Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Bilanci i stuhive, dhjetra familje pa energji, 21 fidera jashtë pune dhe dëme në Portin e Durrësit

13:06 - Korrik 22, 2026

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Fibank prezanton depozitën e kursimit për pensionistët me normë interesi 3%

12:24 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

”Travel off Path”: Pesë destinacione plazhi ndryshe nga çdo tjetër, mes tyre edhe Ksamili

12:19 - Maj 22, 2026 Turizëm
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Disa thonë se një plazh është thjesht një plazh; nuk ka rëndësi se ku ndodhesh por në të vërtetë nuk është kështu, shkruan revista amerikane e udhëtimeve traveloffpath.com.

E njëjta gjë mund të thuhet në mbarë botën: jo çdo ishull grek është një kopje e Santorinit dhe jo çdo parajsë plazhi në Kaliforninë Jugore është stereotipi “Polaroid” i skateboardistëve dhe surferëve bjondë.

Prandaj, sot po ju çojmë në një udhëtim rreth botës, duke zbuluar disa nga plazhet më të mira “off-path” (larg turizmit masiv) që ia vlejnë aventurën këtë verë … nga “Maldivet” e Mesdheut deri te një parajsë e paprekur në Azi, në një vend ku nuk do ta prisnit kurrë.

1) Ksamili: “Maldivet” e Shqipërisë

A mund të ndalojmë së pretenduari sikur Mesdheu fillon dhe mbaron vetëm me Greqinë?

Po pasi ka edhe vende të tjera, si përshembull, Shqipëria e cila ka tërhequr në ”heshtje” pushues europianë vitet e fundit.

Natyrisht, Shqipëria është bërë një nga vendet më të preferuara në Europë falë çmimeve të përballueshme, historisë dhe qyteteve bregdetare të klasit botëror si Ksamili.

Me ujërat kristal të kthjellëta, ai ka fituar nofkën “Maldivet e Evropës”, një emër që e meriton plotësisht.

Dallimi është çfarë gjen sapo mbërrin atje: beach club-e plot jetë, festa me fruta deti dhe ishuj të vegjël ku nuk ke nevojë për hidroavion për të shkuar por mund të shkosh edhe me not.

2) Bonifacio: Parajsa e nënvlerësuar e Francës 

Nuk ke nevojë të kalosh nëpër rrugët e dyshimta të Marsejës, beach club-et snobe të St. Tropez apo turmat e pafundme në shëtitoren e Nicës për të shijuar një pushim fantastik plazhi në Francë.

Dëgjon shpesh për ishujt e Spanjës dhe Italisë, por edhe ishulli francez i Korsikës meriton vendin e tij në tavolinë.

3) Sanya: mrekullia sekrete bregdetare e Azisë

A guxojmë të pyesim nëse Kina po rikthehet në turizëm?

Koha do ta tregojë për atë që konsiderohet një nga kombet më historike dhe kulturore të Azisë. Por një gjë që rrallë të shkon në mendje kur planifikon një udhëtim në Kinë është bregdeti i saj i bukur.

4) Siargao: Ylli i ardhshëm i Filipineve

Nëse doni të dini vendet sekrete më të mira në botë, pyesni një australian. Kështu, australianët kanë filluar të mbushin një nga ishujt në ngritje të Filipineve.

Edhe pse, sa autentik mund të jetë një vend i mbushur me australianë, sidomos me dallgën ikonike të surf-it kjo gjë e bëri Siargaon të famshëm.

5) Ishulli i Pashkëve: Ikona e largët e Kilit

Ikona e largët e Kilit mund të jetë shumë i largët, por a ka vend më të përshtatshëm për t’u vizituar tani, ndërsa publikohen gjithnjë e më shumë dosje mbi “UAP”-të, sesa Ishulli i Pashkëve?

E dini për çfarë po flasim — të gjithë kemi parë ato statujat ikonike prej guri, të heshtura dhe madhështore, të njohura si moai, një mister që edhe sot mbetet një nga debatet më të mëdha të arkeologjisë për mënyrën se si u transportuan.

Madje, shumë njerëz mendonin se ato ishin vetëm koka, por gërmimet zbuluan se figurat kanë trupa të plotë të varrosur nën sipërfaqe, disa me petrografi të gdhendura me detaje në shpinë./ATSH

Ekofin Media
Ekofin Media
destinacione Ksamili listën Travel of path
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Quartz”: Gjirokastra dhe Berati, destinacionet shqiptare që po sfidojnë qytetet evropiane

12:08 - Korrik 22, 2026

Shqipëria e gjashta në botë për intensitetin turistik, 4.8 mbërritje për çdo banor

12:10 - Korrik 21, 2026

“Travel off Path”: Shqipëria drejt BE-së: Çfarë pritet të ndryshojë për turizmin dhe vizitorët e huaj

08:31 - Korrik 18, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Bilanci i stuhive, dhjetra familje pa energji, 21 fidera jashtë pune dhe dëme në Portin e Durrësit

gazetar_113:06 - Korrik 22, 20260

Moti i keq që përfshiu disa zona të vendit gjatë mbrëmjes së djeshme ka shkaktuar…

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

12:23 - Korrik 22, 2026

Pas stuhisë në jug, Shoqata e Siguruesve: Ndryshimet klimatike po rrisin rrezikun, qytetarët të mbrohen me sigurim

12:21 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

13:06 - Korrik 22, 2026

Bilanci i stuhive, dhjetra familje pa energji, 21 fidera jashtë pune dhe dëme në Portin e Durrësit

12:25 - Korrik 22, 2026

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:23 - Korrik 22, 2026

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

Bilanci i stuhive, dhjetra familje pa energji, 21 fidera jashtë pune dhe dëme në Portin e Durrësit

13:06 - Korrik 22, 2026

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Fibank prezanton depozitën e kursimit për pensionistët me normë interesi 3%

12:24 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter