Author: gazetar_1

Ekonomia shqiptare ka hyrë në vitin 2026 me një stabilizim të dukshëm të kostove në sektorin prodhues. Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se Indeksi i Çmimeve të Prodhimit (IÇP) në tremujorin e parë të vitit ka shënuar vetëm një rritje minimale prej 0.02% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke sinjalizuar se presionet inflacioniste në hallkën e prodhimit janë pothuajse të papërfillshme. Sipas INSTAT, indeksi arriti në nivelin 129.7 pikë, me bazë vitin 2021=100, ndërsa zhvillimet brenda sektorëve tregojnë një panoramë të diferencuar. Industria përpunuese vijon të jetë motori kryesor i…

Read More

Shqipëria konsiderohet një nga vendet më të pasura me burime ujore në Europë. Lumenjtë, liqenet dhe rezervat natyrore të ujit e vendosin vendin në një pozicion të favorshëm krahasuar me shumë shtete të Bashkimit Europian që përballen me stres të lartë ujor. Megjithatë, pasuria natyrore nuk është përkthyer ende në shërbime moderne për qytetarët. Të dhënat e lidhura me Objektivin 6 të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, publikuar nga Eurostat, tregojnë se Shqipëria vazhdon të përballet me sfida të mëdha në furnizimin me ujë të sigurt, trajtimin e ujërave të ndotura dhe mbrojtjen e cilësisë së burimeve ujore. Vetëm 7 në…

Read More

Shqipëria po forcon gjithnjë e më shumë pozicionin e saj si një nga destinacionet turistike më dinamike në Europë. Sipas të dhënave të publikuara nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, gjatë muajit maj 2026 vendi mirëpriti 1,143,595 vizitorë të huaj, duke shënuar një rritje prej 16% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2025. Shifrat konfirmojnë trendin pozitiv të turizmit shqiptar, i cili po mbështetet nga investimet në infrastrukturë, zgjerimi i kapaciteteve akomoduese, promovimi i vazhdueshhëm i vendit në tregjet ndërkombëtare dhe pasurimi i ofertës turistike gjatë gjithë vitit. Kontributin më të madh në numrin total të…

Read More

Institucionet e parasë elektronike dhe institucionet e pagesave kërkojnë ndërlidhje dhe një integrim më të thellë mes sektorit financiar dhe sistemeve shtetërore. Një kërkesë e tillë u artikulua publikisht të mërkurën nga Shoqata e Bankave gjatë takimit të zhvilluar me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe Drejtorin e Përgjithshëm të AKSHI-t, Igli Tafa. Por ekofin.al mëson se kompanitë Fintech i janë drejtuar më herët përmes një letre Ministres Ibrahimaj dhe aktorëve të tjerë relevantë. Në thelb të kërkesës qëndron nevoja që institucionet financiare të licencuara të kenë akses të kontrolluar dhe të mbikëqyrur në disa të dhëna shtetërore,…

Read More

Nga Mirilda Tili  “Ylli” u prezantua këtë javë në aktivitetin “Bujqësia Digjitale për Shqipërinë 2030 , si pjesë e strategjisë së Bujqësisë Inteligjente, si asistenti i parë virtual i fermerit shqiptar. Përmes tij, fermerët do të mund të komunikojnë në gjuhën shqipe dhe të marrin përgjigje të menjëhershme për pyetjet e tyre, direkt nga telefoni celular. Një nga elementët që ka ngjallur më shumë interes është premtimi për publikimin online dhe në kohë reale të çmimeve në pikat e grumbullimit dhe tregjet bujqësore, një problematikë që prej vitesh është ngritur nga vetë fermerët për mungesën e transparencës në formimin e…

Read More

Shqipëria po përgatitet të miratojë Strategjinë Kombëtare të Industrisë 2026–2030, një dokument që synon të ndryshojë mënyrën se si zhvillohet ekonomia prodhuese në vend. Në thelb, strategjia nuk është thjesht një dokument teknik për industrinë, por një përpjekje për të zhvendosur ekonominë shqiptare nga modeli tradicional i rritjes së mbështetur te konsumi, ndërtimi, shërbimet me produktivitet të ulët dhe avantazhi i kostos së lirë, drejt një modeli më të qëndrueshëm, të bazuar te prodhimi, eksportet, teknologjia, inovacioni dhe vlera e shtuar. Dokumenti evidenton se ekonomia shqiptare ka ende një bazë industriale të kufizuar, me produktivitet të ulët, intensitet të ulët…

Read More

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar të enjten hapjen e negociatave me Kosovën, Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë për heqjen e roaming-ut, duke mundësuar që së shpejti qytetarët e këtyre vendeve të mund të përdorin telefonat e tyre pa tarifa shtesë gjatë udhëtimeve në territorin e BE-së. Sistemi “Roam Like at Home” mundëson që qytetarët të bëjnë thirrje telefonike, të dërgojnë mesazhe dhe të përdorin internetin kur udhëtojnë jashtë vendit pa paguar tarifa shtesë, derisa kjo zonë mbulon BE-në, vendet e Zonës Ekonomike Evropiane – Islandën, Lihtenshtajnin dhe Norvegjinë – dhe së fundmi edhe Moldavinë…

Read More

Bitcoin ka rënë në nivelin më të ulët që nga shkurti, duke humbur më shumë se 25% të vlerës së tij gjatë këtij muaji, ndërsa investitorët afatgjatë kanë likuiduar miliarda dollarë në zotërime dhe përpjekjet për të avancuar rregullimin e kriptomonedhave në SHBA po përballen me pasiguri në Uashington. Rënia e Bitcoin u thellua të mërkurën, kur çmimi zbriti deri në 61,300 dollarë për herë të parë që nga shkurti, duke zgjatur një nga periudhat më të trazuara për kriptomonedhën më të madhe në botë gjatë këtij viti. Çmimi është më shumë se 25% më i ulët krahasuar me kulmin…

Read More

Reshjet intensive të shiut, erërat e forta dhe stuhitë që goditën në orët e fundit një pjesë të madhe të territorit të Shqipërisë rikthyen edhe një herë në vëmendje një realitet që po bëhet gjithnjë e më i dukshëm: ndryshimet klimatike nuk janë më një kërcënim i së ardhmes, por një sfidë konkrete e së tashmes. Nga zona të ndryshme të vendit janë raportuar dëme në sera bujqësore, sipërfaqe të mbjella, banesa, biznese dhe infrastrukturë private. Për shumë familje dhe sipërmarrje, pasojat ekonomike të një stuhie disaorëshe mund të përkthehen në humbje që kërkojnë muaj apo edhe vite për t’u…

Read More

Ministria e Mjedisit ka hedhur për konsultim publik dy projektvendime të rëndësishme që synojnë të forcojnë sistemin e përgjegjësisë mjedisore në Shqipëri dhe të afrojnë më tej legjislacionin shqiptar me standardet e Bashkimit Europian. Projektaktet parashikojnë, nga njëra anë, përcaktimin e veprimtarive që konsiderohen me rrezik të lartë për mjedisin dhe, nga ana tjetër, vendosjen e kritereve të detajuara për identifikimin, vlerësimin dhe përcaktimin e dëmit mjedisor, duke krijuar një kuadër më të qartë për ndërhyrjen e institucioneve dhe detyrimet e operatorëve ekonomikë. Projektvendimi i parë përcakton listën e aktiviteteve që konsiderohen potencialisht të rrezikshme për mjedisin. Në këtë kategori…

Read More