Author: gazetar_1
Throughout history, innovations have helped societies solve major problems, yet almost every new development has initially been met with resistance, debate, and skepticism. This was stated by Tommaso Di Giovanni, Vice President for Communications and Engagement at Philip Morris International. Speaking at the Technovation forum in Stockholm, Di Giovanni said that innovation should not be viewed solely as new technology. According to him, the main goal of innovation is to improve people’s well-being, expand their choices, and help shape their future. He cited the seatbelt invented by Swedish engineer Nils Bohlin as an example. Although its effectiveness was proven, it…
Gjatë historisë, risitë që kanë sjellë ndryshime të mëdha në shoqëri shpesh janë përballur fillimisht me skepticizëm, debat dhe rezistencë. Ky ishte një nga mesazhet kryesore të ndara nga Tommaso Di Giovanni, Zëvendëspresident për Komunikimin dhe Angazhimin në Philip Morris International (PMI), gjatë forumit Technovation të zhvilluar në Stokholm. Sipas Di Giovanni, inovacioni nuk duhet parë thjesht si zhvillim teknologjik, por si një mjet për të përmirësuar mirëqenien e njerëzve, për të zgjeruar zgjedhjet e tyre dhe për të ndihmuar në ndërtimin e së ardhmes. Për të ilustruar këtë ide, ai solli shembullin e rripit të sigurimit, të shpikur nga…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj debatit publik dhe kritikave që kanë shoqëruar projektin e investimit në Zvërnec, pas përplasjeve dhe kundërshtive të shfaqura së fundmi. Rama deklaroi se debatet dhe kundërshtitë e fundit lidhur me projektin e investimit në Zvërnec e kanë bërë të mendojë për herë të parë largimin nga drejtimi i vendit. “Si mund të jem unë kundër jush dhe kundër vetes? Dhe si mund të jenë gazetat e Greqisë aleatët tuaj për mbrojtjen e mjedisit të Shqipërisë, që janë mbushur sot me kauzën tuaj? Ka diçka këtu që nuk shkon? Apo u gjet tradhtari, shitësi i…
Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka zgjedhur të përcjellë një mesazh të rëndësishëm për një nga sfidat më të mëdha të kohës sonë: mbrojtjen e të dhënave personale të fëmijëve në epokën digjitale. Institucioni ka publikuar më 1 qershor Udhëzuesin për Mbrojtjen e të Dhënave të të Miturve, një dokument informues dhe ndërgjegjësues i hartuar në zbatim të ligjit të ri nr.124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, me synimin për t’i ndihmuar fëmijët, prindërit dhe kujdestarët të kuptojnë më mirë të drejtat dhe rreziqet që…
Ekonomia shqiptare vijon të japë sinjale pozitive edhe gjatë muajit maj 2026. Sipas Vrojtimit të Besimit të Biznesit dhe të Konsumatorit të Bankës së Shqipërisë, Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) u rrit me 1.1 pikë krahasuar me muajin prill, duke u ngjitur në nivele që mbeten rreth 7 pikë mbi mesataren historike. Kjo tregon se bizneset dhe familjet shqiptare vazhdojnë të kenë pritshmëri relativisht optimiste për zhvillimet ekonomike në vend. Rritja e TNE-së u mbështet kryesisht nga përmirësimi i besimit në sektorin e ndërtimit, në sektorin e shërbimeve dhe nga rritja e besimit konsumator. Në të kundërt, tregtia shfaqi një…
Vetëm shtatë ditë nga hapja e aplikimeve, 11,720 fermerë kanë depozituar kërkesat për të përfituar nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2026. Shifra është konfirmuar për Ekofin.al nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR). Aplikimet janë për fondin prej 5.2 miliardë lekësh, ose rreth 52 milionë euro, që qeveria ka vënë në dispozicion të sektorit. Aplikimet do të vijojnë deri më 26 qershor, ndërsa ritmi i ditëve të para lë të kuptohet se numri i përfituesve potencialë mund të jetë ndër më të lartët e viteve të fundit. Megjithatë, ndryshe nga vitet e mëparshme, skema e këtij viti…
Nga Mirilda Tili Rregullorja e re për administrimin dhe shfrytëzimin e hapësirave publike, e miratuar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, ka hapur një debat të ri mbi mënyrën sesi po menaxhohen trotuaret, sheshet dhe hapësirat e përbashkëta në kryeqytet. Ndërsa bashkia synon vendosjen e standardeve më të forta për përdorimin e tyre, ekofin.al pasqyron këtë herë opinione të ekspertëve të urbanistikës dhe përfaqësuesve të biznesit, të cilët argumentojnë se dokumenti ngre pikëpyetje si në aspektin juridik, ashtu edhe në mënyrën sesi trajton jetën urbane të qytetit. Urbanisti dhe pedagogu në Universiteti Europian i Tiranës, Gent Kaprata, e konsideron vendimin problematik…
Pas protestave të zhvilluara ditët e fundit në Zvërnec kundër projektit turistik që pritet të ndërtohet në zonë, kompania “Zvërnec South Adriatic Development” ka reaguar publikisht, duke akuzuar disa aktorë për dezinformim dhe përpjekje për të dëmtuar një investim që e cilëson ndër më të mëdhenjtë në historinë e turizmit shqiptar. Në një deklaratë për mediat, kompania shprehet se po abuzohet me ndjenjat e publikut në rrjetet sociale dhe se po zhvillohet një fushatë për të përbaltur projektin, i cili sipas saj do të sjellë përfitime të konsiderueshme ekonomike për Vlorën dhe gjithë vendin. Sipas kompanisë, investimi parashikohet të kalojë…
I vendosur në pllajën e Dajtit mbi Tiranë, projekti Dajti Village studioja arkitekturore spanjolle, Arup propozon një ansambël banimi që integrohet me kujdes në një peizazh të pjerrët dhe të pyllëzuar. I vendosur mes pyjeve të dendura, strukturave ekzistuese të mikpritjes dhe infrastrukturës përreth, projekti i përgjigjet topografisë së terrenit përmes një strategjie hapësinore të fragmentuar, e cila ndjek konturet natyrore të shpatit në vend që të imponojë një renditje të ngurtë. Kompleksi përbëhet nga dy ndërtesa kryesore, të cilat akomodojnë apartamente dhe një aparthotel. Në vend që të perceptohen si blloqe të mëdha monolitike, vëllimet janë artikuluar me kujdes…
Media online malazeze Vijesti.me i ka kushtuar vëmendje rritjes së fortë të trafikut në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, duke marrë si referencë raportimin e Ekofin.al mbi shifrat rekord të muajit prill. Një nga portalet më të mëdha të Malit të Zi ka pasqyruar të dhënat e publikuara nga TIA, duke theksuar se aeroporti shqiptar po vijon të jetë aeroporti me ritmet më të larta të rritjes në rajon dhe po shkon drejt një tjetër viti rekord. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon ritmet e forta të rritjes edhe gjatë vitit 2026, duke regjistruar një tjetër muaj rekord për trafikun ajror. Sipas…
