Author: gazetar_1

Bordi i Transparencës ka ulur sërish çmimet e karburanteve në tregun vendas, vetëm një ditë pasi kishte vendosur një rritje të tyre. Në mbledhjen e zhvilluar këtë të enjte, Bordi vendosi që çmimi tavan i shitjes me pakicë për gazoilin të zbresë në 197 lekë për litër, nga 202 lekë që ishte vendosur një ditë më parë, duke reflektuar një ulje prej 5 lekësh për litër. Edhe benzina pësoi ulje, duke zbritur në 186 lekë për litër, nga 188 lekë që ishte vendosur në mbledhjen e mëparshme të Bordit. Ndërkohë, çmimi i shitjes me shumicë për gazoilin u caktua në…

Read More

Rritja e ndjeshme e prodhimit vendas të energjisë elektrike gjatë tremujorit të parë të vitit 2026 ka kthyer Shqipërinë në një eksportues neto të energjisë, duke ulur ndjeshëm nevojën për importe dhe duke rritur volumin e energjisë së shitur jashtë vendit. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se prodhimi neto vendas i energjisë elektrike arriti në 3.647 GWh në tremujorin e parë të këtij viti, nga 2.234 GWh në të njëjtën periudhë të vitit 2025, duke regjistruar një rritje të fortë me 63.2%. Sipas bilancit të energjisë elektrike, rritja është mbështetur kryesisht nga hidrocentralet, si publike ashtu edhe private.…

Read More

Bizneset shqiptare po ecin me ritme më të ngadalta drejt transformimit digjital krahasuar me Bashkimin Europian, ndërsa hendeku bëhet edhe më i dukshëm në përdorimin e programeve të avancuara të menaxhimit të biznesit si ERP, CRM dhe Business Intelligence. Të dhënat më të fundit të Eurostat për vitin 2025 tregojnë se 53.47% e ndërmarrjeve në Bashkimin Europian përdorin të paktën një nga sistemet ERP, CRM ose BI, ndërsa 46.45% përdorin ERP, 28.51% CRM dhe 16.28% Business Intelligence. Në Shqipëri, niveli i digjitalizimit të bizneseve mbetet më i ulët, edhe pse trendi po përmirësohet gradualisht. Sipas të dhënave të INSTAT për…

Read More

Pas rritjes së djeshme, Bordi i Transparencës ka ulur sërish këtë të martë çmimin e naftës në tregun vendas. Vetëm një ditë pasi gazoili u rrit në 205 lekë/litër, vendimi i ri i Bordit e zbret çmimin tavan në 202 lekë/litër, ose 3 lekë më pak. Ndërkohë, çmimi i benzinës është përcaktuar në 188 lekë/litër. Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot, më 20 maj, në orën 18:20 dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit. Lëvizja e shpejtë e Bordit reflekton luhatjet e forta në tregjet ndërkombëtare të naftës, ku çmimet kanë…

Read More

Internet dhe minuta me vendet e BE-së direkt nga plani mujor, pa paketa shtesë apo tarifa ekstra Rrugëtimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian ka qenë një nga zhvillimet më të rëndësishme të dekadës së fundit. Tashmë, të qëndrosh i lidhur gjatë udhëtimeve në Europë bëhet me e lehtë, falë planeve të reja që One Albania prezanton. Këto përfshijnë internet dhe minuta për përdorim në vendet e BE-së. Duke nisur nga sot, 20 maj 2026, klientët do të kenë fleksibilitet dhe liri komunikimi, si brenda vendit, ashtu edhe gjatë udhëtimeve në Europë. Prezantimi i planeve me njësi komunikimi roaming…

Read More

Konferenca e 28-të Vjetore e Microfinance Centre ka nisur punimet në Durrës, duke mbledhur rreth 400 përfaqësues të industrisë së mikrofinancës, investitorë ndikimi dhe ekspertë nga 36 vende të botës, në një nga aktivitetet më të rëndësishme rajonale për financën gjithëpërfshirëse. E organizuar për herë të dytë në Shqipëri në dekadën e fundit, konferenca e këtij viti zhvillohet nën temën “Mikrofinanca në tranzicion: A është misioni në rrezik?”, duke reflektuar sfidat që po përjeton sektori në një periudhë transformimesh të shpejta teknologjike dhe ekonomike. Dita e parë e konferencës u fokusua te financa e përgjegjshme, përfshirja financiare, tranzicioni digjital dhe…

Read More

Tirana bëhet sërish pikëtakim i artit, muzikës dhe kulturave nga vende të ndryshme të botës. Nga 20 deri më 31 maj 2026, hapësira ikonike e instalacionit “Reja” do të kthehet në një skenë të hapur për publikun, duke mirëpritur edicionin e 10-të të CloudFest, i njohur edhe si Festivali i Resë. Ky edicion jubilar shënon një dekadë rrugëtim artistik, energji publiku, bashkëpunime ndërkombëtare dhe përjetime kulturore në një nga hapësirat më të dashura të Tiranës. Nën drejtimin artistik të themelueses së festivalit, Edit Pula, Festivali i Resë rikthehet me një program të pasur, që ndërthur traditën me bashkëkohoren dhe sjell…

Read More

Komisioni Evropian (KE) ua ka ndarë në total 158.9 milionë euro nga ndihma financiare e Planit të Rritjes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi të mërkurën, teksa vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, ngelin mbrapa. Nga ky këst – i treti për këto vende – Shqipërisë i janë ndarë 49 milionë euro, Malit të Zi 44.2 milionë euro, ndërsa Maqedonisë së Veriut 65.7 milionë euro. Kjo pagesë lidhet me periudhën e tretë gjashtëmujore të raportimit, e cila përfshin reformat e zbatuara deri në fund të dhjetorit 2025. Sipas njoftimit të Komisionit Evropian, pagesa vjen pas kërkesës…

Read More

Nënshkruhet marrëveshja për projektin e vlerësimit të dëmtimeve në ndërtesa, një iniciativë që synon të krijojë një sistem më të unifikuar dhe më të shpejtë reagimi pas tërmeteve apo fatkeqësive të tjera natyrore në Shqipëri. Marrëveshja u firmos nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, në prani të Ambasadores së Zvicrës, Ruth Huber, ndërsa projekti do të zbatohet nga Instituti i Ndërtimit me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Nisma vjen në një moment kur çështja e sigurisë së ndërtesave dhe menaxhimit të emergjencave mbetet ende e ndjeshme,…

Read More

Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) ka nisur zyrtarisht procesin kombëtar për digjitalizimin e hartave kadastrale, një reformë që synon kalimin përfundimtar nga planshetat fizike tek administrimi plotësisht elektronik i të dhënave të pronësisë në Shqipëri. Përmes Udhëzimit nr. 423, datë 8 maj 2026, ASHK ka përcaktuar procedurat dhe afatet për realizimin e këtij procesi, i cili do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit dhe do të përfundojë më 7 dhjetor 2026. Sipas udhëzimit, procesi synon unifikimin e procedurave në të gjitha drejtoritë vendore të ASHK-së, duke garantuar që hartat kadastrale të mos administrohen më në formë fizike, por…

Read More