Author: gazetar_1
Infeksionet bakteriale seksualisht të transmetueshme (IST), përfshirë sifilizin dhe gonorrenë, po arrijnë nivele rekord në të gjithë Europën, sipas të dhënave të reja të publikuara nga Qëndra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC). “Infeksionet seksualisht të transmetueshme janë në rritje prej 10 vitesh dhe arritën nivelet më të larta rekord në vitin 2024”, tha Bruno Ciancio, drejtues i njësisë për sëmundjet e transmetueshme drejtpërdrejt dhe ato të parandalueshme me vaksina në ECDC. “Nëse nuk trajtohen, këto infeksione mund të shkaktojnë komplikime serioze, si dhimbje kronike dhe infertilitet, dhe në rastin e sifilizit, probleme me zemrën ose sistemin nervor”.…
Administrata amerikane e konsideron Shqipërinë një partner kyç për stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, duke e vendosur vendin në qendër të bashkëpunimit ushtarak, energjetik dhe strategjik në rajon. Kjo del qartë në raportin zyrtar të Departamentit Amerikan të Shtetit për politikën e SHBA në Ballkanin Perëndimor, ku Shqipëria përmendet si një nga aleatët më të rëndësishëm të NATO-s në rajon dhe si pjesë e planeve amerikane për të frenuar ndikimin rus dhe kinez. Në dokument, SHBA thekson se integrimi i Shqipërisë në NATO “e ka bërë Aleancën më të fortë”, ndërsa administrata amerikane kërkon që vendet e rajonit, përfshirë…
Çmimet e karburanteve në vend kanë pësuar sërish ulje, me Bordin e Transparencës që vendosi këtë të shtunë reduktimin me 2 lekë/litër të çmimit tavan të naftës, krahasuar me vendimin e fundit të ditës së enjte. Sipas vendimit të ri, gazoili do të tregtohet maksimalisht me 195 lekë/litër në pakicë dhe 183 lekë/litër në shumicë, nga 197 lekë/litër që ishte tavani i mëparshëm. Ndërkohë, benzina do të shitet jo më shumë se 182 lekë/litër në pakicë dhe 170 lekë/litër në shumicë, nga 186 lekë/litër në vendimin e kaluar. Bordi njoftoi se çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 23…
Konflikti për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po hyn në një fazë kritike me pasoja potencialisht të rënda financiare dhe reputacionale për shtetin shqiptar. Kompania zvicerane MABCO Constructions SA, investitori që pretendon se zotëron 98% të kuotave të koncesionarit “Vlora International Airport” (VIA), i ka vendosur ultimatum institucioneve shqiptare deri më 28 maj 2026 për të ndërhyrë në zgjidhjen e krizës, përndryshe paralajmëron nisjen e arbitrazhit ndërkombëtar kundër Republikës së Shqipërisë. Në një letër zyrtare drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Avokaturës së Shtetit, Zyrës së Kryeministrit dhe institucioneve të tjera, MABCO pretendon se është përjashtuar faktikisht nga kontrolli i projektit…
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bëri të ditur se edhe procedura e dytë për përzgjedhjen e investitorit për ndërtimin e Portit të Porto Romanos nuk ka përfunduar me sukses, pasi kompania e renditur fituese nuk arriti të sigurojë financimin e nevojshëm për realizimin e projektit. Gjatë një konference për mediat, ministri Karakaçi shpjegoi se operatori ekonomik kishte njoftuar zyrtarisht Autoriteti Portual Durrës se nuk ishte në gjendje të paraqiste marrëveshjen financiare të kërkuar, duke argumentuar se rritja e kostove të projektit kishte vështirësuar sigurimin e fondeve. Ministri theksoi se qeveria mbetet e angazhuar për realizimin e këtij investimi…
Dogana e Fierit i është drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave me një kërkesë urgjente për orientim lidhur me vijimin ose jo të procedurave të ekzekutimit të detyrueshëm ndaj kompanisë “Bankers Petroleum Albania LTD”, për një detyrim shumë të lartë akcize dhe penalitetesh që në total arrin mbi 12.3 miliardë lekë, ose rreth 128 milionë euro. Sipas dokumentit, Dega e Doganës Fier sqaron se ndaj kompanisë është nxjerrë vendim për kontabilizimin e detyrimeve të akcizës në shumën 3.09 miliardë lekë, ndërsa penaliteti është llogaritur në trefishin e detyrimit fiskal të papaguar, në vlerën 9.28 miliardë lekë, bazuar në ligjin “Për…
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Enea Karakaçi, deklaroi sot se hekurudha Tiranë-Durrës pritet të vihet në funksion gjatë vitit 2027, ndërsa bëri të ditur se aktualisht vendosja e shinave ka përfunduar. Sipas tij, janë në fazë prokurimi dy elemente, elektrifikimi si dhe 4 km e fundit të hekurudhës. Në një konferencë për mediet, Karakaçi u shpreh se projekti, i realizuar në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ka hasur vonesa për shkak të mangësive në fazat fillestare të hartimit. “Kur është marrë kredia e parë, projekti nuk ishte i plotë, pasi nuk ishte gati faza e elektrifikimit të…
Ministri i Infrastrukturës dhe i Energjisë, Enea Karakaçi paralajmëruar këtë të premte, më 22 maj, se nuk do të tolerohet situata e krijuar nga konflikti mes 2 kompanive koncensionare që ka bllokuar punën për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Në një konferencë për shtyp me gazetarët, Karakaçi tha se e ka ndjekur konfliktin me vëmendje dhe e ka shikuar me shqetësim sjelljen e deritanishme të palëve. “Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë ka ndjekur çdo fazë të procesit të ndërtimit të aeroportit të Vlorës me vëmendje të plotë dhe rigorozitet, në përputhje me kushtet e koncesionit dhe kuadrin ligjor shqiptar…
Disa thonë se një plazh është thjesht një plazh; nuk ka rëndësi se ku ndodhesh por në të vërtetë nuk është kështu, shkruan revista amerikane e udhëtimeve traveloffpath.com. E njëjta gjë mund të thuhet në mbarë botën: jo çdo ishull grek është një kopje e Santorinit dhe jo çdo parajsë plazhi në Kaliforninë Jugore është stereotipi “Polaroid” i skateboardistëve dhe surferëve bjondë. Prandaj, sot po ju çojmë në një udhëtim rreth botës, duke zbuluar disa nga plazhet më të mira “off-path” (larg turizmit masiv) që ia vlejnë aventurën këtë verë … nga “Maldivet” e Mesdheut deri te një parajsë e…
Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë e Tiranës ka publikuar një udhëzues të thjeshtuar për qytetarët dhe bizneset lidhur me zbatimin e ligjit të faljes dhe lehtësimit të detyrimeve vendore. Udhëzuesi sqaron kategoritë e detyrimeve që përfshihen në falje, procedurat që duhet të ndjekin debitorët, si dhe kushtet për përfitimin nga fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave. Sipas dokumentit, detyrimet vendore deri më 31 dhjetor 2014 fshihen plotësisht, pa qenë e nevojshme asnjë pagesë nga ana e qytetarëve apo bizneseve debitorë. Po ashtu, nuk kërkohet asnjë veprim administrativ, me kusht që subjektet të mos jenë në proces…
