Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

06:02 - Korrik 28, 2026

Nuk ndalen shkeljet me tenderat në shëndetësi, këtë herë është spitali i Beratit

06:01 - Korrik 28, 2026

Shqiptarët po “hedhin para” jashtë vendit, 341 milionë dollarë investime në 2025, rritje me 30%

06:00 - Korrik 28, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Jumbo S.A. dhe Grupi BALFIN e zgjerojnë partneritetin ekskluziv në 11 tregje

13:30 - Maj 26, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Pas Shqipërisë, Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Moldavisë (hapet këtë vit), BALFIN Group merr ekskluzivitetin për operimin e Jumbo në Armeni, Azerbajxhan, Gjeorgji, Kazakistan, Ukrainë dhe Uzbekistan, si edhe për krijimin e një qendre të dedikuar logjistike në Kinë.

BALFIN Group dhe Jumbo S.A. kanë nënshkruar një marrëveshje strategjike që zgjeron ndjeshëm partneritetin e tyre afatgjatë, duke i dhënë BALFIN të drejtat ekskluzive për operimin dhe zhvillimin e markës Jumbo në Armeni, Azerbajxhan, Gjeorgji, Kazakistan, Ukrainë dhe Uzbekistan. Në këtë mënyrë Jumbo dhe Grupi BALFIN forcojnë partneritetin mes tyre duke e shtrirë bashkëpunimin ekskluziv në formën e franchise në 11 shtete.

Marrëveshja parashikon aplikimin e një modeli të ri operimi midis palëve. Sipas marrëveshjes së re, BALFIN do të menaxhojë në mënyrë të pavarur të gjithë zinxhirin e furnizimit për shtetet e reja. Grupi BALFIN do të ndërtojë një rrjet të integruar logjistik, të mbështetur nga qendra në Kinë dhe infrastruktura të dedikuara në rajonin e ri të operimit.

“Kjo marrëveshje është një dëshmi e kapaciteteve dhe ambicies që ekipi ynë ka ndërtuar gjatë më shumë se një dekade bashkëpunimi me Jumbo S.A. Zgjerimi i ekskluzivitetit në gjashtë tregje të reja, si edhe marrja e përgjegjësisë së plotë për zinxhirin logjistik deri te konsumatori final, përfaqëson një hap strategjik që e pozicionon BALFIN mes operatorëve më ambiciozë të tregtisë me pakicë në rajon. Kjo pasqyron besimin që Jumbo S.A. ka tek ne, si edhe bindjen tonë për potencialin e rritjes në këto tregje,” tha Samir Mane, President i BALFIN Group.

Apostolos-Evangelos Vakakis, Themelues dhe Kryetar i Jumbo S.A., u shpreh: “Partneriteti ynë me BALFIN ka sjellë vazhdimisht rezultate të larta në çdo treg ku operojmë së bashku. Performanca, profesionalizmi dhe disiplina operacionale e ekipit të BALFIN na kanë dhënë besimin e plotë për t’u besuar atyre këtë territor shumë më të madh dhe menaxhimin e pavarur të zinxhirit të furnizimit. Jemi krenarë që zgjerojmë bashkëpunimin tonë në këto tregje të reja dinamike dhe mezi presim të sjellim eksperiencën Jumbo për miliona klientë të rinj.”

Marrëveshja e pozicionon Grupin BALFIN në qendër të një prej korridoreve më të rëndësishme strategjike të shitjes me pakicë dhe logjistikës që lidh Azinë me Evropën. Duke krijuar kapacitete të drejtpërdrejta të sigurimit të mallrave dhe shpërndarjes, BALFIN fiton më shumë fleksibilitet operativ. Zgjerimi pritet të nxisë krijimin e vendeve të reja të punës, investime në infrastrukturë dhe transferim të njohurive (know-how) në tregjet e reja operative, si dhe të forcojë lidhjet tregtare dhe komerciale midis Ballkanit Perëndimor, Bashkimit Evropian dhe rajonit më të gjerë Euroaziatik.

Ekofin Media
Ekofin Media
11 tregje balfin group Jumbo S.A partneritet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nuk ndalen shkeljet me tenderat në shëndetësi, këtë herë është spitali i Beratit

06:01 - Korrik 28, 2026

Aksidentet rrugore në rritje, 952 persona të aksidentuar në gjashtë muaj/ Tirana dhe Durrësi me bilancin më të rëndë

11:10 - Korrik 27, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

gazetar_206:02 - Korrik 28, 20260

Basenet lumore Ishëm-Erzen dhe Seman u klasifikuan në vitin 2025 në Klasën V, “gjendje e…

Nuk ndalen shkeljet me tenderat në shëndetësi, këtë herë është spitali i Beratit

06:01 - Korrik 28, 2026

Shqiptarët po “hedhin para” jashtë vendit, 341 milionë dollarë investime në 2025, rritje me 30%

06:00 - Korrik 28, 2026

“Ditë të mira për konsumatorin”, por a po tejkalon Autoriteti i Konkurrencës kompetencat e tij?

15:23 - Korrik 27, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:02 - Korrik 28, 2026

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

06:01 - Korrik 28, 2026

Nuk ndalen shkeljet me tenderat në shëndetësi, këtë herë është spitali i Beratit

06:00 - Korrik 28, 2026

Shqiptarët po “hedhin para” jashtë vendit, 341 milionë dollarë investime në 2025, rritje me 30%

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

06:02 - Korrik 28, 2026

Nuk ndalen shkeljet me tenderat në shëndetësi, këtë herë është spitali i Beratit

06:01 - Korrik 28, 2026

Shqiptarët po “hedhin para” jashtë vendit, 341 milionë dollarë investime në 2025, rritje me 30%

06:00 - Korrik 28, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter