Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Sistemi i ri kufitar i BE-së trefishon kohën e kontrollit të pasaportave, paralajmërohen udhëtarët

15:25 - Korrik 19, 2026

Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave

13:29 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

“Një ishull privat i mrekullueshëm”, Ivanka Trump flet për investimin në Sazan

15:34 - Qershor 2, 2026 Bota
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump ka folur dy ditë më parë për sipërmarrësin dhe podkasterin amerikan David Senra për investimin në ishullin e Sazanit në Jug të Shqipërisë.

Në një bisedë të gjatë të publikuar më 31 maj në kanalin në You Tube të Senra, të fokusuar mbi sipërmarrjen, menaxhimin e bizneseve familjare Ivanka Trump ka rrëfyer si është gjendur në ishull dhe më pas magjepsjen nga natyra dhe potencialin e parë te ky vend.

Ajo flet për një projekt gjigant në këtë ishull në Mesdhe, por se gjithçka e kanë parë me shumë vetëpërmbajtje dhe kujdes sepse arkitektuara duhet të jetë e integruar më së miri me natyrën.

“Po punoj në një projekt të jashtëzakonshëm me bashkëshortin tim në Mesdhe. Është gjigant…. Është një ishull privat, i mrekullueshëm prej 1,400 hektarësh në mes të Mesdheut. Ne ishim në varkën e një miku dhe ndaluam për të notuar dhe kështu e gjetëm.

Notuam deri në ishull, u ngjitëm në majë dhe thjesht u magjepsëm dhe qëndroi me ne që atëherë. Përgjatë disa viteve ne zhvilluam mundësinë për të kuptuar potencialin e tij dhe transformimin e tij, por me shumë vetëpërmbajtje dhe kujdes sepse toka është shumë e bukur dhe me të vërtetë arkitektura duhet të jetë plotësisht e integruar në të, thuajse të lindë nga ajo”, deklaron Ivanka Trump.

Duke elaboruar vizionin e saj për Sazanin, ajo tha se dëshiron diçka që të jetë njëkohësisht e bukur, por edhe për njerëzit, mënyrën se si duan të jetojnë dhe për këtë arsye deklaroi se po punohet me arkitektët më të mirë që ekzistojnë sot për sot.

“E ndiej më shumë si një sfidë nga gjithçka tjetër. Kulmimi i gjithë eksperiencës sime në real estate, të gjithë udhëtimeve të mia, shumë reflektim në atë se si dua të jetoj, si mendoj unë që njerëzit gjithmonë e më shumë duan të jetojnë dhe përpiqen të ndërtojnë diçka që është një manifestim i prekshëm i saj. Kjo kërkon shumë vizion, bashkëpunimin e disa ekspertëve më të mirë që ekzistojnë.

Pra, unë isha aty, duke ecur në tokë, duke u përpjekur të isha me të dhe ta ndieja krahas disa prej arkitektëve më të shkëlqyer që ekzistojnë, ekspertë të vërtetë në punën e tyre, njerëz me integritet absolut që nuk komprometohen dhe kjo është diçka që ne duam të krijojmë atje. Pra, jemi shumë entuziastë”, tha ajo.

Deklaratën e saj mund ta gjeni në minutat e para të intervistës, duke nisur nga 1:48.

 

Ekofin Media
Ekofin Media
donald Trump ishulli i sazanit Ivanka Trump projekti
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026

Ku janë shitur më shumë shtëpi në Evropë

12:13 - Korrik 19, 2026

Pagat nuk po e fitojnë garën me inflacionin, një e treta e Evropës më keq se në vitin 2021

23:47 - Korrik 18, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

gazetar_212:18 - Korrik 19, 20260

Përdoruesit e Facebook dhe Instagram po përballen me probleme në qasje në të dyja platformat…

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

14:47 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:59 - Korrik 18, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:18 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

23:44 - Korrik 18, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

14:47 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

Sistemi i ri kufitar i BE-së trefishon kohën e kontrollit të pasaportave, paralajmërohen udhëtarët

15:25 - Korrik 19, 2026

Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave

13:29 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter