Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

“Skyscanner”: Saranda kryeson listën e destinacioneve verore për t’u zbuluar në 2026-ën

12:22 - Qershor 4, 2026

Tatimet: Deri më 5 qershor afati i aplikimeve për marrëveshjen e Paqes Fiskale

12:06 - Qershor 4, 2026

Agronomi drejt profesionit të rregulluar, çfarë ndryshon për fermerët, sigurinë ushqimore dhe tregun bujqësor

11:23 - Qershor 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Kostot e ndërtimit vijojnë të rriten, ndikuar nga pagat dhe shpenzimet operative

11:20 - Qershor 4, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Kostoja e ndërtimit të banesave në Shqipëri ka vijuar të rritet edhe në fillim të vitit 2026, megjithëse me ritme më të moderuara krahasuar me vitet e fundit, kur sektori u përball me shtrenjtimin e materialeve të ndërtimit dhe energjisë.

Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se Indeksi i Kushtimit në Ndërtim për Banesa arriti në 114,4 pikë në tremujorin e parë të vitit 2026, duke shënuar një rritje prej 1,1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndryshe nga vitet e kaluara, kur rritja e kostove drejtohej kryesisht nga materialet e ndërtimit, këtë herë ndikimin më të madh e kanë pasur pagat. Shpenzimet për fuqinë punëtore u rritën me 4,8% në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2025, duke reflektuar vështirësitë në gjetjen e punonjësve dhe rritjen e kostove të punës në sektorin e ndërtimit.

Screenshot

Pas pagave, rritje kanë shënuar edhe kostot e tjera operative me 2,5%, shpenzimet e transportit me 1,7% dhe kostot e makinerive me 1,5%.

Nga ana tjetër, materialet e ndërtimit kanë ndjekur një prirje të kundërt. Sipas INSTAT, grupi i shpenzimeve për materiale ka shënuar ulje me 0,9% në bazë vjetore.

Brenda këtij grupi, materialet bazë të ndërtimit janë ulur me 1,4%, ndërsa materialet hidrosanitare dhe të ventilimit me 0,9%. Vetëm materialet elektrike dhe të komunikimit kanë regjistruar një rritje të lehtë prej 0,5%.

Edhe krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2025, kostot e ndërtimit kanë vijuar të rriten. Indeksi u zgjerua me 0,3%, kryesisht për shkak të shtimit të kostove operative dhe të fuqisë punëtore.

Të dhënat sugjerojnë se sektori po hyn në një fazë të re, ku sfida kryesore nuk është më vetëm çmimi i materialeve, por mungesa e fuqisë punëtore dhe rritja e pagave. Ndërtuesit po përballen me presion të vazhdueshëm për të mbajtur punonjësit në treg, ndërsa emigracioni dhe kërkesa e lartë për specialistë kanë rritur kostot e personelit.

Pavarësisht ngadalësimit të ritmit të shtrenjtimit, kostot e ndërtimit mbeten në nivele dukshëm më të larta se ato të vitit 2021, periudhë që INSTAT përdor si bazë reference për indeksin. Kjo do të thotë se zhvilluesit vijojnë të ndërtojnë me kosto më të larta se para pandemisë, faktor që vazhdon të ushtrojë presion edhe mbi çmimet e banesave në treg. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
instat kostot ndërtimet të dhënat
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Tatimet: Deri më 5 qershor afati i aplikimeve për marrëveshjen e Paqes Fiskale

12:06 - Qershor 4, 2026

Agronomi drejt profesionit të rregulluar, çfarë ndryshon për fermerët, sigurinë ushqimore dhe tregun bujqësor

11:23 - Qershor 4, 2026

“Centaurea”, projekti me emër luleje me 15 kulla që po betonizon kodrat me ullishte të Farkës

09:31 - Qershor 4, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Tatimet: Deri më 5 qershor afati i aplikimeve për marrëveshjen e Paqes Fiskale

gazetar_112:06 - Qershor 4, 20260

Administrata Tatimore i bën thirrje tatimpaguesve të plotësojnë kushtet ligjore dhe të aplikojnë brenda datës…

Agronomi drejt profesionit të rregulluar, çfarë ndryshon për fermerët, sigurinë ushqimore dhe tregun bujqësor

11:23 - Qershor 4, 2026

Kostot e ndërtimit vijojnë të rriten, ndikuar nga pagat dhe shpenzimet operative

11:20 - Qershor 4, 2026

“Centaurea”, projekti me emër luleje me 15 kulla që po betonizon kodrat me ullishte të Farkës

09:31 - Qershor 4, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:06 - Qershor 4, 2026

Tatimet: Deri më 5 qershor afati i aplikimeve për marrëveshjen e Paqes Fiskale

11:23 - Qershor 4, 2026

Agronomi drejt profesionit të rregulluar, çfarë ndryshon për fermerët, sigurinë ushqimore dhe tregun bujqësor

11:20 - Qershor 4, 2026

Kostot e ndërtimit vijojnë të rriten, ndikuar nga pagat dhe shpenzimet operative

“Skyscanner”: Saranda kryeson listën e destinacioneve verore për t’u zbuluar në 2026-ën

12:22 - Qershor 4, 2026

Tatimet: Deri më 5 qershor afati i aplikimeve për marrëveshjen e Paqes Fiskale

12:06 - Qershor 4, 2026

Agronomi drejt profesionit të rregulluar, çfarë ndryshon për fermerët, sigurinë ushqimore dhe tregun bujqësor

11:23 - Qershor 4, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter