Author: gazetar_1
Viti 2026 pritet të jetë viti i destinacioneve të reja turistike, me gjithnjë e më shumë vizitorë, që kërkojnë përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe vende ende të paprekura nga turizmi masiv, shkruan media italiane “TgYou24”. Sipas tendencave të turizmit ndërkombëtar, Shqipëria renditet ndër destinacionet më të kërkuara për vitin e ardhshëm, duke tërhequr vëmendjen e turistëve nga e gjithë Evropa. Shqipëria, perla e re e Mesdheut Shqipëria vazhdon të konsolidojë pozicionin e saj si një nga destinacionet turistike me rritjen më të shpejtë në Evropë. Kombinimi i plazheve mahnitëse, trashëgimisë historike, mikpritjes tradicionale dhe kostove më të ulëta, krahasuar…
Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar sërish, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë shkëmbyer sulme të reja me raketa dhe dronë, ndërsa përpjekjet diplomatike për një armëpushim afatgjatë po hasin vështirësi serioze. Pengesa kryesore mbetet vazhdimi i operacioneve ushtarake izraelite në Liban, të cilat Teherani i konsideron shkelje të kushteve të armëpushimit rajonal. Sipas burimeve ushtarake amerikane, forcat e SHBA-së interceptuan disa raketa balistike dhe dronë iranianë të drejtuar drejt objektivave në Bahrein dhe Kuvajt. Në kundërpërgjigje, Uashingtoni ndërmori sulme ndaj infrastrukturës ushtarake iraniane në ishullin Qeshm, pranë ngushticës strategjike të Hormuzit. Autoritetet amerikane deklaruan se veprimet kishin…
Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes miqësore Shqipëri–Izrael, që do të luhet sot, më 3 qershor 2026, në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania”. Për shkak të ndeshjes, nga ora 16:00 deri në përfundim të saj do të ketë kufizime të qarkullimit në disa akse pranë stadiumit. Tifozët këshillohen të shmangin lëvizjen me automjete në zonën përreth “Air Albania” dhe të paraqiten në hyrjet e stadiumit duke nisur nga ora 18:00, për të shmangur vonesat nga kontrollet dhe fluksi i madh para fillimit të ndeshjes. Rrugët që…
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka bërë një hap pas, duke liruar llogaritë bankare të kompanisë nga Katari që është e angazhuar në projektin turistik të Zvërnecit. 24 orë më parë, këto llogari ishin bllokuar fillimisht si pjesë e një hetimi mbi dyshimet për një skemë të tjetërsimit të pronave në këtë zonë bregdetare. Mësohet se llogaritë e zhbllokuara i përkasin kompanisë së vëllezërve miliarderë nga Katari, Ramez dhe Mohamad Al-Khayyat. Sipas të dhënave, ky vendim i shpejtë i organit të akuzës u mor për të shmangur një përballje të mundshme ligjore në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit. Pavarësisht lirimit të llogarive…
Shqipëria po përgatitet për një fazë të re në sektorin e gazit natyror. Në një kohë kur gazsjellësi TAP kalon prej vitesh në territorin shqiptar, por tregu i brendshëm i gazit mbetet pothuajse inekzistent, Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka hedhur në konsultim publik ndryshime të rëndësishme në procedurat e licencimit, duke krijuar kuadrin për investime të reja në transmetim, shpërndarje, tregtim dhe depozitim të gazit natyror. Për publikun e gjerë, dokumenti mund të duket teknik. Por në thelb ai sinjalizon diçka më të madhe: Shqipëria po përpiqet të ndërtojë më në fund një treg funksional të gazit natyror, një…
Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me kundërshtimet dhe protestat e organizuara ndaj investimit strategjik prej mbi 4 miliardë eurosh që parashikohet të realizohet në zonën e Zvërnecit, duke theksuar se zhvillimi i turizmit dhe ekonomisë shqiptare nuk mund të pengohet nga dezinformimi apo interesat që nuk i shërbejnë vendit. Sipas Kasës, investime të këtij niveli, të cilat sjellin në Shqipëri marka prestigjioze ndërkombëtare si Mandarin Oriental, Aman dhe Atlantis, disa prej të cilave ende nuk janë prezente në tregun europian, përbëjnë një mundësi të jashtëzakonshme për rritjen e profilit ndërkombëtar të Shqipërisë…
Është shpallur projekti fitues për rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve, një nga objektet më të rëndësishme publike në kryeqytet, pas një gare ndërkombëtare ku morën pjesë pesë studio të njohura arkitekturore me reputacion botëror. Fitues u shpall skuadra e udhëhequr nga Herzog & de Meuron Basel Ltd, studio zvicerane e njohur për projekte ikonike në mbarë botën, e cila prezantoi një qasje konservuese ndaj godinës ekzistuese, duke synuar ruajtjen e identitetit historik dhe arkitektonik të Pallatit të Kongreseve. Arkitektët theksuan se ndërhyrja do të jetë minimale dhe e kujdesshme, duke respektuar karakterin e ndërtesës. Sipas tyre, Pallati i Kongreseve ka…
Qeveria ka miratuar rregulla të reja që përcaktojnë procedurat dhe kushtet mbi bazën e të cilave kompanitë minerare mund të pezullojnë aktivitetin e tyre të shfrytëzimit në Shqipëri. Udhëzimi i ri nr. 2, datë 12 maj 2026, i firmosur nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, synon të vendosë një kuadër më të qartë për rastet kur subjektet minerare kërkojnë ndërprerjen e përkohshme të punimeve. Sipas udhëzimit, pezullimi i aktivitetit nuk do të mund të realizohet më thjesht me një njoftim formal, por duhet të mbështetet në arsye konkrete dhe të dokumentuara. Kompanitë do të duhet të provojnë ekzistencën…
Vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump ka folur dy ditë më parë për sipërmarrësin dhe podkasterin amerikan David Senra për investimin në ishullin e Sazanit në Jug të Shqipërisë. Në një bisedë të gjatë të publikuar më 31 maj në kanalin në You Tube të Senra, të fokusuar mbi sipërmarrjen, menaxhimin e bizneseve familjare Ivanka Trump ka rrëfyer si është gjendur në ishull dhe më pas magjepsjen nga natyra dhe potencialin e parë te ky vend. Ajo flet për një projekt gjigant në këtë ishull në Mesdhe, por se gjithçka e kanë parë me shumë vetëpërmbajtje dhe kujdes…
Nga Besnik Vathi Projekti i zhvillimit të Zvernecit paraqitet si një investim i rëndësishëm për turizmin shqiptar dhe për ekonominë e rajonit të Vlorës. Megjithatë, përpara se të entuziazmohemi nga shifrat e investimit dhe vizualizimet e bukura të paraqitura në projekt, është e domosdoshme të shtrojmë një pyetje themelore: sa në dobi të turizmit është realisht ky zhvillim? Shqipëria ka përjetuar gjatë viteve të fundit një bum ndërtimesh në zonat bregdetare. Në teori, shumica e këtyre projekteve janë miratuar si investime turistike, me premtimin për hotele, resorte dhe infrastrukturë që do të sillnin më shumë turistë dhe më shumë të…
