Author: gazetar_1

Pagesat ndaj bizneseve nuk do të mund të zvarriten pafund nga kompanitë apo institucionet publike. Një projektligj i ri i hedhur për konsultim publik parashikon që autoritetet shtetërore të kryejnë pagesat brenda 30 ditëve, ndërsa në marrëdhëniet mes sipërmarrjeve afati maksimal do të jetë 60 ditë kalendarike. Nëse këto afate shkelen, kamatëvonesa do të nisë të llogaritet automatikisht, pa pasur nevojë për paralajmërime apo kërkesa formale nga kreditori. Drafti është propozuar nga Këshilli i Ministrave dhe synon ndryshimin e ligjit “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore dhe tregtare”, duke përafruar më tej legjislacionin shqiptar me standardet e Bashkimi Europian…

Read More

Fitimet e kompanisë ajrore low-cost Ryanair u rritën me 40%, duke arritur në një rekord prej 2.26 miliardë eurosh, pavarësisht vonesave në furnizimet nga Boeing dhe krizës së çmimeve të karburantit, të shkaktuar nga tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme. Kompania raportoi se kërkesa e lartë për udhëtime dhe rritja e tarifave ajrore ndihmuan në kompensimin e kostove më të larta operative. Numri i pasagjerëve arriti në 208 milionë gjatë vitit fiskal 2026, duke e konsoliduar Ryanair si linjën ajrore më të madhe në Europë për nga numri i udhëtarëve. Megjithatë, kompania paralajmëroi se pasiguria ekonomike dhe rritja e çmimeve…

Read More

Ministri i Energjisë Enea Karakaçi ka treguar për mediat greke detajet e marrëveshjes komplekse trepalëshe të gazit mes Shqipërisë nga njëra anë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Greqisë nga ana tjetër. Kreu i energjisë tregon se marrëveshja do të shtojë me 550 megavat burimet e prodhimit të energjisë në Shqipëri përmes TEC-it të Vlorës dhe atij të Fierit, ndërkohë që ka bërë të ditur se shteti shqiptar do të hyjë në tregtinë e gazit. Sipas Karakaçit, ndërtimi i njësisë së rigazifikimit në Vlorë, e cila do të kthejë gazin e lëngshëm në gaz natyror dhe ndërtimi i tubacionit…

Read More

Koncesionet në shëndetësi vijojnë të mbeten një nga zërat më të kushtueshëm për buxhetin e shtetit dhe në veçanti për Fondin e Kujdesit Shëndetësor, që pagoi një faturë totale prej rreth 4.72 miliardë lekësh, ose 49.2 milionë euro për vitin 2025 për tre kontratat kryesore koncesionare në sistemin spitalor: hemodializën, sterilizimin dhe laboratorët. Të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm për shërbimet e hemodializës dhe sterilizimit janë kryer pagesa në vlerën 2.83 miliardë lekë, nga 2.86 miliardë lekë të planifikuara, ose rreth 99% e planit vjetor. Në këtë shumë përfshihen edhe detyrime të mbartura nga viti i mëparshëm. Vetëm 28 milionë…

Read More

Një delegacion shqiptar, nisi dje serinë e takimeve “Albanian Startups Diaspora Roadshow” – Aty ku kapitali takon inovacionin”, që do të zhvillohet në Zvicër dhe Gjermani, në datat 18- 22 Maj. Startup-et shqiptare, nën ombrellën “Albania Future Now”, kanë dëshmuar në arena të rëndësishme globale, sukseset e para jo vetëm individuale të tyre por edhe të asaj që tashmë njihet si një ekosistem i tërë, që po e përfshin Shqipërinë, gjithnjë e më qartë, në hartën rajonale të inovacionit. Ky progres po vjen edhe falë ndërlidhjes së domosdoshme mes kapitalit njerëzor, me vizion e ide të guximshme dhe sistemeve, institucioneve,…

Read More

Shqiptarët po blejnë gjithnjë e më shumë makina elektrike dhe hibride, duke ndryshuar gradualisht profilin e flotës automobilistike në vend. Të dhënat më të fundit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë se gjatë periudhës janar-prill 2026, autoveturat Electric Hybrid Plug-in me 0 kilometra përbënin 81.2% të totalit të mjeteve të reja të regjistruara në Shqipëri. Sipas statistikave zyrtare, ky segment ka shënuar një rritje me 26.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, duke konfirmuar një trend të ri të orientimit të konsumatorëve drejt automjeteve me konsum më të ulët karburanti dhe emetime më të…

Read More

Çmimet globale të naftës shënuan rënie pasi presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se ka shtyrë një sulm të madh ushtarak ndaj Iranit, për shkak të negociatave që po zhvillohen me Teheranin. Nafta e papërpunuar Brent, standardi global i tregut, ra me rreth 2% gjatë natës, duke zbritur nën nivelin e 110 dollarëve për fuçi. Tregjet reaguan menjëherë ndaj deklaratës së Trump, pasi investitorët e interpretuan shtyrjen e sulmit si një sinjal për ulje të tensioneve në Lindjen e Mesme dhe shmangie të një përshkallëzimi që mund të godiste furnizimin global me energji. Në një postim në “Truth Social”, Trump tha…

Read More

Nga Edvin Peçi Tregu shqiptar i telekomunikacionit po hyn në një transformim më të thellë sesa duket në pamje të parë. Nëse dikur operatorët konkurronin kryesisht me minuta telefonatash dhe SMS, sigurisht edhe me përshtatjen e paketave me flesibilitet dhe çmime të përballueshme, sot sjellja e konsumatorit është zhvendosur pothuajse tërësisht drejt internetit, platformave sociale dhe konsumit të vazhdueshëm të të dhënave celulare. Në fakt, pyetja reale tani nuk është më sa minuta përfshin një paketë apo sa SMS ofron një operator. Çështja është se si mund të mbështeësi një operator mënyrën se si njerëzit jetojnë sot digjitalisht. Të dhënat…

Read More

Komisioni Parlamentar për Ekonominë, Financat dhe Punësimin ka vendosur të rihapë procedurën për plotësimin e vendit vakant në Këshillin Mbikëqyrës të Banka e Shqipërisë, pasi një prej vendeve vijon të mbetet i paplotësuar disa muaj pas përfundimit të mandateve të anëtarëve ekzistues. Vendimi u miratua në mbledhjen e së hënës së komisionit, ku u argumentua se procedura po rihapet në zbatim të ligjit “Për Bankën e Shqipërisë” dhe rregullores së Kuvendit. Kryetarja e komisionit, Milva Ekonomi, deklaroi se synimi është të hapet gara për aplikime të reja për pozicionin vakant të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës. Vakanca mbeti e hapur pasi…

Read More

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po shqyrton financimin me deri në 53 mln euro për ndërtimin e dy impianteve fotovoltaike dhe një sistemi të magazinimit të energjisë në Shqipëri, në një nga projektet më të mëdha private të energjisë diellore të planifikuara deri më tani në vend. Sipas përshkrimit të projektit të publikuar nga BERZH, financimi do të mbështesë ndërtimin e impianteve Blue Solar 2 dhe Blue Solar 3, me kapacitet total prej 160 MW energji diellore, si edhe një sistem magazinimi energjie me bateri prej 60 MW. Projekti pritet të ndërtohet në zonën e Sheq Marinasit, në…

Read More