Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

13:31 - Qershor 4, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Bordi i Transparencës ka vendosur këtë të enjte një tjetër rritje të çmimit të karburanteve në tregun vendas, duke e çuar çmimin tavan të naftës në 195 lekë për litër, ose 4 lekë më shumë krahasuar me vendimin e mëparshëm.

Sipas vendimit të miratuar më 4 qershor 2026, çmimi maksimal i shitjes me pakicë i gazoilit do të jetë 195 lekë/litër, ndërsa ai me shumicë 183 lekë/litër. Ndërkohë, benzina do të tregtohet me jo më shumë se 175 lekë/litër në pakicë dhe 163 lekë/litër në shumicë.

Çmimet e reja hynë në fuqi menjëherë, nga ora 15:30 e datës 4 qershor, dhe do të mbeten në fuqi deri në vendimin e ardhshëm të Bordit.

Rritja e fundit vjen pas një periudhe relativisht të qëndrueshme të çmimeve në tregun vendas. Vetëm pak ditë më parë, çmimi tavan i naftës ishte deri në 191 lekë për litër, ndërsa tashmë rikthehet në nivelin 195 lekë, duke reflektuar luhatjet e tregjeve ndërkombëtare të hidrokarbureve.

Një element i veçantë mbetet çmimi i karburantit për sektorin e peshkimit. Referuar përjashtimeve fiskale që gëzojnë anijet e peshkimit nga taksa e qarkullimit, taksa e karbonit dhe akciza, çmimi i gazoilit për këtë kategori është përcaktuar në vetëm 100 lekë për litër.

Bordi i Transparencës paralajmëroi operatorët e tregut se zbatimi i çmimeve të miratuara është i detyrueshëm. Në rast të konstatimit të shkeljeve, autoritetet paralajmërojnë masa të ashpra administrative deri në pezullimin e aktivitetit të subjektit.

Rritja e re e çmimit të naftës vjen në një periudhë kur transporti, bizneset dhe konsumatorët vijojnë të ndjejnë ndikimin e kostove të energjisë mbi buxhetet e tyre, ndërsa tregu mbetet i ndjeshëm ndaj zhvillimeve gjeopolitike dhe luhatjeve të çmimeve të naftës në bursat ndërkombëtare./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
benzina bordi i transparencës çmimi nafta
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

gazetar_216:12 - Korrik 21, 20260

Çmimi i naftës në tregun shqiptar, sipas një vëzhgimi të ekofin.al, ka shënuar një tjetër…

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:12 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

15:44 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter