanteve./ekofin.al
