Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

183.5 milionë euro faturat e Arbitrazhit, 61% e vlerës është çështja Becchetti

06:04 - Korrik 21, 2026

Tri koncesione në shëndetësi mbyllen këtë vit, deri në maj buxheti pagoi 41 milionë euro për PPP-të

06:03 - Korrik 21, 2026

Euro në ligj, leku në provë, ekspertët paralajmërojnë se Shqipëria nuk është gati për monedhën evropiane

06:00 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Nga lirimi i hapësirave publike tek korridoret e gjelbra urbane

10:53 - Qershor 3, 2026 Blog
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Nga Joleza Koka * 

Debati mbi hapësirat publike në Tiranë hyri në një fazë të re pas aksionit kombëtar për lirimin e tyre, i nisur nga qeveria gjatë vitit 2025, me fokus rikthimin e trotuareve, kalimeve publike dhe zonave të zaptuara në funksion të qytetarëve. Në vijim të këtij procesi, në Këshillin Bashkiak të Tiranës u diskutua dhe u miratua projekt-rregullorja për administrimin dhe përdorimin e hapësirave publike, si instrument për kontrollin e përdorimit privat të territorit publik urban.

Rregullorja propozon një sërë ndërhyrjesh që lidhen me standardizimin e përdorimit të trotuareve, vendosjen e strukturave të përkohshme, administrimin e tavolinave të shërbimit, elementëve reklamues, aksesit për këmbësorët dhe kufizimin e zaptimit të hapësirave publike nga aktivitete private. Diskutimi mbi këtë dokument u zhvillua në komisionet përkatëse të Këshillit Bashkiak dhe u lidh drejtpërdrejt me nevojën për të rritur kontrollin mbi cilësinë e hapësirës urbane në kushtet e densifikimit të shpejtë të qytetit.

Megjithatë, çështja e hapësirës publike në Tiranë kërkon një lexim më të gjerë urban dhe ekologjik.

Në kushtet e rritjes intensive urbane, debati nuk lidhet vetëm me lirimin fizik të trotuareve apo disiplinimin e aktivitetit ekonomik në qytet. Diskutimi lidhet me mënyrën se si konceptohet infrastruktura publike e ecjes dhe cilësia mjedisore e saj.

Si anëtare e Këshillit Bashkiak dhe pedagoge në fushën e urbanistikës, gjatë vitit të kaluar kam punuar me studentët mbi konceptin e korridoreve të gjelbra urbane dhe rolin që ato kanë në qytete kompakte si Tirana. Qyteti ka një konfigurim territorial relativisht të favorshëm për ecjen në këmbë. Distancat urbane janë të menaxhueshme dhe struktura e qytetit mbështet potencialisht mobilitetin e butë. Pengesat kryesore lidhen me cilësinë e ambientit urban.

Zhurma e trafikut, ndotja e ajrit, pluhuri urban dhe ekspozimi i lartë ndaj temperaturave gjatë muajve të verës ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën se si qytetarët përdorin hapësirën publike.

Për këtë arsye, koncepti i korridorit të gjelbër kërkon standarde shumë më të avancuara sesa vendosja sporadike e pemëve përgjatë trotuarit.

Një korridor i gjelbër urban funksionon si infrastrukturë ekologjike dhe klimatike e qytetit. Ai përfshin vazhdimësi hapësinore për këmbësorët, hijezim të qëndrueshëm, reduktim të ekspozimit ndaj trafikut, përmirësim të mikroklimës urbane dhe lidhje funksionale mes parqeve, lumenjve urbanë dhe zonave rekreative.

Në propozimin e paraqitur pranë Komisionit të Planifikimit Urban dhe Strehimit Social në Këshillin Bashkiak të Tiranës, është theksuar se “qytetet reziliente dhe të jetueshme karakterizohen nga integrimi i infrastrukturës së gjelbër si sistem funksional” dhe jo si trajtim dekorativ i peizazhit urban.

