Author: gazetar_1
Me hyrjen në fuqi të Udhëzimit të Ministrisë së Financave ka nisur zbatimi edhe për detyrimet e taksave dhe tarifave vendore i ligjit nr. 86/2025 për faljen dhe lehtësimin e detyrimeve. Bashkia e Tiranës njoftoi se qytetarët pronarë të njësive tregtare dhe bizneset debitore mund të përfitojnë nga fshirja e plotë ose e pjesshme e detyrimeve, si edhe nga falja e gjobave dhe kamatëvonesave, në varësi të periudhës kur janë krijuar këto detyrime. Sipas përcaktimeve të ligjit, të gjitha detyrimet vendore të krijuara deri më 31 dhjetor 2014 do të fshihen automatikisht dhe pa asnjë pagesë nga ana e taksapaguesit.…
Licencimi i “Degës së Bankës Turkiye Cumhuriyeti Ziraat Bankasi A.S., Albania” nga Banka e Shqipërisë shënon hyrjen e një tjetër aktori ndërkombëtar në tregun bankar shqiptar, në një periudhë kur sektori financiar po vijon zgjerimin dhe konkurrenca mes bankave po intensifikohet. Vendimi është marrë nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e datës 6 maj 2026, pas përfundimit të procedurave të licencimit dhe shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur nga banka turke, por është njoftuar sot nga BSH. Sipas njoftimit zyrtar, dega e re do të ushtrojë veprimtari bankare dhe financiare në përputhje me kushtet dhe kërkesat e licencës…
Sektori i turizmit po shfaq shenja formalizimi në prag të sezonit veror. Të dhënat e tatimeve në Vlorë tregojnë se në mars 2026 numri i punonjësve të deklaruar në sektorët e lidhur me turizmin është rritur me 14.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas autoriteteve, rritja më e ndjeshme është regjistruar te kategoritë me paga më të larta, një tregues që interpretohet si sinjal i formalizimit më të madh të marrëdhënieve të punës dhe deklarimit real të pagave në sektor. Po ashtu, bizneset turistike kanë rritur ndjeshëm edhe pagesat fiskale. Gjatë vitit 2025, pagesat e…
Turistët e huaj kanë dominuar rritjen e akomodimeve në Shqipëri gjatë muajit mars 2026, duke konfirmuar vijimin e zgjerimit të turizmit ndërkombëtar në vend edhe jashtë sezonit veror. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se numri i vizitorëve jo-rezidentë të akomoduar në strukturat turistike u rrit me 23.7% krahasuar me marsin e vitit të kaluar, ndërsa vizitorët rezidentë shënuan një rritje më të moderuar prej 15.9%. Në total, numri i vizitorëve të akomoduar në strukturat turistike në Shqipëri u rrit me 20.8% në mars 2026 në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë, duke reflektuar një…
Shqipëria ka regjistruar një kthesë pozitive në tregtinë e jashtme gjatë muajit prill 2026, teksa eksportet kanë shënuar rritjen më të fortë të muajve të fundit. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se eksportet e mallrave arritën në 34.9 miliardë lekë, me një rritje prej 16.9% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Megjithatë, pavarësisht këtij përmirësimi, ekonomia shqiptare vijon të mbetet e varur nga importet. Gjatë prillit, importet arritën në 79 miliardë lekë, ndërsa deficiti tregtar mbeti i lartë, në 44.1 miliardë lekë. Shifrat tregojnë një ekonomi që po përpiqet të rikuperojë ritmin e eksporteve pas…
Banka OTP Albania ka inauguruar mjediset e reja të dedikuara për segmentin e Bankingut Privat, duke prezantuar një hapësirë ekskluzive të projektuar për klientët që kërkojnë shërbim të personalizuar dhe standarde të avancuara financiare. Të pozicionuara në zemër të Tiranës, ambientet janë konceptuar sipas standardeve të OTP Group, me fokus te privatësia, komoditeti dhe krijimi i një përvoje të dedikuar për klientët premium. Ceremonia e inaugurimit mblodhi drejtues të Grupit OTP, përfaqësues të OTP Bank Albania, partnerë dhe klientë të bankës. Nëpërmjet shërbimit të Bankingut Privat, banka ofron këshillim financiar të specializuar, zgjidhje investimi të personalizuara, menaxhim portofoli, produkte kursimi…
Çmimet e naftës u rritën të hënën në mëngjes dhe tregjet evropiane u hapën në rënie, pasi presidenti amerikan Donald Trump dërgoi një paralajmërim të ri ndaj Iranit përmes rrjeteve sociale. Kontratat futures të naftës Brent për muajin korrik u rritën me 1.81%, duke u tregtuar me 111.27 dollarë për fuçi, ndërsa kontratat e naftës amerikane West Texas Intermediate (WTI) për qershorin fituan 2.15%, duke arritur në 107.69 dollarë për fuçi, teksa investitorët vlerësuan mesazhin më të fundit të Presidentit Trump drejtuar Iranit. Në një postim në platformën e tij Truth Social, ai shkroi të dielën: “Për Iranin, ora po…
Konflikti mes aksionarëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës ka dalë tashmë nga sallat e gjyqit dhe është zhvendosur drejtpërdrejt në kantierin e punimeve, duke prodhuar përplasje fizike dhe tension mes përfaqësuesve të kompanive që operojnë në projektin strategjik të aviacionit. Një situatë e tensionuar u regjistrua mëngjesin e kësaj të hëne në ambientet e aeroportit, ku përfaqësues dhe punonjës të lidhur me njërën nga palët në konflikt kanë penguar hyrjen në kantier të përfaqësuesve dhe stafit të kompanisë tjetër, duke mos i lejuar të vijojnë aktivitetin në zonën e punimeve. Në qendër të konfliktit qëndron përplasja mes biznesmenit Behgjet Pacolli,…
Shqipëria mirëpret nga sot deri më 22 maj turin e 83-të Çiklistik të Shqipërisë ku do të marrin pjesë 20 skuadra elitare nga Shqipëria, Ballkani dhe Evropa. Etapa e parë e këtij aktiviteti nis nga ora 12:00 ku çiklistët pjesëmarrës do të startojnë nga Tirana dhe do të përfundojnë garën në Lezhë. Policia e Shtetit ka bërë të ditur se sot do të ketë bllokime dhe kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse kryesore të Tiranës. Rrugët ku do të ketë kufizim të përkohshëm të qarkullimit të automjeteve do të jenë: Sheshi “Skënderbej” Bulevardi “Zogu i Parë” Rruga “Dedë…
Rritja e tensioneve gjeopolitike dhe pasiguritë që vijnë nga tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe naftës ishin në fokus të mesazheve të dhëna nga Guvernatori i Banka e Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë një takimi me përfaqësues të Banka Botërore dhe Korporata Financiare Ndërkombëtare. Në një kohë kur konfliktet dhe luftërat në rajone strategjike po ndikojnë drejtpërdrejt në çmimet globale të energjisë, Banka e Shqipërisë vlerëson se ekonomia shqiptare vijon të mbetet në një trajektore pozitive zhvillimi, por paralajmëron se goditjet e jashtme mund të krijojnë presione të reja inflacioniste dhe të ngadalësojnë ritmet e rritjes ekonomike. Gjatë takimit të zhvilluar më…
