Author: gazetar_1

Fondet e disbursuara nga Bashkimi Europian për biznesin shqiptar shkojnë për administratën. Ky është qëndrimi që grupet e interest kanë shprehur pas akordimit të mbështetjes së rradhës nga BE, 49 milionë euro, në kuadër të Planit të Rritjes. ProExport Albania ka ngritur shqetësimin se fondet e fundit të disbursuara nga Bashkimi Evropian për Shqipërinë rrezikojnë të përmirësojnë kryesisht administratën publike, ndërsa biznesi privat mbetet pa mbështetje direkte në një nga fazat më të vështira të përafrimit me standardet europiane. Në një reagim publik, Florian Zekja, nga ProExport Albania analizon fondin prej 49 milionë eurosh të akorduar nga BE, ku sipas…

Read More

Key Takeaways from Technovation in Stockholm Stockholm recently hosted Technovation Smoke-Free 2026, one of the most prominent international events focused on innovation, smoke-free alternatives, and tobacco harm reduction policies. Organized by Philip Morris International, the event brought together public health experts, researchers, industry representatives, and policymakers to discuss how science and technology are reshaping the global nicotine landscape. Held at Fotografiska, the renowned museum of photography and contemporary art, the conference was built around the idea of a future in which traditional cigarettes may eventually become products of the past. At the conclusion of the event, organizers symbolically unveiled a…

Read More

Mesazhet kryesore nga Technovation në Stockholm Në Stockholm u zhvillua Technovation Smoke-Free 2026, një nga eventet më të rëndësishme ndërkombëtare të fokusuar tek inovacioni, alternativat pa tym dhe politikat e reduktimit të dëmit nga duhanpirja. Organizuar nga Philip Morris International, eventi mblodhi ekspertë të shëndetit publik, studiues, përfaqësues të industrisë dhe politikëbërës për të diskutuar mbi mënyrën se si teknologjia dhe shkenca po ndikojnë në transformimin e tregut global të nikotinës. I mbajtur në ambientet e Fotografiska, muzeut të njohur të fotografisë dhe artit modern, eventi u ndërtua rreth idesë së një të ardhmeje ku cigaret tradicionale mund të konsiderohen…

Read More

Shqipëria duket se po i afrohet rikthimit të plotë në programin IPARD III, pasi qeveria shqiptare deklaron se ka përmbushur të gjitha detyrimet dhe procedurat ligjore të kërkuara nga Komisioni Europian për vijimin e zbatimit të programit. Lajmi u bë publik nga Andis Salla, i cili tha se institucionet shqiptare kanë dorëzuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe tashmë pritet vetëm vlerësimi final nga Brukseli. “Kemi bërë të gjitha detyrat e shtëpisë dhe të gjitha procedurat ligjore që na takojnë në bashkëpunim me Brukselin dhe Ministrinë e Financave, përmes MBZHR dhe AZHBR. Kemi çuar të gjithë dokumentacionin dhe mbetet në…

Read More

Hyrjet e të huajve në Shqipëri vijojnë të mbeten motori kryesor i lëvizjeve në kufi edhe gjatë pranverës së këtij viti, duke konfirmuar vazhdimin e flukseve të larta turistike dhe interesit për vendin. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se në muajin Prill 2026 hynë në Shqipëri 891,414 shtetas të huaj, me një rritje prej 8.8% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2025. Në total, gjatë katërmujorit Janar-Prill 2026, në vend kanë hyrë 2,569,195 shtetas të huaj, ose 5.1% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur numri i tyre ishte 2,445,367. Evropa vijon…

Read More

Financat publike të Shqipëri kanë hyrë në vitin 2026 me rritje të ndjeshme të të ardhurave buxhetore, ndërsa qeveria po mbledh më shumë para nga tatimet, TVSH-ja dhe sigurimet shoqërore. Megjithatë, pas shifrave pozitive fshihet edhe një realitet tjetër ekonomik: rritja e barrës fiskale mbi konsumin dhe biznesin në një periudhë kur ekonomia po përballet me kosto më të larta jetese dhe ngadalësim të investimeve. Sipas performancës paraprake të treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën janar-prill 2026, të ardhurat totale në buxhet arritën në 275.7 miliardë lekë, ose 11.7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më…

Read More

Qeveria ka hapur zyrtarisht aplikimet për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2026, një program financimi me vlerë 52 milionë euro që synon të mbështesë fermerët, rritjen e prodhimit vendas dhe modernizimin e sektorit bujqësor. Aplikimet për Skemën Kombëtare 2026 hapen sot dhe përfshijnë 12 masa mbështetëse për sektorë të ndryshëm të bujqësisë dhe agroindustrisë. Fermerët do të mund të përfitojnë subvencione deri në 10 mijë lekë për hektar për sipërfaqet e mbjella me kultura bujqësore për fermat mbi 3 hektarë. Përveç mbështetjes direkte për kultivimin, skema parashikon financim edhe për pajisje dhe makineri bujqësore, me synim mekanizimin e fermave…

Read More

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) organizoi sot në Tiranë konferencën ndërkombëtare me temë “Nga Konfiskimi tek e Mira Publike”. Në takim mori pjesë Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, I Ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE-së, Andre Rizzo, përfaqësues të lartë të institucioneve shqiptare, partnerëve ndërkombëtarë dhe ekspertëve nga vende të ndryshme të botës. Në fjalën e saj hapëse, Kryeadministratorja e AAPSK, znj. Risena Xhaja, theksoi se lufta kundër krimit të organizuar nuk përfundon me sekuestrimin apo konfiskimin e aseteve kriminale, por vijon me administrimin profesional, transparent dhe eficient të tyre, si edhe me kthimin…

Read More

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar ndryshimet në sektorin e pastrimit urban, duke rritur me rreth 818 milionë lekë në vit fondin për administrimin e mbetjeve dhe duke zgjeruar ndjeshëm shërbimet që do të kryhen nga ndërmarrja “Eco Tirana” në kryeqytet. Vendimi parashikon që buxheti vjetor i pastrimit të rritet nga 2.11 miliardë lekë në 2.93 miliardë lekë në vit, ndërsa fondi shtesë do të mbulohet duke pakësuar fondin rezervë të Bashkisë së Tiranës dhe duke e transferuar atë në programin “Menaxhimi i Mbetjeve”. Sipas relacionit shoqërues, të cilin e disponon ekofin.al, Bashkia argumenton se Tirana ka hyrë në një…

Read More

Tregu i sigurimeve në Shqipëri ka vijuar zgjerimin edhe gjatë katërmujorit të parë të vitit 2026, me rritje të primeve, dëmeve të paguara dhe numrit të kontratave, ndërsa segmenti i sigurimeve vullnetare po fiton gradualisht më shumë peshë në zhvillimin e tregut. Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, gjatë periudhës janar-prill 2026, primet e shkruara bruto arritën në rreth 8.31 miliardë lekë, me një rritje prej 8.39% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, dëmet e paguara bruto u rritën edhe më shpejt, duke arritur në rreth 3.03 miliardë lekë, ose 13.35%…

Read More