Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Ekonomia e eurozonës u tkurr me 0,2% në tremujorin e parë 2026, ndikuar nga rënia e Irlandës

23:31 - Qershor 5, 2026

Greqia bën gati ligjin, do taksojë të ardhurat nga kriptovalutat me 15%

18:24 - Qershor 5, 2026

Fondi BESA siguron 7 milionë euro financim nga BSTDB për kreditimin e bizneseve

15:38 - Qershor 5, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Rriten me 16% turistët në maj, vizitorët nga Lituania, Danimarka dhe Finlanda “zbulojnë” Shqipërinë

09:30 - Qershor 5, 2026 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shqipëria po forcon gjithnjë e më shumë pozicionin e saj si një nga destinacionet turistike më dinamike në Europë. Sipas të dhënave të publikuara nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, gjatë muajit maj 2026 vendi mirëpriti 1,143,595 vizitorë të huaj, duke shënuar një rritje prej 16% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2025.

Shifrat konfirmojnë trendin pozitiv të turizmit shqiptar, i cili po mbështetet nga investimet në infrastrukturë, zgjerimi i kapaciteteve akomoduese, promovimi i vazhdueshhëm i vendit në tregjet ndërkombëtare dhe pasurimi i ofertës turistike gjatë gjithë vitit.

Kontributin më të madh në numrin total të vizitorëve vijojnë ta japin turistët nga Kosova me 321,714 vizitorë dhe nga Italia me 120,344 vizitorë. Ndërkohë, një interes në rritje po vërehet edhe nga tregje me potencial të lartë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar, duke dëshmuar se Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë turistë që kërkojnë natyrë të paprekur, trashëgimi kulturore, gastronomi autentike dhe mikpritje tradicionale.

Sa i përket ritmeve të rritjes, surpriza e këtij sezoni vjen nga Lituania, e cila kryeson listën me një rritje mbresëlënëse prej 273% të vizitorëve krahasuar me majin e vitit të kaluar. Pas saj renditen Danimarka me 253%, Finlanda me 83% dhe Polonia me 80%.

Rritje të konsiderueshme kanë shënuar gjithashtu vizitorët nga Irlanda (+63%), Izraeli (+48%), SHBA (+37%), Kanadaja (+37%), Mbretëria e Bashkuar (+32%), Suedia (+26%), Republika Çeke (+25%), Belgjika (+24%), Italia (+24%), Franca (+21%), Portugalia (+19%) dhe Kosova (+15%).

Me mbi 1.1 milion vizitorë vetëm në muajin maj, Shqipëria po hyn në sezonin veror me ritme rekord, duke sinjalizuar një tjetër sezon pozitiv.

Ekofin Media
Ekofin Media
blendi gonxhja Ministri shqipëria turistë
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Salillari shpallet fitues për autostradën Milot–Balldren me gjatësi 17 km

15:34 - Qershor 5, 2026

Italianët e Lutech zgjerojnë praninë në Shqipëri, Ibrahimaj: Synojmë të kthehemi në qendër rajonale të inovacionit

15:31 - Qershor 5, 2026

Produktet e markave ndërkombëtare në Shqipëri kushtojnë 83% më shtrenjtë se në BE

14:47 - Qershor 5, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Salillari shpallet fitues për autostradën Milot–Balldren me gjatësi 17 km

gazetar_215:34 - Qershor 5, 20260

Është shpallur fituesi i garës për ndërtimin e aksit rrugor Milot–Balldren, duke çuar drejt fazës…

Produktet e markave ndërkombëtare në Shqipëri kushtojnë 83% më shtrenjtë se në BE

14:47 - Qershor 5, 2026

ACI Europe: TIA mes aeroporteve me performancën më të fortë në Europë në prill

13:10 - Qershor 5, 2026

Shtrëngohen filtrat për lejet mjedisore për industrinë, fund epokës së vetëdeklarimeve

13:09 - Qershor 5, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:34 - Qershor 5, 2026

Salillari shpallet fitues për autostradën Milot–Balldren me gjatësi 17 km

14:47 - Qershor 5, 2026

Produktet e markave ndërkombëtare në Shqipëri kushtojnë 83% më shtrenjtë se në BE

13:10 - Qershor 5, 2026

ACI Europe: TIA mes aeroporteve me performancën më të fortë në Europë në prill

Ekonomia e eurozonës u tkurr me 0,2% në tremujorin e parë 2026, ndikuar nga rënia e Irlandës

23:31 - Qershor 5, 2026

Greqia bën gati ligjin, do taksojë të ardhurat nga kriptovalutat me 15%

18:24 - Qershor 5, 2026

Fondi BESA siguron 7 milionë euro financim nga BSTDB për kreditimin e bizneseve

15:38 - Qershor 5, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter