Author: gazetar_1
Bashkimi Europian pritet t’i japë zyrtarisht dritën jeshile heqjes së tarifave roaming të telefonisë për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Aktualisht sipas burimeve është konfirmuar se ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakort për të miratuar fillimin e negociatave për heqjen e roaming-ut me shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ky është hap shumë i rëndësishëm për qytetarët dhe bizneset në Shqipëri të cilët me heqjen e tarifave Roaming do të paguajnë më pak për telefonatat që do të kryejnë kur udhëtojnë në vendet e Bashkimit Europian. Heqja e tarifave roaming nënkupton që gjatë përdorimit të…
Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot sqarimin e plotë dhe përfundimtar të origjinës së fondeve për blerjen e tokës në Zvërnec dhe çlirimin përfundimtar të investitorëve që tanimë janë edhe pronarë. Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së qeverisë, Rama e konsideroi këtë një zhvillim shumë pozitiv lidhur me procesin e verifikimit të transaksionit për blerjen e tokës në Zvërnec. Ndërkohë, nga ana tjetër, kryeministri e konsideroi po ashtu shumë pozitive që SPAK ka vendosur të mbajë të ngrira fondet pa i lënë të kalojnë tek shitësi për të cilin ka një proces hetimor. “Kjo në këndvështrimin tim është shumë…
Ministria e infrastrukturës dhe Energjisë thotë se ka vendosur gjobën e parë ndaj kompanive koncesionare që po ndërtojnë aeroportin e Vlorës për vonesat e krijuara për përfundimin e projektit. Ministri Enea Karakaçi thotë se kompanive iu është dhënë 30 ditë kohë për të zgjidhur mosmarrëveshjet apo për tu ulur dhe për të ndërmjetësuar, në të kundërt veç gjobave do të vendosen penalitetet e tjera e deri në zgjidhje të kontratës. “Këta ortakë kanë ofertuar për të ndërtuar aeroportin e Vlorës. Ka një mos marrëveshje është bërë publike dhe mediatike, dhe ka dhënë edhe një lloj impakti s ai përket imazhit.…
Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot se Banka Shqiptare e Zhvillimit do të ketë një rol të rëndësishëm në mbështetjen e sektorëve ekonomikë me akses të kufizuar në financim, duke u fokusuar edhe në projekte strategjike të qeverisë. Në një deklaratë për mediet pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Malaj u shpreh se në mbledhjen e sotme është prezantuar nga drejtimi i Bankës Shqiptare të Zhvillimit ecuria dhe zhvillimet më të fundit të këtij institucioni financiar. “Ky institucion është konceptuar për t’u ndërtuar me një kapital prej rreth 10 miliardë lekësh, ose 100 milionë euro. Është një institucion financiar…
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi se duke nisur nga data 1 korrik, programi “Dyfisho Ndërmarrjen Tënde” do të hapë zyrtarisht dyert për bizneset në të gjithë vendin, duke ofruar një mundësi të re financimi për zgjerimin dhe zhvillimin e aktivitetit të tyre. Për gazetarët, Ibrahimaj u shpreh falë bashkëpunimit me Bankën e Shqipërisë, e cila ka vënë në dispozicion të qeverisë shqiptare një fond prej 250 milionë eurosh, ndërmarrjet do të kenë akses në financime me norma interesi të favorshme, që variojnë nga 2 deri në 3 për qind. “Programi dyfisho ndërmarrjen tënde do të hapë dyert…
Sektori bankar, qeveria dhe AKSHI synojnë të shtyjnë përpara integrimin e sistemeve bankare me platformën e-Albania dhe regjistrat shtetërorë. Nëse kjo nismë konkretizohet, qytetarët mund të mos kenë më nevojë të paraqesin një sërë dokumentesh fizike kur aplikojnë për kredi, hapin një llogari bankare apo marrin shërbime financiare. Ky ishte fokusi kryesor i workshop-it “Digjitalizimi, Shërbimet Publike dhe Bankat Tregtare”, organizuar nga Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), me pjesëmarrjen e Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, Drejtorit të Përgjithshëm të AKSHI-t, Igli Tafa, si dhe drejtuesve të bankave tregtare. Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Bankave, Spiro Brumbulli,…
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka referuar 16 raste pranë organeve ligjzbatuese, si rezultat i kontrolleve të deklaratave të pasurisë dhe hetimeve administrative të kryera ndaj zyrtarëve publikë. Megjithatë, pavarësisht numrit të konsiderueshëm të referimeve dhe faktit se kontrolli ka përfshirë deputetë, kryetarë bashkish, drejtues institucionesh, prokurorë dhe funksionarë të tjerë të lartë publikë, raporti vjetor nuk evidenton asnjë rast të referuar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ky është një nga elementët që ngre më shumë pikëpyetje në raportin e…
Numri i bizneseve në Shqipëri vijon të zgjerohet. Të dhënat më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se gjatë vitit 2025 janë regjistruar 18.297 ndërmarrje të reja, nga 15.970 që ishin regjistruar një vit më parë, duke reflektuar një rritje të ndjeshme të aktivitetit sipërmarrës në vend. Në fund të vitit, Shqipëria numëronte 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, ose 4,3% më shumë se në vitin 2024. Sipas raportit të INSTAT për Regjistrat e Biznesit 2025, numri i njësive ligjore aktive arriti në 250.097, me një rritje prej 5,1% krahasuar me vitin paraardhës, ndërsa fermerët e regjistruar arritën në…
Nga Joleza Koka * Debati mbi hapësirat publike në Tiranë hyri në një fazë të re pas aksionit kombëtar për lirimin e tyre, i nisur nga qeveria gjatë vitit 2025, me fokus rikthimin e trotuareve, kalimeve publike dhe zonave të zaptuara në funksion të qytetarëve. Në vijim të këtij procesi, në Këshillin Bashkiak të Tiranës u diskutua dhe u miratua projekt-rregullorja për administrimin dhe përdorimin e hapësirave publike, si instrument për kontrollin e përdorimit privat të territorit publik urban. Rregullorja propozon një sërë ndërhyrjesh që lidhen me standardizimin e përdorimit të trotuareve, vendosjen e strukturave të përkohshme, administrimin e tavolinave…
Banka e Shqipërisë ka bërë të ditur se misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili zhvilloi një vizitë pune në Tiranë nga 28 maji deri më 2 qershor 2026, ka vlerësuar se forcimi i Lekut lidhet me përmirësimet strukturore të ekonomisë shqiptare dhe se regjimi i lirë i kursit të këmbimit mbetet i dobishëm për vendin. Sipas njoftimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë pas përfundimit të vizitës së misionit të kryesuar nga Diego Cerdeiro, përfaqësuesit e FMN-së u njohën me kuadrin e përdorur nga banka qendrore për menaxhimin e kursit të këmbimit dhe të rezervës valutore. “Në lidhje me…
