Author: gazetar_1
Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Biznesit, z. Etugert Llazi, si edhe drejtues të tjerë nga QKB dhe Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit zhvilluan një vizitë zyrtare pune në Padova, Itali, pranë InfoCamere, institucioni që administron sistemin italian të regjistrit tregtar dhe shërbimeve digjitale për biznesin. Vizita u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mbështetjes së ofruar nga pala italiane për modernizimin e infrastrukturës teknologjike të QKB-së. Gjatë workshop-it të organizuar në ambientet e InfoCamere, përfaqësuesit e QKB-së dhe ekspertët italianë diskutuan mbi implementimin e një sistemi modern, të avancuar regjistrimi dhe raportimi te bazuar në standardin ndërkombëtar…
“Money talks”, (Paraja flet) – dhe këtë po e dëshmojnë gjithnjë e më shumë turistët që po zgjedhin destinacione me kosto të përballueshme, pa hequr dorë nga cilësia e pushimeve, shkruan Sam Sears në një artikull të botuar në “Travel off Path”. Për vite me radhë, shumë turistë kanë ndjekur të njëjtat destinacione klasike verore si — ishujt grekë, Rivierën Franceze apo brigjet e njohura të Spanjës. Por këtë verë, sipas ekspertëve të udhëtimeve, vëmendja po zhvendoset drejt destinacioneve që ofrojnë eksperienca të jashtëzakonshme me çmime shumë më të favorshme. Në këtë listë, Shqipëria renditet ndër tre destinacionet më të…
Pagesa në kohë e principalit gjatë vitit 2026 i jep biznesit mundësinë të përfitojë fshirjen e gjobave, kamatëvonesave dhe, në raste të caktuara, edhe të një pjese të vetë detyrimit kryesor. Nga Dr. Elton Musa * Në një ekonomi ku marrëdhënia mes shtetit dhe biznesit është shoqëruar shpesh nga tensioni i kontrollit, barra e detyrimeve të akumuluara dhe pasiguria administrative, Paqja Fiskale 2026 duhet parë si një moment i rëndësishëm për normalizimin e kësaj marrëdhënieje. Ajo duhet të ndërtohet mbi një ekuilibër të ri: respektim të ligjit nga biznesi, por edhe parashikueshmëri, lehtësim dhe besim nga administrata publike. Nuk do…
Nga Mirilda Tili Konflikti mes SHBA dhe Iranit ka shtuar pasiguritë globale, ndërsa ka ngritur edhe pikëpyetje për ndikimin që mund të ketë në ekonomi të vogla si Shqipëria. Avokati dhe konsulenti financiar, Egli Haxhiraj dhe Joleza Koka, themeluese e platformës “JZK Collective” me bazë në Dubai, paralajmërojnë për ekofin.al se Shqipëria nuk është vërtet në vijën e parë të luftës, por mund të ndjejë fort pasojat ekonomike përmes investimeve, energjisë, tregut të pasurive të paluajtshme dhe sektorit financiar. Sipas tyre, ka një frenim të investimeve në Dubai, për shkak të afërsisë së atij që cilësohet si qyteti oaz i…
Më datën 27 nëntor 2019 dhe në ditët në vijim, kur qytetarët ndodheshin në ankth, mes shqetësimit se tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit mund të pasohej nga lëkundje të fuqishme, ishte ish-kreu i sizmologjisë shqiptare, Prof. Dr. Shyqyri Aliaj, i cili deklaroi fort në të gjitha televizionet shqiptare, se një tërmet si ai i 26 nëntorit mund të bjerë në Shqipëri vetëm pas 100 vitesh. Profesori i njohur i qetësoi qytetarët, bazuar në studimet dhe librat e tij. Si një personalitet në shkencën shqiptare, që ka drejtuar për vite me radhë Institutin e Sizmologjisë deri në mbylljen e tij skandaloze…
Operatori i telekomunikacionit Meo po padit shtetin portugez për 81.7 milionë euro dëmshpërblim pas përjashtimit të pajisjeve Huawei nga rrjetet 5G të Portugalisë, raportoi gazeta Público. Media citon dokumente të publikuara në portalin Citius lidhur me procedurat gjyqësore të ngritura kundër Prokurorisë së Përgjithshme dhe Qendrës Juridike të Shtetit, të depozituara më 24 prill në Gjykatën Administrative të Lisbonës. Meo, pjesë e grupit Altice Portugal, argumenton se është dëmtuar nga “vendimet administrative” të Komisionit të Vlerësimit të Sigurisë, i cili funksionon nën Këshillin e Lartë për Sigurinë në Hapësirën Kibernetike. Kompania thotë se ka pësuar “dëme të veçanta dhe anormale”…
Rënia e çmimeve të Kartonit Jeshil dhe efekti i bonus-malus po ndryshojnë ndjeshëm tregun e sigurimeve motorike në Shqipëri gjatë vitit 2026. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se në katër muajt e parë të vitit, tregu po përjeton ulje të primeve si në sigurimin e detyrueshëm TPL, ashtu edhe në produktet ndërkufitare, duke sjellë kursime të konsiderueshme për qytetarët. Sipas raportit të AMF-së për periudhën janar-prill 2026, primi mesatar i sigurimit MTPL të brendshëm ka rënë me 2.2%, si rezultat i drejtpërdrejtë i zbatimit të sistemit bonus-malus, që lidh çmimin e sigurimit me historikun e dëmeve të…
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit Valon Ademi dhe kompanisë së tij lidhur me administrimin e Aeroportit të Vlorës, duke i hapur rrugë rikthimit në projekt të kompanisë së Behgjet Pacolli. Me vendimin e marrë ditën e sotme, Gjykata e Lartë ndryshoi vendimet e mëparshme të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të Apelit në Tiranë, duke rrëzuar masën e sigurimit të padisë të kërkuar nga shoqëritë “Vlora International Airport” dhe “ZA Group”. Më herët, Gjykata e Apelit kishte lënë në fuqi vendimin që i jepte Valon Ademit të drejtën për administrimin e Aeroportit të Vlorës, ndërsa kompania…
Importi i karburanteve ka shënuar rënie gjatë muajit prill 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Sipas të dhënave mbi importin e mallrave kryesore të akcizës, në prill 2026 u importuan 52,050 ton karburante, nga 60,765 ton në prill 2025, duke regjistruar një ulje me rreth 14.3%. Edhe në totalin e katërmujorit, importi i karburanteve rezulton në rënie. Nga janari deri në prill 2026 janë importuar 207,718 ton karburante, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2025 ishin importuar 219,448 ton. Kjo përkthehet në një tkurrje prej rreth 5.3% në baza vjetore. Ndërkohë, importi i cigareve…
Administrata Tatimore ka publikuar formularët zyrtarë që do të përdoren për aplikimin në kuadër të Marrëveshjes së Paqes Fiskale 2026, si edhe për procedurat e rideklarimit dhe rivlerësimit të elementeve të pasqyrave financiare. Publikimi i formularëve konkretizon zbatimin praktik të ligjit për Paqen Fiskale dhe hap rrugën për aplikimet online të bizneseve në sistemin “e-filing”, brenda afatit nga 15 maji deri më 5 qershor 2026. Sipas udhëzimit të Administratës Tatimore, subjektet që plotësojnë kriteret ligjore duhet të ngarkojnë në “e-filing” formularin e aplikimit për Marrëveshjen e Paqes Fiskale, së bashku me dokumentacionin shoqërues, përfshirë vërtetimet nga Prokuroria, dëshmitë e penalitetit…
