Author: gazetar_1
Austria rikonfirmon mbështetjen për integrimin europian të Shqipërisë dhe forcimin e sektorit financiar. Ky ishte mesazhi kryesor i takimit mes Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, dhe Guvernatorit të Banka Kombëtare e Austrisë, Martin Kocher, gjatë vizitës zyrtare të këtij të fundit në Tiranë më 26 maj 2026. Takimi, i zhvilluar në ambientet e Banka e Shqipërisë, u përqendrua te zhvillimet ekonomike dhe financiare, sfidat e sektorit bankar, procesi i integrimit europian dhe ndikimi i teknologjisë në sistemin financiar. Vizita e Guvernatorit Kocher konsiderohet një moment i rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional mes dy bankave qendrore dhe vjen…
Nga panelet diellore te robotët industrialë dhe lëndët e para strategjike, ekonomia europiane po bëhet gjithnjë e më e varur nga Kina. Një analizë e publikuar nga euronews, ngre alarmin se në disa sektorë kyçe, Bashkimi Europian ka humbur pothuajse plotësisht alternativat prodhuese, duke e kthyer varësinë ekonomike ndaj Pekinit në një çështje strategjike dhe gjeopolitike. Sipas të dhënave të Eurostat, importet e BE-së nga Kina arritën në 559.4 miliardë euro gjatë vitit 2025, me një rritje prej 89% krahasuar me vitin 2015. Vetëm vitin e kaluar, eksportet europiane drejt Kinës ranë me 6.5%, ndërsa importet nga Kina u rritën…
Pas Shqipërisë, Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Moldavisë (hapet këtë vit), BALFIN Group merr ekskluzivitetin për operimin e Jumbo në Armeni, Azerbajxhan, Gjeorgji, Kazakistan, Ukrainë dhe Uzbekistan, si edhe për krijimin e një qendre të dedikuar logjistike në Kinë. BALFIN Group dhe Jumbo S.A. kanë nënshkruar një marrëveshje strategjike që zgjeron ndjeshëm partneritetin e tyre afatgjatë, duke i dhënë BALFIN të drejtat ekskluzive për operimin dhe zhvillimin e markës Jumbo në Armeni, Azerbajxhan, Gjeorgji, Kazakistan, Ukrainë dhe Uzbekistan. Në këtë mënyrë Jumbo dhe Grupi BALFIN forcojnë partneritetin mes tyre duke e shtrirë bashkëpunimin ekskluziv në formën e…
Gati gjysma e ndërmarrjeve shqiptare me mbi 10 të punësuar kanë investuar në inovacion gjatë periudhës 2022–2024. Të dhënat më të fundit të publikuara nga tregojnë se 44,3% e bizneseve kanë ndërmarrë aktivitete inovative, duke shënuar një rritje krahasuar me nivelin 42,9% të periudhës 2020–2022. Sipas raportit “Statistikat e Inovacionit në Ndërmarrje 2022–2024”, inovacioni po ndikon drejtpërdrejt në rritjen e shitjeve dhe punësimit, ndërsa sektori i shërbimeve vijon të mbetet më aktiv se industria. Aktivitetin më të lartë inovativ e kanë regjistruar ndërmarrjet e informacionit dhe komunikacionit, ku 67,9% e tyre rezultojnë aktive në inovacion. Pas tyre renditen aktivitetet financiare…
Nis zyrtarisht procedura për ngritjen e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, institucioni i parë financiar zhvillimor me kapital 100% shtetëror në vend. Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) ka hapur procedurën e prokurimit për përzgjedhjen e kompanisë konsulente që do të asistojë në hartimin e kuadrit strategjik, operacional dhe institucional të bankës së re. Procedura synon të tërheqë kompani me eksperiencë ndërkombëtare në ngritjen dhe funksionalizimin e institucioneve financiare zhvillimore, me qëllim që Banka Shqiptare e Zhvillimit të bëhet sa më shpejt funksionale dhe operative. Projekti konsiderohet një nga nismat më të rëndësishme të viteve të fundit në drejtim të krijimit…
Qeveria po përgatit ndryshime në ligjin për menaxhimin e kimikateve, me synimin për të hequr një nga barrierat administrative për bizneset që prodhojnë, vendosin në treg, depozitojnë apo ruajnë kimikate të rrezikshme. Projektligji, i hartuar nga Ministria e Mjedisit, parashikon shfuqizimin e regjimit të licencimit për këto veprimtari, pasi licenca është vlerësuar si barrierë tregtare në kuadër të përafrimit me rregullat e Bashkimit Evropian për lëvizjen e lirë të mallrave. Sipas relacionit, detyrimi për licencim është konsideruar si masë me efekt të njëjtë me kufizimet sasiore për importin dhe eksportin, në kundërshtim me parimet e tregut të brendshëm të BE-së.…
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin për disa ndryshime në ligjin “Për Peshkimin”, një nismë që synon përafrimin e mëtejshëm të sektorit me standardet e Bashkimi Evropian dhe forcimin e kontrollit mbi aktivitetin e peshkimit në vend. Por përtej gjuhës teknike dhe procesit të integrimit europian, ndryshimet e propozuara sjellin disa zhvillime konkrete që prekin drejtpërdrejt bizneset e peshkimit, eksportuesit dhe mënyrën si do të funksionojë tregu në vitet e ardhshme. Një nga elementët kryesorë të projektligjit është digjitalizimi i sistemit të raportimit dhe monitorimit të aktivitetit të peshkimit. Sipas draftit, synohet krijimi i…
Vodafone Albania dhe Tirana International Airport (TIA) kanë zyrtarizuar të hënën, më 25 maj, iniciativën “Siguria që udhëton me ty”, një investim strategjik tashmë i implementuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Nëpërmjet kësaj iniciative, TIA bëhet aeroporti i parë në Ballkanin Perëndimor që zbaton zgjidhjen e Airbus për sigurinë aeroportuale, pjesë e partneritetit global të Vodafone Group, për sigurinë e aeroporteve, e ndërtuar mbi kapacitetet e rrjetit 5G të Vodafone Albania. Partneriteti strategjik ndërmjet Vodafone Albania, Tirana International Airport dhe Airbus shënon një moment kyç në transformimin e operacioneve aeroportuale përmes komunikimit në kohë reale, koordinimit të avancuar, reagimit ndaj…
Fondet e disbursuara nga Bashkimi Europian për biznesin shqiptar shkojnë për administratën. Ky është qëndrimi që grupet e interest kanë shprehur pas akordimit të mbështetjes së rradhës nga BE, 49 milionë euro, në kuadër të Planit të Rritjes. ProExport Albania ka ngritur shqetësimin se fondet e fundit të disbursuara nga Bashkimi Evropian për Shqipërinë rrezikojnë të përmirësojnë kryesisht administratën publike, ndërsa biznesi privat mbetet pa mbështetje direkte në një nga fazat më të vështira të përafrimit me standardet europiane. Në një reagim publik, Florian Zekja, nga ProExport Albania analizon fondin prej 49 milionë eurosh të akorduar nga BE, ku sipas…
Key Takeaways from Technovation in Stockholm Stockholm recently hosted Technovation Smoke-Free 2026, one of the most prominent international events focused on innovation, smoke-free alternatives, and tobacco harm reduction policies. Organized by Philip Morris International, the event brought together public health experts, researchers, industry representatives, and policymakers to discuss how science and technology are reshaping the global nicotine landscape. Held at Fotografiska, the renowned museum of photography and contemporary art, the conference was built around the idea of a future in which traditional cigarettes may eventually become products of the past. At the conclusion of the event, organizers symbolically unveiled a…