I njëjti dokument propozon trajtimin e sistemit liqen-lumë-liqen të Tiranës si një rrjet ekologjik të integruar, duke përfshirë Lanën, Liqenin Artificial, Liqenin e Paskuqanit, lumin e Tiranës dhe lumin e Erzenit.

Në këtë kuadër propozohet transformimi i Lanës në korridor ekologjik dhe mobiliteti të butë; lidhja funksionale e Parkut të Liqenit me Kopshtin Botanik, Kopshtin Zoologjik dhe Liqenin e Farkës; aktivizimi i Liqenit të Paskuqanit si pol rekreacional dhe arsimor; rritja e gjelbërimit urban përmes pemëve shumëvjeçare dhe shtresave urbane të përshkueshme.

Qasja ndaj korridoreve të gjelbra lidhet drejtpërdrejt me shëndetin publik dhe mënyrën e jetesës urbane. Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon akses në hapësira publike cilësore brenda distancës pesë minuta në këmbë, standard që në shumë lagje të Tiranës mbetet ende i parealizuar.

Në qytete me densitet të lartë, infrastruktura e gjelbër përbën një mekanizëm funksional për uljen e efektit të ishullit të nxehtësisë urbane, filtrimin natyror të ajrit dhe përmirësimin e kushteve të ecjes. Çdo libër i planifikimit urban i trajton këto sisteme si pjesë të strukturës bazë të qytetit, në të njëjtin nivel me infrastrukturën rrugore apo teknike.

Për Tiranën, kjo përfaqëson një nga debatet më të rëndësishme të dekadës së ardhshme urbane. Cilësia e jetës në qytet do të përcaktohet nga raporti mes densifikimit, hapësirës publike dhe infrastrukturës ekologjike që arrin të ruhet dhe të ndërtohet paralelisht me zhvillimin.

* Joleza Koka është arkitekte, planifikuese urbane 

Ekofin Media
Ekofin Media
gjelbërta hapësirave publike Joleza Koka korridoret Lirimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave

13:29 - Korrik 19, 2026

Shoqëria Evropiane, çfarë do të sjellë forma e re për kompanitë shqiptare

08:07 - Korrik 17, 2026

Punë ka, por mungojnë punëtorët: Pse rritja e pagave nuk po e zgjidh krizën e tregut të punës

12:52 - Korrik 14, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

183.5 milionë euro faturat e Arbitrazhit, 61% e vlerës është çështja Becchetti

gazetar_206:04 - Korrik 21, 20260

Shqipëria vijon të përballet me një kosto të lartë nga faturat e arbitrazhit ndërkombëtar. Të…

Tri koncesione në shëndetësi mbyllen këtë vit, deri në maj buxheti pagoi 41 milionë euro për PPP-të

06:03 - Korrik 21, 2026

Euro në ligj, leku në provë, ekspertët paralajmërojnë se Shqipëria nuk është gati për monedhën evropiane

06:00 - Korrik 21, 2026

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

17:12 - Korrik 20, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:04 - Korrik 21, 2026

183.5 milionë euro faturat e Arbitrazhit, 61% e vlerës është çështja Becchetti

06:03 - Korrik 21, 2026

Tri koncesione në shëndetësi mbyllen këtë vit, deri në maj buxheti pagoi 41 milionë euro për PPP-të

06:00 - Korrik 21, 2026

Euro në ligj, leku në provë, ekspertët paralajmërojnë se Shqipëria nuk është gati për monedhën evropiane

183.5 milionë euro faturat e Arbitrazhit, 61% e vlerës është çështja Becchetti

06:04 - Korrik 21, 2026

Tri koncesione në shëndetësi mbyllen këtë vit, deri në maj buxheti pagoi 41 milionë euro për PPP-të

06:03 - Korrik 21, 2026

Euro në ligj, leku në provë, ekspertët paralajmërojnë se Shqipëria nuk është gati për monedhën evropiane

06:00 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter