Author: gazetar_1

Bazuar në të dhënat e AKEP për tremujorin e parë të vitit 2026, tabloja e tregut të komunikimeve elektronike në Shqipëri po ndryshon me ritme të shpejta: interneti po përdoret gjithnjë e më shumë, ndërsa telefonatat dhe SMS-të po humbasin terren përballë aplikacioneve të komunikimit online. Përdorimi i internetit celular vijon të rritet me ritme dyshifrore, ndërsa komunikimi tradicional po zbehet nga viti në vit. Sipas raportit të AKEP, trafiku i të dhënave në rrjetet celulare arriti në 68.3 milionë GB gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, duke shënuar një rritje të fortë prej 22.5% krahasuar me të njëjtën…

Read More

Sa herë i kemi thënë një fëmije: “Kjo kushton shumë”? Sa herë e kemi dëgjuar të pyesë: “Pse nuk e blejmë tani?” Dhe sa shpesh, në vend që ta kthejmë këtë pyetje në një bisedë të thjeshtë për paranë, kursimin apo zgjedhjet, e mbyllim me një përgjigje të shpejtë: “Sepse jo”? Në fakt, aty fillon edukimi financiar. Jo në një bankë, në një kontratë kredie, apo në momentin kur një i rritur duhet të marrë vendime të mëdha për jetën, shtëpinë, biznesin apo të ardhmen. Edukimi financiar fillon shumë më herët, në bisedat e vogla të përditshme, në mënyrën si…

Read More

Administrata tatimore ka nisur rimbursimin e tatimit për individët përfitues që kanë deklaruar një ose dy fëmijë në ngarkim në deklaratën DIVA 2025, duke kthyer në buxhetet familjare një shumë totale prej 517,731,642 lekësh. Sipas të dhënave zyrtare, nga ky proces përfitojnë 34,263 individë, të cilët kanë kryer deklarimin e saktë të të ardhurave personale dhe kanë plotësuar kriteret e përcaktuara nga legjislacioni tatimor në fuqi. Rimbursimi konsiderohet një mbështetje konkrete për familjet, ndërsa synon të lehtësojë barrën financiare për prindërit që mbajnë në ngarkim fëmijë. Procesi vjen si rezultat i aplikimit korrekt të politikave fiskale dhe verifikimit të deklarimeve…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar të dhënat mbi vendet e origjinës së mjeteve të regjistruara në Shqipëri. Sipas DPSHTRR- së, për periudhën Janar- Prill 2026, Republika e Koresë renditet në vendin e parë për numrin e mjeteve të regjistruara në vend, duke zënë 24.1% të totalit. Pas saj vjen Kina me 18.3%, ndërsa Gjermania mban vendin e tretë me 12.4% të totalit të mjeteve të regjistruara. Më pas renditet Italia me 11.9%, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfaqësojnë 7.6% të totalit. Në listën e vendeve kryesore renditet edhe Zvicra me 7.1%. Të dhënat tregojnë…

Read More

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inivacionit, Delina Ibrahimaj prezantuan këtë të premte, 29 maj, Albanian Digital Solution Sh.A., një kompani që synon modernizimin e shërbimeve dhe forcimin e inovacionit teknologjik në vend. “Kemi rritur dhe ngritur infrastrukturën digjital. Kemi ngritur e-Albania e cila ka 3.4 milionë përdorues. Kemi ndërtuar databazat, të cilat janë 70. Kemi ndërtuar infrastrukturën për identitetin elektronik. Përmes e-Albania ndër vite janë marrë 58 milionë shërbime publike. Te gjitha këto janë element që shkojnë në shkurtimin e kostot dhe të kohës për qytetarët. Transformimi digjital ka sjellë më shumë transparencë dhe më pak korrupsion.…

Read More

Ende pa hyrë në tregun e punës, shumë të rinj shqiptarë mendojnë si sipërmarrës dhe novatorë. Të nxitur nga kurioziteti dhe dëshira për të provuar ide të reja, studentët po sjellin projekte që prekin teknologjinë, biznesin dhe mënyrën si mund të adresohen sfidat e përditshme. Ide që ‘nesër’ mund të ndikojnë mënyrën e të bërit biznes në Shqipëri. Kjo frymë u reflektua edhe gjatë aktivitetit “Young Innovators 2026”, konkursi i organizuar nga Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Për të disatin vit, One Albania iu bashkua kompeticionit si partner, në mbështetje të studentëve dhe ideve të tyre. Dhjetëra të…

Read More

Numri i lejeve të ndërtimit të raportuara nga INSTAT shënoi një rritje të fortë në tremujorin e parë të vitit 2026, por pas shifrave pozitive fshihet një kufizim i rëndësishëm metodologjik: statistikat nuk përfshijnë lejet e miratuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT), institucioni që jep dritën jeshile për një pjesë të konsiderueshme të projekteve strategjike dhe zhvillimeve më të mëdha ndërtimore në vend. Sipas publikimit të fundit të INSTAT, gjatë tremujorit të parë të vitit janë miratuar 322 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, me një rritje prej 24.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.…

Read More

Për konsultim publik del ligji i parë për Inteligjencën Artificiale në Shqipëri, i modeluar pothuajse tërësisht mbi Aktin Europian të Inteligjencës Artificiale (AI Act), duke vendosur për herë të parë rregulla të detajuara për zhvillimin, përdorimin dhe mbikëqyrjen e sistemeve të IA-së në vend. Projektligji synon të krijojë një ekuilibër mes nxitjes së inovacionit teknologjik dhe mbrojtjes së qytetarëve nga rreziqet që mund të sjellin algoritmet, sistemet automatike të vendimmarrjes dhe modelet gjeneruese të inteligjencës artificiale. Dokumenti prej 106 nenesh dhe 13 aneksesh konsiderohet një nga paketat më të rëndësishme të legjislacionit digjital të viteve të fundit, pasi prek pothuajse…

Read More

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon ritmet e forta të rritjes edhe gjatë vitit 2026, duke regjistruar një tjetër muaj rekord për trafikun ajror. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga TIA, gjatë muajit prill aeroporti ka përpunuar 1,133,634 pasagjerë, me një rritje prej 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja nuk është reflektuar vetëm te numri i udhëtarëve, por edhe te lëvizjet e avionëve. Në muajin prill u regjistruan 6,724 fluturime, ose 24% më shumë se një vit më parë, duke konfirmuar pozicionin e TIA-s si aeroporti me rritjen më të shpejtë në rajon. Nga fillimi…

Read More

Bashkimi Evropian i ka vendosur një gjobë prej 200 milionë eurosh (232 milionë dollarë) gjigantit kinez të tregtisë elektronike “Temu” për ofrimin e produkteve të paligjshme në platformën e tij. “Temu’ dështoi të identifikojë, analizojë dhe vlerësojë me kujdes rreziqet sistemike të produkteve të paligjshme që ofrohen në platformën e tij dhe dëmin që ato shkaktojnë për konsumatorët në Bashkimin Evropian”, deklaroi sot Komisioni Evropian. Një hetim i kryer nga Komisioni, i cili përfshinte edhe blerje të fshehta testuese, arriti në përfundimin se shumë produkte nuk i kalonin testet e sigurisë. Mes tyre përfshiheshin karikues të pasigurt dhe lodra për…

Read More