Author: gazetar_1
Bordi i Transparencës ka vendosur këtë të enjte një tjetër rritje të çmimit të karburanteve në tregun vendas, duke e çuar çmimin tavan të naftës në 195 lekë për litër, ose 4 lekë më shumë krahasuar me vendimin e mëparshëm. Sipas vendimit të miratuar më 4 qershor 2026, çmimi maksimal i shitjes me pakicë i gazoilit do të jetë 195 lekë/litër, ndërsa ai me shumicë 183 lekë/litër. Ndërkohë, benzina do të tregtohet me jo më shumë se 175 lekë/litër në pakicë dhe 163 lekë/litër në shumicë. Çmimet e reja hynë në fuqi menjëherë, nga ora 15:30 e datës 4 qershor,…
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale zhvilloi aktivitetin me temë “Mbrojtja e të Dhënave Personale dhe Inteligjenca Artificiale në Sektorin Financiar”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve bankare, jo bankare, sektorit të sigurimeve, nëpunësve për mbrojtjen e të dhënave personale (DPO), ekspertëve të teknologjisë dhe profesionistëve të sigurisë së informacionit. Aktiviteti kishte për qëllim forcimin e kapaciteteve institucionale dhe dialogut ndërmjet autoritetit mbikëqyrës dhe sektorit financiar mbi përdorimin e Inteligjencës Artificiale, në përputhje me kërkesat e ligjit nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe standardet evropiane. Në fjalën e tij…
Në fillim të verës, qershori është një periudhë ideale për të zgjedhur destinacionin e duhur të udhëtimit, shkruan media italiane “Si Viaggia”. Në këtë përzgjedhje, ekspertët e udhëtimit kanë sugjeruar disa vende, ku mund të udhëtohet gjatë këtij muaji, duke përfshirë destinacionet bregdetare dhe malore. Me muajin qershor nis zyrtarisht vera, bashkë me udhëtimet drejt destinacioneve më të bukura bregdetare dhe malore, si dhe ndjesinë e çlodhjes, që shumica e njerëzve kërkojnë pas një periudhe të gjatë pune. Zgjedhja e destinacionit varet nga disa faktorë: dëshira për të vizituar vendet klasike turistike, shpesh në brigjet e Mesdheut, apo dëshira për…
Nga Dritan Shano Shqipëria ka një dritare, gjithnjë e më të ngushtë për zhvillimin e strukturës së vet ekonomike, e për rrjedhojë edhe mirëqenies dhe mundësive për të ardhmen, sidomos për ata që nuk duan të bëhen drejtorë, ministra, deputetë, dhe të atyre që e dinë se nuk mund të bëhen drejtorë, ministra dhe deputetë. Çfarë ndërtohet brenda kësaj dritareje, para se rregullat e BE-së – të krijuara për ekonomi të zhvilluara – të mbyllin hapësirën e manovrës, do të vendosë nëse shqiptarët e gjeneratave të ardhshme fitojnë mundësi të reja në Shqipëri, apo thjesht do të trashëgojnë kufizimet që…
Një prej akseve më të ngarkuara të qarkullimit në hyrje të Tiranës do të përballet me kufizime dhe bllokime të përkohshme gjatë ditëve në vijim. Shkak janë punimet për ndërtimin e linjës së re hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas. Sipas njoftimit zyrtar, nga data 6 deri më 9 qershor do të ketë bllokim dhe devijim të qarkullimit në zonën e njohur si Rrethrrotullimi i Treshit, pranë Kthesës së Kamzës, aty ku rruga kryqëzohet me shinat e hekurudhës. Ndërhyrja është e nevojshme për vijimin e punimeve në linjën hekurudhore që do të lidhë Tiranën me Durrësin dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, projekt që synon…
Pushimet verore shpesh lidhen me të njëjtat destinacione të njohura: ishujt grekë dhe Baleare, qytetet klasike të Mesdheut apo vendpushimet bregdetare, që në muajt e verës mbushen shumë shpejt dhe kërkojnë rezervime të hershme, sipas medias italiane “Skyscanner”. Këto janë destinacione të sigurta, të njohura dhe të vizituara nga shumë turistë, por në të njëjtën kohë nuk përbëjnë të vetmen mundësi për të kaluar pushimet verore pranë detit. Gjithnjë e më shumë vizitorë po kërkojnë alternativa më të qeta dhe më autentike, destinacione që ofrojnë një përvojë ndryshe nga turizmi masiv, por që ruajnë komoditetin e një pushimi gjithëpërfshirës. Këto…
Administrata Tatimore i bën thirrje tatimpaguesve të plotësojnë kushtet ligjore dhe të aplikojnë brenda datës 5 qershor 2026 për lidhjen e marrëveshjes së Paqes Fiskale, një procedurë që zhvillohet online përmes sistemit “e-filing”. Sipas njoftimit zyrtar të Administratës Tatimore, “aplikimi është i hapur për tatimpaguesit e regjistruar si persona fizikë ose entitete, subjekt i Tatimit mbi të Ardhurat e Korporatave dhe Tatimit mbi të Ardhurat Personale nga Biznesi, të cilët përmbushin kriteret e përcaktuara në legjislacion”. Kushtet kryesore për përfitimin nga kjo marrëveshje janë ushtrimi i aktivitetit ekonomik në Shqipëri, realizimi i të ardhurave bruto mbi 14 milionë lekë gjatë…
Pas mjekëve, farmacistëve, veterinerëve dhe profesionistëve të tjerë që ushtrojnë veprimtari me ndikim publik, qeveria synon të përfshijë edhe agronomët në listën e profesioneve të rregulluara në Shqipëri. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin që parashikon shtimin e profesionit të agronomit në ligjin “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, duke hapur rrugën për licencimin, regjistrimin dhe mbikëqyrjen e ushtrimit të këtij profesioni. Ndonëse ndryshimi ligjor përbëhet vetëm nga një shtesë në nenin që liston profesionet e rregulluara, efektet e tij mund të jenë të rëndësishme për sektorin bujqësor, i cili deri më…
Kostoja e ndërtimit të banesave në Shqipëri ka vijuar të rritet edhe në fillim të vitit 2026, megjithëse me ritme më të moderuara krahasuar me vitet e fundit, kur sektori u përball me shtrenjtimin e materialeve të ndërtimit dhe energjisë. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se Indeksi i Kushtimit në Ndërtim për Banesa arriti në 114,4 pikë në tremujorin e parë të vitit 2026, duke shënuar një rritje prej 1,1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndryshe nga vitet e kaluara, kur rritja e kostove drejtohej kryesisht nga materialet e ndërtimit, këtë herë ndikimin…
Një projekt masiv betoni do të ngrihet në kodrat me ullishte dhe pyje në Farkë, sipër zonës së Liqenit të Thatë, duke e shndërruar edhe atë pak zonë të gjelbër që kishte mbetur në periferi të Tiranës, në pallate shumëkatëshe, ngjitur me njëra-tjetrën. Vox News e kishte paralajmëruar disa kohë më parë të gjithë projektin, pasi pas saj fshihet një nga biznesmenët më kontrovers, Arben Muçobega, ai i cili ka arritur që të marrë leje edhe në një nga gjiret më të bukura të Shqipërisë, në Llaman, nga ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro. Në të njëjtën kohë kur vendi ynë…
