Author: gazetar_1

Intesa Sanpaolo është përfshirë edhe këtë vit në Dow Jones Best-in-Class World Index dhe Dow Jones Best-in-Class Europe Index, ndër indeksët më të rëndësishëm të qëndrueshmërisë në nivel global dhe evropian. Ajo është e vetmja bankë italiane e pranishme në indeksin global dhe e vetmja bankë italiane që ka ruajtur një prani të pandërprerë në këta indeksë gjatë 15 viteve të fundit. Indeksët përfshijnë kompanitë më të mira në botë dhe në Evropë, respektivisht, në më shumë se 60 sektorë biznesi, të përzgjedhura mbi bazën e vlerësimit vjetor të qëndrueshmërisë të kryer nga S&P Global. Intesa Sanpaolo mori një rezultat…

Read More

Arti Papajani është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, me vendim të ministres së Shëndetësisë, Evis Sala. Në vend të tij është emëruar Ilir Topi, i cili do të marrë drejtimin e institucionit në vijim. Arti Papajani ishte emëruar në krye të FSKDSH në shtator të vitit 2025, po nga ministrja Sala. Ende nuk janë bërë publike arsyet zyrtare të largimit të tij nga detyra.

Read More

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në ushtrim të funksioneve të saj si autoritet mbikëqyrës për mbrojtjen e të dhënave personale, ka konstatuar publikimin dhe qarkullimin në media, portale informative dhe rrjete sociale të pamjeve që paraqesin një person të identifikueshëm, i cili ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Legjislacioni për mbrojtjen e të dhënave personale garanton që çdo përpunim i të dhënave personale të kryhet në mënyrë të ligjshme, të drejtë dhe proporcionale, duke respektuar dinjitetin dhe të drejtat themelore të individit. Në këtë kuadër, publikimi i imazheve apo…

Read More

Shpenzimet për familjet shqiptare janë rritur në muajt e parë të vitit 2026, të nxitura kryesisht nga rritja e qirave, karburanteve dhe kostove të jetesës. Sipas të dhënave të Banka e Shqipërisë, inflacioni mesatar vjetor arriti në 2.5% në tremujorin e parë të vitit, nga 2.2% që ishte në fund të vitit 2025. Rritja e çmimeve është ndjerë më fort te strehimi dhe transporti, ndërsa konfliktet në Lindjen e Mesme dhe shtrenjtimi i naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shtuar presionin mbi ekonominë shqiptare. Qiratë, kostoja që rëndoi më shumë familjet Kategoria që dha ndikimin më të madh në rritjen e…

Read More

Disa akse rrugore në Tiranë do të bllokohen përkohësisht nga data 18 deri në 22 maj 2026, për shkak të zhvillimit të etapës së parë të Turit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë. Sipas njoftimit të Policisë itinerari i etapave do të jetë si më poshtë: -Etapa I-data 18.05.2026 Orari i bllokimit: 12:00 Sheshi “Skënderbej” – bulevardi “Zogu i Parë” – rruga “Dedë Gjo Luli” – rruga “Myslym Shyri” – bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – rruga “Lekë Dukagjini” – rruga “Ibrahim Rugova” – bulevardi “Gjergj Fishta” – Unaza e Madhe – autostrada Tiranë–TEG–Thumanë–Milot–Rrëshen–Reps – kthimi për në Milot – finishi në…

Read More

Nga Mirilda Tili A po na bën teknologjia të dhënë më shumë pas kafshëve apo ata që kanë aftësi paguese shpenzojnë më lehtë për kafshët se sa për njerëzit? Kjo ka qenë pyetja që më ka shooqëruar gjatë gjithë kësaj jave, pasi kam njohur 4 start-up në “Founders game”. Të katërt start up-e të prezantuara tregojnë qartë një trend të ri global: inovacioni dhe kapitali po orientohen gjithnjë e më shumë drejt eksperiencës personale, teknologjisë së përditshme dhe sidomos kujdesit për kafshët shtëpiake. Shumë mirë, por  a është kjo ajo që vërtet na bën më të lumtur dhe më të…

Read More

Nga Fatima Gorezi Të jesh i lindur në Shqipërinë e 91′-ishit do të thotë të kesh të njëjtën moshë me pluralizmin. Ne jemi “fëmijët e tranzicionit”, brezi që u rrit me kolonën zanore të thirrjes “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”. Sot, duke iu afruar të 35-tave, kjo thirrje tingëllon më shumë si refren nostalgjik sesa si koordinatë gjeopolitike. Pyetja që rëndon mbi supet e brezit tonë mbetet e njëjta: pse tranzicioni shqiptar nuk ka fund? Për ne, Evropa nuk ishte thjesht një projekt politik. Ishte premtimi i një jete ku standardi nuk matet me mbijetesën, por me cilësinë.Kemi parë…

Read More

Ligji i ri për “paqen fiskale” ka hyrë në fazën e zbatimit dhe Administrata Tatimore ka nisur procedurat për identifikimin e subjekteve që do të përfitojnë nga fshirja ose shuarja e detyrimeve tatimore. Përmes një njoftimi zyrtar, Tatimet bëjnë me dije se brenda 20 ditëve nga hyrja në fuqi e udhëzimit nr.11, datë 14 maj 2026, do të hartohet lista e plotë e tatimpaguesve përfitues dhe e atyre që përjashtohen nga skema. Sipas njoftimit, komunikimi me bizneset dhe individët do të kryhet elektronikisht përmes sistemit “e-Filing”, ndërsa pas përfundimit të procesit do të nisë edhe kompensimi automatik i tepricave kreditore…

Read More

Nafta është ulur me 3 lekë për litër në vendimin më të fundit të Bordit të Transparencës, duke sjellë një lehtësim të lehtë për konsumatorët dhe sektorët që varen nga karburantet. Çmimi i ri tavan për gazoilin është përcaktuar në 198 lekë për litër, nga 201 lekë që ishte në vendimin e mëparshëm. Sipas njoftimit të publikuar nga Bordi i Transparencës këtë të premte, më 15 maj 2026, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 198 lekë/litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë jo më shumë se…

Read More

Nga Dr. Elton Musa* Në ekonominë moderne, konkurrueshmëria e një shteti nuk matet më vetëm me nivelin e taksave apo me lehtësitë fiskale që ai ofron për biznesin. Një nga treguesit më të rëndësishëm të klimës ekonomike dhe të sigurisë së investimeve është sot cilësia e administrimit publik, aftësia e institucioneve për të garantuar procedura të qarta, transparente dhe të parashikueshme, si edhe besueshmëria e sistemit të prokurimeve publike. Në këtë kontekst, Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) merr një rol që shkon përtej funksionit tradicional të një strukture administrative prokurimi. Ai përfaqëson një instrument modernizimi institucional dhe ekonomik, i…

Read More