Author: gazetar_1
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një tjetër sinjal të fortë tkurrjeje demografike. Të dhënat më të fundit të publikuara nga INSTAT për vitin shkollor 2025-2026 tregojnë se numri i nxënësve të regjistruar në arsimin parauniversitar ka rënë me 1.7% krahasuar me një vit më parë, duke reflektuar vijimin e tendencës së rënies së lindjeve dhe emigracionit të familjeve të reja. Pra 6781 me pak në një vit shkollor. Sipas statistikave zyrtare, këtë vit janë regjistruar gjithsej 399.258 nxënës në arsimin parauniversitar, nga 405.989 një vit më parë. Tkurrja më e fortë evidentohet në arsimin 9-vjeçar, ku numri i…
Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur që të ndajë nga 100 euro për disa kategori dhe të rrisë shtesat për lehonat, vetëm disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, prezantoi Pakon për përballje me inflacion 2.0, e cila tha se u pamundësua që të miratohej më herët nga Kuvendi – tashmë i shpërndarë – për shkak të, “bllokimit nga blloku opozitar”. Atëbotë, sipas Kurtit, kjo pako ishte në vlerë prej 200 milionë eurosh dhe është e paqartë nëse pakoja e re e miratuar ka po të njëjtën vlerë. Kurti tha…
Nga Mirilda Tili “Në thelb, nuk ka rritje tarifash dhe kjo të paktën është pozitive. Filozofia e ndryshimeve lidhet me kalimin nga përdorimi spontan dhe shpesh informal i hapësirave publike, drejt një modeli më të organizuar dhe funksional të menaxhimit urban.” Kështu u shpreh për ekofin.al, kreu i Shoqatës Shqiptare të Turizmit (ATA-HORECA), Zak Topuzi, duke komentuar rregulloren e re të miratuar nga Bashkia Tiranë për menaxhimin e hapësirave publike. Sipas Topuzit, ndryshimet nuk fokusohen tek rritja e kostove për bizneset, por tek krijimi i një modeli më të strukturuar për administrimin e hapësirave publike në kryeqytet, në një kohë…
Shqipëria po përgatit një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si do të menaxhohen landfillet dhe depozitimi i mbetjeve, përmes një projektvendimi të ri të publikuar për konsultim publik nga Ministria përgjegjëse për mjedisin. Drafti synon të përafrojë legjislacionin shqiptar me standardet më të fundit të Bashkimit Europian, duke vendosur objektiva konkrete për reduktimin drastik të mbetjeve që përfundojnë në landfill dhe duke orientuar sistemin drejt ekonomisë qarkulluese. Sipas relacionit shoqërues, projektvendimi “Për landfillet e mbetjeve” përcakton rregulla të reja për projektimin, ndërtimin, funksionimin dhe mbylljen e landfilleve, si dhe kriteret për pranimin apo përjashtimin e mbetjeve në kategori të…
Në Tiranë po zhvillon punimet konferenca e 63-të e Platformës Evropiane të Autoriteteve Rregullatore (EPRA), që është rrjeti më i vjetër dhe më i madh i rregullatorëve të medias në Evropë. Për herë të parë, delegacione nga 42 vende të Europës, mirëpriten në Shqipëri nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, si vendi organizator i konferencës. Punimet e mbledhjes së 63-të e EPRA-s që po mbahet në Tiranë nga 20-22 maj i hapi kryetarja e Bordit të EPRA-s, Stephanie Comey. Pasi falënderoi Autoritetin e Mediave Audiovizive si mikpritës i këtij takimi, ajo shpjegoi se EPRA është një sistem vlerash jo politik. “EPRA…
Guvernatori i Banka e Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi se ekonomia shqiptare vijon të mbetet në një trend pozitiv zhvillimi, e mbështetur nga konsumi, investimet dhe turizmi, ndërsa sistemi bankar mbetet i mirëkapitalizuar, likuid dhe fitimprurës, me nivele të ulëta të kredive me probleme. Mesazhi u dha gjatë takimit me ambasadorin e parë të India në Shqipëri, Ravindra Prasad Jaiswal. Sipas njoftimit të Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezantoi zhvillimet më të fundit ekonomike në vend, duke theksuar se fokusi i politikës monetare ka qenë ruajtja e stabilitetit të çmimeve përmes një qasjeje të kujdesshme dhe të përshtatur me zhvillimet ekonomike.…
Në kuadër të Forumit “Forcimi i sistemit lokal të mbrojtjes sociale, financimi dhe strukturat”, të zhvilluar në Tiranë, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) prezantoi rolin dhe mundësitë konkrete për përdorimin social të pasurive të konfiskuara, si një instrument në mbështetje të komuniteteve dhe shtresave në nevojë. Gjatë forumit, Kryeadministratorja e AAPSK-së, Risena Xhaja, theksoi se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në forcimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër krimit të organizuar, por sipas saj sfida reale mbetet rikthimi i pasurive me origjinë kriminale në dobi të qytetarëve dhe komunitetit. Në fjalën e saj, znj.…
Qeveria ka miratuar ndërtimin e tre centraleve të reja fotovoltaike në Lushnjë, Sarandë dhe Poliçan, duke vijuar zgjerimin e investimeve private në sektorin e energjisë diellore, ndërsa një pjesë e projekteve po shoqërohen edhe me debate për përdorimin e tokave publike të dhëna me qira simbolike. Vendimet e miratuara në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave i hapin rrugë ndërtimit të impianteve me një kapacitet total prej 174 MW. Projekti më i madh do të ndërtohet në fshatin Savër të Lushnjës nga shoqëria “3X Energy” sh.p.k., me një kapacitet prej 70 MW. Në Sarandë, kompania “Park Sol Energy” sh.p.k.…
Pse qoshet e fshehura të Evropës janë zgjedhja inteligjente për pushimet verore? Nga Shqipëria në Mal të Zi, “Travel News” ka përzgjedhur disa nga destinacionet alternative “sekrete” të Evropës që ekspertët e udhëtimit rekomandojnë këtë verë. Mes pasigurive në rritje lidhur me disa linja udhëtimi në distanca të gjata, gjithnjë e më shumë turistë britanikë po rishqyrtojnë alternativat më të favorshme për këtë verë. Ekspertja e udhëtimeve, Clarissa Cappelletti, menaxhere rajonale ndërkombëtare në kompaninë e udhëtimeve në grup për persona që udhëtojnë vetëm, “WeRoad”, rekomandon alternativat evropiane të udhëtimeve me distanca të shkurtra kundrejt destinacioneve tradicionale verore – që kombinojnë…
Fibank (First Investment Bank) në Bullgari ka vendosur me sukses dy emetime obligacionesh në tregjet ndërkombëtare të kapitalit, me një vlerë totale prej 310 milionë euro. Këto janë transaksione strategjike që përfaqësojnë një moment të rëndësishëm në zhvillimin e bankës dhe përbëjnë vendosjet më të rëndësishme ndërkombëtare të kapitalit të realizuara nga një bankë bullgare në vitet e fundit. Paketa përfshin një emetim obligacionesh prej 250 milionë eurosh i projektuar për të përmbushur kërkesat MREL (Kërkesa Minimale për Fondet Vetjake dhe Detyrimet e Pranueshme). I nxitur nga interesi i fortë i tregut, libri i porosive u tejmbush ndjeshëm, me një…
