Author: gazetar_1
Fermerët shqiptarë kanë tashmë në dispozicion kuadrin e plotë të procedurave për përfitimin e fondeve nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi për vitin 2026, pasi Udhëzimi nr. 8, datë 14 maj 2026, u publikua sot në Fletoren Zyrtare. Megjithatë, dokumenti nuk është i panjohur për lexuesit e Ekofin.al, që zbardhi përmbajtjen e plotë të udhëzimit në datën 28 maj, disa ditë përpara publikimit zyrtar, duke informuar në kohë fermerët, subjektet agro-përpunuese dhe investitorët e sektorit rural mbi kriteret, procedurat dhe afatet e aplikimit. Udhëzimi i firmosur nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, dhe ministri i Financave,…
Inflacioni në eurozonë u rrit në 3.2% në muajin maj, niveli më i lartë që nga viti 2023, i nxitur nga energjia dhe shërbimet. Tregjet tani e konsiderojnë pothuajse të sigurt një rritje të normave të interesit nga Banka Qendrore Evropiane (BQE) javën e ardhshme. Presionet mbi çmimet në të gjithë eurozonën u përshpejtuan sërish në maj, ndërsa pasojat e bllokadës së Ngushticës së Hormuzit vazhduan të ndikojnë tregjet e energjisë, duke e çuar inflacionin në nivelin më të lartë të pothuajse tre viteve dhe duke forcuar pritshmëritë për një rritje të afërt të normave të interesit nga BQE. Inflacioni…
Vetëm pak ditë para nisjes së Kupës së Botës 2026, turneu më i madh në historinë e futbollit po promovohet si një motor gjigant ekonomik për Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe Meksikën. Megjithatë, pas parashikimeve optimiste për miliarda dollarë fitime, ekonomistët paralajmërojnë se ndikimi real mund të jetë shumë më modest sesa pritet. Për herë të parë, Botërori do të zhvillohet në tre vende njëkohësisht dhe do të përfshijë 48 kombëtare, krahasuar me 32 që merrnin pjesë në edicionet e mëparshme. Turneu do të luhet në 16 qytete pritëse dhe do të ketë plot 104 ndeshje, duke e bërë ngjarjen…
Projekti gjigant me vlerë rreth 4 miliardë dollarë që parashikohet të zhvillohet në zonën e Zvërnecit dhe ishullit të Sazanit ka investitorë nga Katari, sipas dokumenteve zyrtare të regjistrit të pronarëve përfitues. Të dhënat e publikuara në ekstraktin e Regjistrit të Pronarit Përfitues tregojnë se kompania “Albania Land Development”, e regjistruar në Shqipëri dhe e angazhuar në projekt, zotërohet nga dy shtetas të Katarit, të cilët kanë secili nga 50% të pronësisë indirekte. Sipas dokumentit, pronarët përfitues janë Mohamad Moataz Mhd Ruslan Alkhayat dhe Ramez Mhd Ruslan Alkhayyat, të cilët janë regjistruar si përfitues përfundimtarë të kompanisë. Dokumentet tregojnë se…
Me një vendim të befasishëm, Prokuroria e Posaçme mësohet të ketë vënë nën sekuestro preventive, llogaritë bankare të ‘Albania Land Development’, kompania e cila zotërohet nga dy sipërmarrësit e njohur nga Katari, vëllezërit Moutaz dhe Ramez Al-Khayyat, të cilët kanë parashikuar të investojnë së bashku me Jared Kushner-in, dhëndrrin e presidentit amerikan Donald Trump, në ndërtimin e një resorti luksoz në Zvërnec. ‘Albania Land Development’, rezulton të ketë blerë sipërfaqet e tokës mbi të cilën do të realizohet projekti. Ajo fillimisht, ishte në pronësi të Redi Strugës, i cili pasi e shiti, e emërua një nga tre administratorët e kompanisë,…
Çmimi i karburanteve në Shqipëri ka marrë sërish një trajektore në rritje, teksa Bordi i Transparencës vendosi këtë të martë një tjetër shtrenjtim të naftës, duke e çuar çmimin maksimal të shitjes me pakicë në 191 lekë për litër. Vendimi hyn në fuqi menjëherë, duke filluar nga ora 15:00 e datës 2 qershor, ndërsa do të mbetet në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit. Sipas vendimit të ri, nafta do të tregtohet me jo më shumë se 191 lekë për litër në pikat e shitjes me pakicë dhe 179 lekë për litër në shitjen me shumicë. Krahasuar me…
Turizmi në Shqipëri ka vijuar të japë sinjale pozitive edhe gjatë muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga Eurostat tregojnë se vendi ka shënuar një rritje të ndjeshme të netëqëndrimeve në strukturat akomoduese, duke u renditur ndër performuesit më të mirë në rajon dhe në disa raste edhe mes vendeve me rritjen më të lartë në Europë. Në total, gjatë tremujorit të parë të vitit 2026 janë regjistruar rreth 834 mijë netëqëndrime në Shqipëri, me rritje si nga turistët vendas ashtu edhe nga vizitorët e huaj. Kjo tendencë konfirmon se sezoni turistik nuk po kufizohet më…
Qeveria ka ndërmarrë iniciativën për rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve dhe sot po zhvillohen prezantimet e projekteve nga ana e kompanive apo bashkimit të tyre, që kanë zgjedhur të aplikojnë për këtë projekt. Idetë janë të ndryshme, ku themeli pritet të jetë ruajtja e identitetit të godinës aktuale, duke i rritur kapacitetet akomoduese, por edhe i dhënë një tjetër nivel sa i përket aspektit komercial. Prezantimi i parë: ARCHI-TECTONICS” + “Edil AL-IT” sh.p.k + “Edil-AL” + “PNI- 2001” sh.p.k. Prezantimi i dytë: “Herzog &de Meuron Basel Ltd” dhe Julian Beqiri + “Marsela Demaj” + “Michel Desvigne (MDP)” + “Gentian Shkurti”…
Në një kohë kur destinacionet tradicionale të Mesdheut po përballen me mbipopullim turistësh dhe çmime gjithnjë e më të larta, Shqipëria po fiton terren, si një nga alternativat më tërheqëse për pushimet verore në Evropë, shkruan media spanjolle “OkDiario”. Mediet ndërkombëtare po e rendisin Shqipërinë mes destinacioneve më të preferuara të momentit, duke vlerësuar kombinimin e plazheve të mrekullueshme, trashëgimisë kulturore, natyrës së paprekur dhe kostove më të ulëta krahasuar me vende si Greqia, Spanja apo Italia. Për vite me radhë, Shqipëria ishte një nga vendet më të izoluara të Evropës. Sot, pikërisht kjo karakteristikë po shndërrohet në një nga…
Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur në 2.33 milionë banorë më 1 janar 2026, duke humbur mbi 28 mijë banorë vetëm gjatë një viti. Ndërsa lindjet vijojnë të jenë më të larta se vdekjet, emigracioni po vazhdon të zbrazë vendin me ritme që nuk arrijnë të kompensohen nga shtesa natyrore. Sipas të dhënave zyrtare, popullsia e Shqipërisë ra me 1.16% gjatë vitit 2025, duke zbritur në 2,335,930 banorë. Në pamje të parë, vendi vazhdon të regjistrojë më shumë lindje sesa vdekje,…
