Author: gazetar_1

Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) ka nisur zyrtarisht procesin kombëtar për digjitalizimin e hartave kadastrale, një reformë që synon kalimin përfundimtar nga planshetat fizike tek administrimi plotësisht elektronik i të dhënave të pronësisë në Shqipëri. Përmes Udhëzimit nr. 423, datë 8 maj 2026, ASHK ka përcaktuar procedurat dhe afatet për realizimin e këtij procesi, i cili do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit dhe do të përfundojë më 7 dhjetor 2026. Sipas udhëzimit, procesi synon unifikimin e procedurave në të gjitha drejtoritë vendore të ASHK-së, duke garantuar që hartat kadastrale të mos administrohen më në formë fizike, por…

Read More

Një draft i ri i hedhur për konsultim publik synon të zgjerojë kompetencat e Avokaturës së Shtetit, duke i dhënë asaj një rol më të madh në mbrojtjen e interesave pasurore të institucioneve publike dhe pushtetit vendor, ndërsa parashikon edhe krijimin e funksioneve të reja për të përballuar ngarkesën në rritje të çështjeve gjyqësore. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për Avokaturën e Shtetit” parashikon që ky institucion të përfaqësojë dhe mbrojë automatikisht organet e vetëqeverisjes vendore në çështjet gjyqësore me interes pasuror, pa pasur nevojë për autorizim të posaçëm nga bashkitë apo njësitë vendore. Sipas relacionit shoqërues,…

Read More

Bashkimi Europian ka miratuar zbatimin e marrëveshjes tregtare me Shtetet e Bashkuara, pavarësisht pasigurive të vazhdueshme në marrëdhëniet transatlantike dhe tensioneve politike mes Brukselit dhe administratës së Donald Trump. Negociatorët europianë arritën marrëveshjen pas orësh të gjata diskutimesh në Strasburg, duke i hapur rrugë hyrjes në fuqi të paktit tregtar të dakordësuar verën e kaluar mes Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe Presidentit amerikan, Donald Trump. Marrëveshja synon të shmangë një përshkallëzim të luftës tregtare mes dy ekonomive më të mëdha perëndimore. Sipas saj, BE-ja do të heqë shumicën e tarifave doganore për produktet amerikane, ndërsa SHBA…

Read More

Numri i të diplomuarve në Shqipëri ka pësuar një tjetër tkurrje në arsimin parauniversitar gjatë vitit shkollor 2024-2025, ndërsa universitetet kanë regjistruar një rritje të lehtë të studentëve që përfundojnë studimet. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se në total janë diplomuar 82.640 nxënës dhe studentë në të gjitha nivelet e arsimit, ku 35% i përkasin arsimit të lartë. Sipas statistikave, në arsimin parauniversitar janë diplomuar 53.701 nxënës, me një rënie prej 1.5% krahasuar me një vit më parë. Tkurrja është reflektuar sidomos në arsimin e mesëm të lartë, ku numri i maturantëve të diplomuar ra me 3%, në…

Read More

Së fundmi, Shqipëria është kthyer në një nga destinacionet më të përfolura turistike në Evropë – dhe jo pa arsye. Në brendësi të vendit, Alpet Shqiptare, të njohura edhe si “Bjeshkët e Nemuna”, ofrojnë terrene ideale për ecje malore dhe aventura natyrore, sipas “Lonely Planet”. Ndërkohë, përgjatë vijës së gjatë bregdetare, turistët mund të gjejnë plazhe të famshme të Adriatikut dhe Jonit me ujëra të kristalta, si edhe qytete historike me trashëgimi të pasur arkitekturore. Një tjetër avantazh është kostoja: Shqipëria mbetet dukshëm më e lirë se destinacionet fqinje si Kroaci, Greqi dhe Itali. Kur është koha më e mirë…

Read More

Sigma VIG continues to position itself as one of the most innovative companies in the Albanian insurance market, taking concrete steps toward digital transformation and the modernization of its internal processes. At a time when Artificial Intelligence is reshaping the way global businesses operate, Sigma VIG is among the first companies in the Albanian market to implement AI-based solutions for the automation of operational processes. One of the most advanced projects undertaken focuses on the automatic interpretation and processing of financial invoices through Machine Learning and Artificial Intelligence technologies. The developed system enables the reading, interpretation, and automatic preparation of…

Read More

Konsumi i energjisë elektrike në Shqipëri vijoi të rritet edhe gjatë muajit prill 2026, ndërsa prodhimi nga centralet fotovoltaike shënoi një tjetër zgjerim të fortë, duke konfirmuar ndryshimin gradual të strukturës së prodhimit energjetik në vend. Të dhënat e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) tregojnë se ngarkesa totale në sistemin e transmetimit arriti në 577.6 GWh në prill 2026, nga 563.8 GWh në të njëjtin muaj të një viti më parë. Krahasuar me prillin 2024, kur konsumi ishte 534.1 GWh, kërkesa për energji ka vijuar trajektoren rritëse për të dytin vit radhazi. Ndërkohë, prodhimi total i energjisë elektrike në…

Read More

Teksa tregjet ndërkombëtare po reflektojnë ulje të çmimeve të naftës, në Shqipëri karburantet janë shtrenjtuar sërish. Bordi i Transparencës vendosi këtë të hënë rritjen me 3 lekë për litër të çmimit të gazoilit, duke e çuar atë në 205 lekë/litër në tregun me pakicë. Vendimi hyn në fuqi nga ora 17:00 e datës 19 maj dhe do të mbetet në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit. Sipas tabelës së re: gazoili do të tregtohet maksimalisht me 205 lekë/litër në pakicë dhe 193 lekë/litër në shumicë; benzina do të mbetet në 189 lekë/litër në pakicë dhe 177 lekë/litër në…

Read More

Banka e Shqipërisë ka nxjerrë për konsultim publik një nga projektligjet më të rëndësishme për sektorin financiar të viteve të fundit, i cili synon të transformojë kuadrin ligjor të bankave dhe institucioneve të kreditit në Shqipëri, duke e afruar pothuajse plotësisht me standardet e Bashkimit Europian. Projektligji “Mbi ushtrimin e veprimtarisë së institucioneve të kreditit dhe mbikëqyrjen e kujdesshme të tyre” zëvendëson praktikisht arkitekturën ekzistuese të mbikëqyrjes bankare me një model të harmonizuar me direktivat më të fundit europiane. Drafti përafron legjislacionin shqiptar me Direktivën 2013/36/BE dhe një seri ndryshimesh të mëvonshme europiane që lidhen me mbikëqyrjen prudenciale, qëndrueshmërinë operacionale…

Read More

Pagesat ndaj bizneseve nuk do të mund të zvarriten pafund nga kompanitë apo institucionet publike. Një projektligj i ri i hedhur për konsultim publik parashikon që autoritetet shtetërore të kryejnë pagesat brenda 30 ditëve, ndërsa në marrëdhëniet mes sipërmarrjeve afati maksimal do të jetë 60 ditë kalendarike. Nëse këto afate shkelen, kamatëvonesa do të nisë të llogaritet automatikisht, pa pasur nevojë për paralajmërime apo kërkesa formale nga kreditori. Drafti është propozuar nga Këshilli i Ministrave dhe synon ndryshimin e ligjit “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore dhe tregtare”, duke përafruar më tej legjislacionin shqiptar me standardet e Bashkimi Europian…

Read More