Author: gazetar_1

Bashkimi Evropian i ka vendosur një gjobë prej 200 milionë eurosh (232 milionë dollarë) gjigantit kinez të tregtisë elektronike “Temu” për ofrimin e produkteve të paligjshme në platformën e tij. “Temu’ dështoi të identifikojë, analizojë dhe vlerësojë me kujdes rreziqet sistemike të produkteve të paligjshme që ofrohen në platformën e tij dhe dëmin që ato shkaktojnë për konsumatorët në Bashkimin Evropian”, deklaroi sot Komisioni Evropian. Një hetim i kryer nga Komisioni, i cili përfshinte edhe blerje të fshehta testuese, arriti në përfundimin se shumë produkte nuk i kalonin testet e sigurisë. Mes tyre përfshiheshin karikues të pasigurt dhe lodra për…

Read More

Prilli solli një rritje të lehtë të kursimeve në banka, pas luhatjeve të muajve të parë të vitit. Të dhënat tregojnë se shqiptarët kanë shtuar sërish depozitat e tyre, duke mbajtur nivele të larta kursimesh në sistemin bankar. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit prill, totali i depozitave arriti në rreth 1.50 trilionë lekë. Krahasuar me marsin, kjo përkthehet në një rritje të lehtë, me rreth 0.5%. Pra, pas tkurrjes së muajit mars, shqiptarët duket se kanë rikthyer sërish një pjesë të kursimeve në banka, duke ruajtur nivele të larta depozitash në sistem. Pjesa më…

Read More

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo prezantoi sot programin e ri “Rilindja 2.0” një paketë me 11 objektiva strategjikë që synojnë ndërhyrje në territor dhe zhvillim të qëndrueshëm rajonal. Në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së qeverisë, Demo tha se “ky program do të krijojë një model të ri zhvillimi lokal, duke kombinuar identitetin kulturor, inovacionin dhe teknologjinë moderne me nevojat e komuniteteve”. “Sot kemi prezantuar programin e ri 2.0 përsa i përket ndërhyrjeve në territor dhe zhvillimit të qëndrueshëm rajonal. Janë plot 11 objektiva strategjikë, të cilët do të përfshihen në kuadër të këtij programi të…

Read More

Në mbledhjen e sotme të qeverisë u miratuan dy bashki të reja në kuadër të Paketës së Maleve. Gjatë një deklarate për mediet, pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo bëri me dije se “sot kemi miratuar dy bashki përsa i përket zonave prioritare që është bashkia Gjirokastër dhe bashkia Fier”. “Po ashtu paketa e maleve vazhdon me ritmin që ka pasur dhe besoj që dita ditës numri i aplikimeve vazhdon dhe të rritet”, tha Demo. I pyetur nga gazetarët lidhur me akuzat deputetes së PD-së, Ina Zhupa për zbatimin e Paketës së Maleve në…

Read More

Çmimet e karburanteve në vend kanë pësuar një tjetër ulje. Bordi i Transparencës vendosi këtë të enjte reduktimin e çmimeve të naftës dhe benzinës, duke reflektuar luhatjet e fundit në tregjet ndërkombëtare të hidrokarbureve. Sipas vendimit të ri, çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin nuk duhet të jetë më i lartë se 187 lekë për litër, ndërsa çmimi me shumicë është përcaktuar në maksimumin 175 lekë për litër. Edhe benzina ka shënuar rënie. Bordi vendosi që çmimi maksimal i shitjes me pakicë të jetë 174 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë jo më shumë se 162 lekë për…

Read More

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë dhe Deutsche Sparkassenstiftung für internationale Kooperation kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi, në kuadër të projektit “Just Transition: Regional project on the sustainable transformation of the financial sectors of Albania”, duke shënuar një hap të rëndësishëm për zhvillimin dhe modernizimin e tregut shqiptar të sigurimeve. Marrëveshja u firmos nga Sekretarja e Përgjithshme e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë, Mimoza Hajdarmataj dhe Irma Shkrepa, Menaxhere e Deutsche Sparkassenstiftung Albania. Ky bashkëpunim synon të mbështesë transformimin e qëndrueshëm të sektorit të sigurimeve në Shqipëri, përmes forcimit të kapaciteteve profesionale, promovimit të edukimit financiar dhe rritjes së ndërgjegjësimit të…

Read More

Sipas të dhënave të fundit nga “Banka e Shqipërisë”, totali i kredisë për ekonominë arriti në 968.2 miliardë lekë në prill të vitit 2026, nga 871.9 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, krahasuar me muajin mars, kredia për ekonominë u zgjerua me rreth 9.5 miliardë lekë, duke konfirmuar vijimin e ritmeve pozitive të huadhënies në vend. Në të njëjtën kohë, huaja e re e disbursuar nga sistemi bankar gjatë muajit prill arriti në 39.1 miliardë lekë, nga 32.9 miliardë lekë në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Kjo përkthehet në një rritje vjetore…

Read More

Iute Group, një grup lider evropian në financat personale,  njoftoi se ka realizuar me sukses një emetim shtesë prej 140 milionë eurosh të obligacioneve të saj ekzistuese me maturim në vitin 2030. Transaksioni u prit me kërkesë të fortë nga investitorë të rinj institucionalë në të gjithë Evropën. Pas këtij transaksioni, vëllimi total i obligacioneve në qarkullim arrin në 300 milionë euro. Të ardhurat nga ky emetim shtesë pritet të mbështesin optimizimin e mëtejshëm të strukturës së kapitalit të Iute Group përmes rifinancimit të detyrimeve ekzistuese, përfshirë shlyerjen e pjesës së mbetur prej 47 milionë eurosh të obligacioneve IUTECR 11%…

Read More

Aksidentet rrugore shënuan rritje të ndjeshme gjatë muajit prill, duke ndërprerë ecurinë thuajse të qëndrueshme të katërmujorit të parë të vitit. Sipas të dhënave të INSTAT, në prill 2026 u regjistruan 132 aksidente rrugore në të gjithë vendin, nga 112 aksidente në prill 2025. Kjo përkthehet në një rritje prej 17.9% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Rritja është reflektuar edhe te pasojat në njerëz. Në aksidentet e muajit prill mbetën të vrarë ose të plagosur 194 persona, nga 162 persona në prill 2025, me një rritje prej 19.8%. Të dhënat tregojnë se përkeqësimi mujor nuk…

Read More

Qytetet më fitimprurëse për investime në pasuri të paluajtshme në Europë nuk janë më domosdoshmërisht metropolet tradicionale si Londra apo Parisi. Sipas analizave të tregut të publikuara së fundmi, qytetet e Europës Qendrore dhe Lindore po ofrojnë kthime shumë më të larta nga qiratë, falë çmimeve ende relativisht të ulëta të pronave dhe kërkesës në rritje për banesa me qira. Në krye të listës renditet Riga, kryeqyteti i Letonisë, me një normë mesatare fitimi nga qiratë prej 8.47%. Qyteti baltik po tërheq investitorë falë kostove më të ulëta të hyrjes në treg dhe rritjes së kërkesës për apartamente me qira.…

Read More